Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 29. PESHKATARI DHE MBRETI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 29. PESHKATARI DHE MBRETI
Prev
Next

                                                 “PESHKATARI DHE MBRETI”

 

Na ishte nje peshkatar dhe nje dite mori shkopin e disa grepa dhe shkoi ne det per te kapur peshq. Pasi hodhi grepin dhe priti pak kohe nuk mundi te kapte dot as edhe nje peshk te vetem. Atehere u kthye nga rrugica ku kishte shtepine mbreti. Kur po kalonte aty poshte,peshkatari tha me ze pak te larte: “Oh i mjeri une!”.

Ate kohe mbreti kishte dale ne ballkon per te veshtruar dhe kur e degjoi peshkatarin qe tha ato fjale,dergoi nje ushtar dhe e thirri. Pasi shkoi ne shtepine e mbretit ai e pyeti:

    • Pse kur po ecje rruges the “Oh i mjeri une”?

Edhe peshkatari i tha:

    • Shkova te kapja peshq por nuk kapa dot asnje,dhe tani nuk kam cfare t’i jap femijeve qe me presin ne shtepi.

Pasi e pa aq shume te deshperuar,mbreti i tha:

    • Kthehu perseri ne det dhe hidhe edhe nje here grepin,ate qe do te kapesh,peshk apo gure,cfaredo qofte ai,une do ta vendos ne kandar dhe ne anen tjeter do ta peshoj me flori. Sa te rendoje ajo qe do me sjellesh aq florinj do marresh,por me kusht qe,ate qe do te kapesh do ta mbaj une.

Dhe keshtu peshkatari kthehet perseri ne det,por prape nuk kapi gje,pervec nje flete. Pasi mori fleten shkoi te mbreti dhe i tha:

    • Vetem kete fleten munda te kapja,asgje tjeter.

Mbreti mori fleten dhe i tha:

    • Nuk paske patur fat o njeri,se kjo nuk vlen as edhe nje dyshke. 

Pastaj e mori dhe e vendosi mire ne kandar,ne njeren ane fleten dhe ne tjetren nje flori. Por mbreti shikon qe fleta rendonte me shume edhe vuri dy florinj,por perseri fleta rendonte me shume. Pastaj mbushi nje grusht me florinj dhe i vuri ne kandar por prape rendonte me shume fleta. Mbreti u cudit shume sepse nuk kishte pare ndonjehere dicka te tille,prandaj mblodhi te gjithe te diturit e mbreterise edhe u tha:

    • Do t’iu pyes per dicka,edhe ne qoste se brenda tridhjete e nje diteve do te me ktheni pergjigje per pyetjen time,atehere do t’iu jap shume pasuri,por nese nuk me ktheni pergjigje do ua pres koken te gjitheve.

U munduan te diturit per dite e nete me radhe por nuk e gjeten dot. Kur kaluan njezete e pese dite,ata e pane qe nuk kishin per ta gjetur dot kurre dhe shkuan te nje murg shume i ditur sepse e dinin qe ai ishte i drejte dhe i thane:

    • Po te lutemi shume te na thuash,pse kjo fleta rendon me shume se nje dore me florinj? Se mbreti jone na tha para disa ditesh: “Nesi jeni te zote ta gjeni do iu jap shume pasuri,por nese nuke gjeni do iu pres koken”.

Edhe murgu iu fal e iu lut perendise,dhe pasi u degjua lutja nga perendia,u tha dijetareve:

    • Nuk duhet te keni me frike se do iu tregoj une perse kjo fleta rendon me shume se nje dore florinj dhe do iu shpetoj nga prerja e kokes.

Kur erdhi dita e tridhjete e nje,dijetaret shkuan te gjithe te mbreti dhe bashke me ta ishte edhe murgu,i cili ishte veshur si ata. Pasi ndenjen pak,u hodh mbreti dhe i pyeti nese e kishin gjetur pergjigjen. Ne ate cast,murgu mori fleten dhe pak balte,e lagu fleten pastaj e mbuloi me balte e dhe i tha mbretit:

    • Kjo flete eshte syri i njeriut. Kur ishte pa balte ishte me e rende thoni ju,dhe tani qe eshte me balte duhet te jete me e rende,por sic e shikojme nuk rendon me shume. Keshtu eshte edhe puna e njeriut. Deri sa eshte gjalle,mundohet te mbledhe sa me shume mall e pasuri,prandaj edhe fleta rendon me shume kur eshte pa balte. Po kur 

njeriu vdes,atehere nuk eshte asgje edhe syri mbyllet edhe cdo gje qe ka fituar gjate 

 

jetes e le perseri ne kete bote. Keshtu eshte edhe puna e fletes,tani qe eshte mbuluar me balte dhe nuk duket,ne vend qe te rendoje me shume eshte e lehte fare. Sepse balta nuk ka kuptim dhe nuk peshon shume. 

E degjoi sa e degjoi mbreti edhe u tha:

    • Iu lumte! Tani qe e gjetet dhe ma shpjeguat edhe mua,do iu jap aq shume pasuri sa nuk e keni pare ndonjehere me sy. 

Edhe te gjitheve i dha gjysmen e mbreterise.

Prev
Next

Comments for chapter "29. PESHKATARI DHE MBRETI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved