PERRALLA - 30. MOSKUA DHE TOSKUA
“MOSKUA DHE TOSKUA”
Na ishin dy vellezer hajdut qe kishin dhe nje moter. Vellezerit kishin kohe qe kerkonin te gjenin nje shoke si veten edhe t’i jepnin motren per grua.
Pasi kaluan disa vjet,duke ecur nje dite ne rruge takuan nje njeri edhe i thone:
-
- Ku po shkon o njeri? Nese ti pranon do te japim motren tone per grua se kemi shume kohe qe kerkojme nje shoke per koke.
Pasi ai i shikon mire,i thote:
-
- Une vij por me thoni nje here,cfare njerezish jeni dhe cfare pune beni?
Ata i thane te verteten,se ishin hajdute. Dhe pasi u bene shoke,i dhane motren per grua.
Nje dite Moskua dhe Toskua,se keshtu i kishin emrat ata dy hajdutet,shkuan te shikonin motren te shtepia e burrit se i kishte marre malli. Kur shkuan ne shtepi te shoqin e motres nuk e gjeten atje sepse kishte shkuar ne mulli. I thote Moskua te motres:
-
- Me jep nje pike uje o moter e dashur.
Shkoi motra mori uje dhe ia solli vellezerve. I pari piu Toskua,duke pire uje ngriti koken dhe pa te varur pastermane ne tavan. Pasi piu edhe Moskua e pyet te vellane:
-
- E pe pastermane?
-
- E pashe. Po ti e pe? – i pergjigjet Toskua.
-
- E pashe. – i pergjigjet Moskua.
Dhe pasi u pershendeten me motren moren rrugen edhe u larguan.
Ne ate kohe,vjen burri dhe i thote te shoqes:
-
- A erdhi njeri sot ketu?
-
- Erdhen vellezerit e mi per te me pare se i kishte marre malli. – i thote gruaja.
-
- Te kerkuan ndonje gje? – e pyet burri.
-
- Me kerkuan uje. – i thote gruaja.
-
- Ti i dhe uje per te pire?
-
- I dhashe. – pergjigjet gruaja.
-
- A thane ndonje gje?
-
- Pasi pine uje,thane te dy bashke: “E pe?”, “E pashe!”
Kur gruaja dhe burri shkuan per te fjetur,ata erdhen naten te dy dhe Moskua mjaullinte si mace kurse Toskua hyri ne shtepi. Burri degjoi mjaullimen dhe i tha te shoqes:
-
- O grua,ku e ke vene pastermane?
-
- Ne tavan. – i pergjigjet gruaja.
Toskua shkon hipen ne tavan,merr pastermane dhe te dy bashke largohen me vrap. Shkon burri dhe shikon ne vendin ku i tha e shoqja se e kishte lene por nuk e gjen atje. Atehere e kuptoi edhe i ndoqi nga mbrapa te dy vellezerit,i arriti dhe i doli para Moskes qe kishte marre pastermane se Toskua ishte lodhur dhe kishte mbetur mbrapa.
Duke vrapuar bashke me te,burri i thote:
-
- Ma jep mua pastermane o vella,se u lodhe.
Edhe Moskua ia dha sepse kujtoi se ishte vellai. Pasi mori pastermane,burri u kthye ne shtepi.
Kur takohet Toskua me Mosken,i thote:
-
- Po ti,ku e ke pastermane?!
-
- Si ku e kam?! – i thote Moskua. – Ta dhashe ty. Harrove qe erdhe dhe me the: “Ma jep mua pastermane o vella,se u lodhe?”
Toskua e kupton hilen qe i kane bere dhe i thote Moskes:
-
- Ti rri ketu se do shkoj ta gjej une pastermane.
Nxitoi Toskua aq shume sa arriti ne shtepi para burrit,u fut brenda dhe u be si grua. U kthye burri ne shtepi dhe pastermane ia dha Toskes se kujtoi se ishte gruaja e tij.
E mori pastermane Toskua dhe shkoi takoi Mosken,dhe te dy ndaluan ne nje vend per ta pjekur. E mori vesh burri qe ia kishin hedhur prap dhe e dini cfare beri?
Shkoi te nje lis i djegur aty afer vendit ku ishin ulur dy vellezerit me pastermane,e leu te gjithe fytyren me hirin e pemes dhe u be arab. Pastaj i shkoi perballe dhe i nxirrte dhembet. E pa Toskua qe po piqte pastermane dhe u tremb shume,edhe zgjoi Mosken qe po flinte gjume.
U tmerrua edhe Moskua sepse iu duk si gogol,nga frika iken te dy vellezerit me vrap dhe e lane pastermane ne zjarr.
E mori burri pastermane dhe shkoi ne shtepi. Pastaj i tha te shoqes:
-
- Shko e thuaji vellezerve te tu qe te vijne sonte per darke.
Gruaja shkon dhe i thote vellezerve:
-
- Im shoq me dergoi t’iu them qe sonte jeni te ftuar per darke.
Edhe te dy vellezerit u ngriten dhe shkuan per darke ne shtepine e kunatit. Kur u ulen,ai i shtroi pastermane per te ngrene.
Ata u munduan shume ta shqyenin mishin me dhembe por ishte e kote,ai nuk ndahej sepse ishte i papjekur. Edhe hidhen e i thone kunatit:
-
- O kunat,po ti na paske sjelle mish te papjekur!
Edhe ai ia kthen:
-
- Sepse ashtu e keni pjekur juve. Kjo eshte pastermaja qe donit te vidhnit ju.
-
- Pse,ti ishe mbreme qe na fute friken?! – i thone te dy vellezerit.
-
- Une isha. – i thote burri. – Doja t’iu tregoja sa i zoti jam.
Dhe qe ate dite ata u bene shoke per koke dhe punonin gjithmone bashke.
