Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 27. TRE DESHIRAT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 27. TRE DESHIRAT
Prev
Next

                                                          “TRE DESHIRAT”

 

Ishin tre djem qe benin aheng cdo nate. Nje nate mbreti vishet si murg,shkon drejte e ne dhomen e tyre dhe i thote:

    • Sonte kam ardhur mysafir.

 

    • Urdhero e mire se na erdhe o haxhi baba. – i thone djemte.

Dhe fillojne duke kenduar e duke bere qejf,kur njeri prej tyre hidhet e thote:

    • Ah,sikur te kisha te bijen e mbretit.

Hidhet i dyti dhe thote:

    • Ah,skur te kisha kalin me te mire te mbretit.

Hidhet i treti dhe thote:

    • Une dua asgje nga keto,do doja vetem te mos kisha asnje borxh.

Te nesermen ne mengjes ngrihet mbreti dhe shkon ne punen e tij,edhe dergon njerez i therret keta te tre qe benin aheng cdo nate. 

Shkojne keta perpara mbretit dhe ai i pyet:

    • Cfare lloj njerezish jeni ju?

Keta i pergjigjen:

    • Jemi njerez te mjere e shume te varfer. Diten punojme dhe naten bejme vetem aheng.

Atehere mbreti i pyeti:

    • A keni patur ndonje mysafir ne shtepi mbreme?

Keta u frikesuan dhe nuk guxonin te flisnin,por mbreti u thote:

    • Mos kini frike,tregoni te verteten se nuk iu bej asgje.

Edhe ata i thone:

    • Mbreme kemi patur per darke nje murg.

 

    • Cfare keni thene ne sy te tij? – i tha mbreti.

Ai qe donte te bijen e mbretit tha:

    • Une thashe: – ah,sikur te kisha te bijen e mbretit per grua.

Edhe mbreti shume i qete i thote:

    • Shko dhe merre.

Shkoi djali dhe atje kishin bere gati nje pjate te madhe me tre lloje rrushi. Rrush i bardhe,i zi dhe i kuq. Ia lidhen syte me shami dhe i thane:

    • Ketu jane tre lloje rrushi qe ti duhet te hash. Nese je i zoti te dallosh kush eshte i kuq,i zi dhe i bardhe,atehere do te marresh te bijen e mbretit per grua. 

Edhe pastaj djali filloi te hante rrushin; hengri te bardhin,te kuqin edhe te ziun,por nuk mundi dot te ndante se kush ishte njeri e kush ishte tjetri. Pasi i provoi ata e pyetn djalin:

    • Cili t’u duk me i miri nga te tre?

Dhe ky u pergjigj:

    • Si njeri,si tjetri te gjithe njelloj jane.

Edhe ata i thane djalit:

    • Po kur ata jane te gjithe njelloj per cfare te duhet e bija e mbretit ty,se per ty njelloj eshte,si te jete e pasur si te jete e varfer dhe si te jete bija e mbretit. Prandaj shko merr fatin tend dhe lere te bijen e mbretit te marre fatin e saj.

Pasi mbaroi pune atje,e thirri mbreti dhe i tha:

    • A e more vajzen?

 

    • Te me falesh o mbret,por per mua ishin te gjitha njelloj. – i thote djali.

Mbreti e fali dhe i tha te leargohej. Pastaj pyeti te dytin:

    • Po ti,cfare ke thene?

 

    • Une doja kalin me te mire qe ka mbreti. – i thote i dyti.

Edhe mbreti i tha sherbetoreve te tij qe t’i jepnin kalin me te mire qe kishte. ai shkoi e zgjodhi vete kalin me te mire dhe mbreti e la te shkonte ne punen e tij.

Pastaj mbreti pyet te tretin:

    • Po ti mor djale,cfare ke kerkuar?

 

    • Une thashe: ah,sikur te mos kem asnje borxh. – iu pergjigj djali.

Dhe mbreti i pergjigjet:

    • Ku ke pare ndonje njeri pa borxh ti…edhe une qe jam mbret kam shume borxhe e jo ti qe je nje hallexhi.

Edhe i urdheroi njerezit e tij ta merrnin dhe t’i prisnin koken.

Nga te tre djemte vetem i dyti doli i fituar qe mori kalin. I pari iku me duarbosh kurse i treti ngeli pa koke.

Prev
Next

Comments for chapter "27. TRE DESHIRAT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved