PERRALLA - 23. MJEKU DHE VDEKJA
“MJEKU DHE VDEKJA”
Ma ishte nje here nje njeri dhe lutej cdo dite me vete dhe i thoshte Vdekjes: “Eja me merr!”
Nje dite prej ditesh,Vdekja u shfaq dhe i tha:
-
- Cfare kerkon prej meje?
Atehere trimi i tha:
-
- Jam merzitur shume ne kete bote,kam ngelur pa para dhe nuk me duhet me jeta.
Vdekja e pyeti nese donte te pasurohej dhe ai i tha “po”,dhe ajo i tha:
-
- Atehere po te bej mjek. Ke per te marre gjethe mullage,do t’i ziesh dhe lengun e tyre do e fusesh ne nje shishe,pastaj une do te sjell fat dhe mbaresi. Sa here qe te shkosh te ndonje i semure dhe te me shikosh mua aty,mos e prek me dore sepse nuk ka shpetim per te. Nese nuk me shikon mua aty atehere mund ta marresh persiper qe ta sherosh.
U hap fjala qe kishte dale nje mjek i ri dhe te semuret e therrisnin. Nje dite shkoi te nje i semure,i cili kishte tre vjet qe rrinte ne shtrat,dhe kur pa qe Vdekja nuk ishte aty u betua se do e sheronte. Aty ishin edhe disa mjeke te tjere,te cilet i thane:
-
- Ne kemi tre vjet qe i rrime mbi koke te semurit dhe nuk e kemi sheruar dot,prandaj mos e merr persiper kete pune se nuk do ia dalesh.
Dhe ky u pergjigj:
-
- Ju nuk e keni sheruar dot keto tre vjet,ndersa une do e sheroj per tre dite.
Mjeket filluan te qeshnin me te,por ai i la te semurit shishen me leng mullage dhe e porositi qe te pinte tre filxhane ne dite,nje ne mengjes,nje ne dreke dhe nje ne darke,dhe kete pune ta bente tre dite radhe. I semuri filloi te pije barin qe i dha mjeku i ri dhe brenda tre diteve u sherua. Mjeket e tjere hapen syte nga habia kurse ai mori shume para per ate qe beri dhe iku.
Nje dite tjeter e kerkuan te shkonte te nje djale qe nuk ishte shume semure. Kur shkon atje,gjen mjeket qe i rrinin mbi koke. Pasi hodhi syte rreth e qark dhe pa Vdekjen,i thote prinderve te djalit:
-
- Me vjen keq por ky djale nuk ka shpetim!
Kur e degjojne mjeket e tjere hidhen dhe i thone:
-
- Mos u beni merak se nuk ka rrezik aq te madh.
Atehere mjeku i ri i thote:
-
- Neser ose pasneser ka per te vdekur.
Edhe mori rrugen dhe iku. Mjeket e tjere filluan me te qeshur dhe thane:
-
- Mos e degjoni se eshte i cmendur.
Edhe filluan t’i jepnin ilacet te semurit,por sic tha mjeku i ri,ai vdiq pas dy ditesh.
Pas kesaj qe ndodhi filluan ta therrisnin gjithandej mjekun e ri,dhe sa me shume behej i njohur aq me shume rritej dhe pasuria e tij.
Nje dite duke shetitur rruges,mjeku i ri takoi Vdekjen dhe ajo e pyeti se ku po shkonte,ai i tha se po bente nje shetitje dhe ajo i tha:
-
- Eja te shetisim pak bashke.
Edhe ai nuk ia prishi qejfin dhe shkoi te shetiste me te. E mori Vdekja dhe e futi ne nje dhome te mbushur plote me kandila. Mjeku u habit kur pa gjithe ata kandila,njeri ndizej e tjetri fikej,dhe pastaj pyeti Vdekjen:
-
- Cfare jane gjithe keta kandila?
Vdekja i tha:
-
- Cdonjeri nga njerezit ka kandilin e tij.
Dhe mjeku e pyeti:
-
- Cfare eshte ky kandili qe u ndez tani?
-
- Tani sapo lindi nje femije dhe iu ndez kandili. – tha Vdekja.
-
- Po ky qe u fik tani,cfare eshte? – i tha mjeku.
-
- Sapo vdiq nje njeri,dhe kandili i tij u fik. – ia ktheu Vdekja.
Duke hedhur syte rreth e qark,mjeku vuri re nje kandil qe kishte driten dobet dhe pak nga pak po fikej. U be kureshtar dhe e pyeti Vdekjen:
-
- Po ky kandil qe eshte duke u fikur,i kujt eshte?
-
- Ky eshte kandili yt. – tha Vdekja.
Atehere mjeku i tmerruar filloi t’i lutej Vdekjes:
-
- Te lutem,hidhi edhe pak vaj qe te mos fiket kaq shpejte!
Dhe Vdekja ia kthen:
-
- Edhe po t’i hidhja vaj nuk do te ndryshonte asgje por shko bej punet e fundit se nuk ke edhe shume kohe. Edhe tre ore te kane ngelur per te jetuar.
Edhe mjeku iu pergjerua dhe i tha:
-
- Do t’i jap te gjitha parate qe kam fituar,vetem ma zgjat edhe pak jeten.
Vdekja i tha per te fundit here:
-
- Asgje nuk te shpeton dot me,prandaj shko laj borxhet qe ke.
Atehere mkeju doli nga dhoma dhe u largua per te takuar njerezit e njohur dhe te shlyente borxhet qe kishte,dhe pas tre oresh mori fund.
