Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 22. TRE VELLEZERIT DHE TRE MOTRAT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 22. TRE VELLEZERIT DHE TRE MOTRAT
Prev
Next

                                        “TRE VELLEZERIT DHE TRE MOTRAT”

 

Na ishin tre vellezer dhe tre motra. Kur erdhi koha per t’i martuar,motren e pare ia dhane Diellit,te dyten Henes dhe te treten Malit. Pasi kalon pak kohe,vellezerit behen gati dhe shkojne te takojne motrat per te pare si jane.

Kur po ecnin i zuri nata ne nje fushe,prane nje mali. Pasi ndezen zjarrin dhe hengren buke,vellai i madh i tha dy te tjereve te flinin dhe ai do i ruante. Ne mesin e nates u afrua nje kuceder kur pa zjarrin dhe shkoi menjehere te hante dy vellezerit,por vellai i madh e kapi ne befasi,i preu koken dhe trupin ia hodhi ne nje gremine qe dy te tjeret mos ta shikonin. Pastaj zgjoi vellezerit dhe vazhduan rrugen. Naten e dyte ndaluan te flinin ne nje vend tjeter. Pasi ndezen zjarrin dhe hengren buke,i madhi dhe i vogli fjeten gjume,kurse i dyti po ruante. Edhe ky si i madhi vrau nje kuceder dhe i shpetoi vellezerit. Naten e trete i tha vellai i trete se do ruante ai,por ata i thane te flinte se do ruante njeri nga ata. 

Por ai ia mbushi mendjen dhe kur ata po flinin erdhi nje kuceder. Djali e kapi kucedren por nuk ia kishte prere mire koken,ajo tundi bishtin dhe e fiku zjarrin. Donte ta ndizte perseri por nuk kishte gje per ta ndezur. Dhe keshtu u nis ne maje te nje malit. Rruges takoi nenen e Nates dhe e lidhi qe mos te zbardhte.

Pasi shkoi te zjarri,larte zjarrit kishte nje kazan me dymbedhjete veshe,djali e ngriti kazanin dhe mori zjarrin. Ate kohe ngrihen dymbedhjete hajdutet dhe kur e pane qe djali e ngrinte vetem kazanin u habiten,dhe i thane qe te shkonte me ta ne pallatin e mbretit per te vjedhur kuajt e tij. Djali pranoi dhe shkoi me ata. Ai rrinte jashte te ruante kurse ata hapen nje vrime ne mur dhe hune brenda. Nderkohe qe ruante,djali po mendohej dhe tha me vete: “Une nuk kam vjedhur ndonjehere ne jeten time,do t’i vras te gjithe ata hajduten”. I thirri te gjithe hajduteve se po vinin rojet dhe priste aty te vrima e murit,ata nxirrnin koken nje nga nje edhe ky ia priste.

Pastaj nguli thiken ne oborrin e mbretit,mori zjarrin,zgjidhi nenen e Nates dhe shkoi te vellezerit e filluan rrugen perseri.

Por mbreti pasi pa thiken ne mes te oborrit,urdheroi te ngrinin kasolle ne kater anet e botes dhe te shkonin te hanin e te pinin te gjithe pa paguar asgje,vetem te tregonin te mirat dhe te keqijat qe kishin bere ne jete. 

Shkuan hengren e pine shume njerez dhe tregonin historite e tyre. Nje dite i ra rruga tre vellezerve andej,pasi fjeten,hengrem dhe pine ata nxorren parate per te paguar. Por ata i thane qe nuk duhet te paguajne por vetem te tregojne te mirat qe kane bere ne jete. 

Filloi i madhi dhe i tregoi per kucedren,edhe i dyti po te njejten gje. Kur i erdhi radha te tretit,tregoi per kucedren dhe hajdutet qe kishte vrare kur donin te vidhnin mbretin. Atehere ata e hoqen menjane dhe i thane se e kerkonte mbreti.

Dy vellezerit e tjere vazhduan rrugen e tyre kurse ky shkoi ne pallatin e mbretit,i cili pasi degjoi bemat e tij i dha vajzen per grua dhe e beri te dytin ne mbreterine e tij.

Diten e dasmes,sic ishte zakon,u liruan shume te burgosur. Por aty ishte dikush i lidhur me hekra,Gjysme-hekuri-e-gjysme-njeriu, dhe dhendrri kur e shikon i vjen keq dhe i thote ta liroj dhe ate. Mbreti nuk donte por ai ia mbushi mendjen dhe pasi u lirua,ai mori princeshen dhe u be i padukshem. Mbreti u zemerua shume me ate qe ndodhi dhe nxorri thiken te vriste djalin,por ai ia mbajti doren dhe i tha:

    • Me jep nje pale kepuce prej hekuri dhe nje shkop prej hekuri,dhe une te betohen qe brenda pak muajsh do te jem ketu bashke te tet bije.

Pasi mbreti i dha te gjitha ato qe kerkoi,djali u nis dhe shkoi te motra e pare. Atje takoi Diellin dhe e pyeti se ku rrinte Gjysme-hekur-egjysme-njeriu,por ai i tha se nuk e dinte dhe te shkonte te pyeste nje here Henen. Shkoi te motra e dyte qe ishte martuar me Henen dhe e pyeti,por edhe Hena i tha se nuk dinte gje per kete. Pastaj shkoi te motra e trete qe ishte martuar me Malin. E pyeti Malin dhe ai i tha:

    • Une nuk di asgje,por neser merr rrugen dhe ngjitu larte,atje do te gjesh nje fajkua aq te madh sa nuk fluturon dot. Do i shkosh nga pas,do e kapesh nga koka dhe do i thuash: “Nese nuk me tregon ku ndodhet Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu do te vras”.

Djali veproi ashtu sic i tha kunati dhe fajkoi i tha:

    • Uen e di ku eshte,por ti duhet te me japesh vazhdimisht mish qe te sherohet krahu se jam plak dhe shkojne bashke.

E priti djali sa u sherua krahu fajkoit,dhe para se te niseshin mori me vete shume mish,sepse atje ku rrinte Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu ishte nje mal shume i larte dhe e quanin Tjeterbote. Por para se te arrinin djalit i mbaroi mishi,dhe fajkoi i tha se nese ai nuk i jep mish do ta hidhte poshte. Atehere djali preu nje cope nga kofsha e tij,pastaj nga kofsha tjeter dhe arriten. Por kur fajkoi pa se djali ishte mbuluar me gjak,i nxorri perseri copat e mishit dhe ia dha djalit qe te sherohej. Pasi djali u nda nga fajkoi shkoi ne nje shtepi aty afer,ku shikon te shoqen dhe ajo e njeh qe eshte burri i saj dhe e fut brenda. Duke biseduar me njeri-tjetrin Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu vjen ne shtepi dhe ajo e fsheh burrin ne tavan. Ai e ndjen se aty vinte era mish dhe kur shikon ne vrimen e tavanit e gjen djalin,ia pi te gjithe gjakun pastaj merr lekuren dhe kockat e ia hedh jashte shtepise. Kur e pa fajkoi djalin tha me vete: 

 “Nese i jap pak qumesht dallendyshe ai do te ngjallej perseri.”

Dhe pa humbur kohe,fajkoi shkon merr qumesht dallendyshe ne nje vend te larget dhe kur vjen ia dha djalit dhe ai u ringjall. Djali u ngrit dhe shkoi tek e shoqja dhe i tha te bente si e semure dhe t’i thoshte Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriut: “Kemi kaq shume kohe qe rrime bashke dhe asnjehere nuk me ke treguar se nga vjen fuqia jote. Une tani nuk e kam te gjate dhe s’kam kujt t’i tregoj.” Kur e pyeti gruaja Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriun ai i tha se e ka te fshesa.

Te nesermen kur ai doli,ajo e hodhi fshesen ne zjarr por Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu nuk pati asnje problem. Ajo u shtir prap si e semure dhe iu lut e sterlut qe ai t’i tregonte,dhe Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu duke e pare te pashprese i tregoi te verteten dhe i tha:

    • Fuqia ime eshte tek nje derr qe jeton ne mal,ai ka dhembe te argjendte,brenda atij ndodhet nje lepur e ne bark te lepurit gjenden tre pellumba,atje fshihet fuqia ime.

Atehere djali shkoi te gjente derrin dhe ta vriste,pasi luftoi me te me ne fund e vrau. Pastaj gjeti dhembin e argjendte dhe e cau me thike e nxorri lepurin,i cau barkun lepurit dhe brenda ne barkun e tij gjeti tre pellumbat. Po kur djali vrau derrin Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu u semure,dhe kur vrau lepurin dhe dy pellumbat ishte aq keq sa rrinte shtrire ne shtrat dhe nuk levizte dot. Djali mori pellumbin e trete ne dore dhe shkoi ne shtratin ku rrinte Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu,dhe kur ai pa djalin donte te ngrihej por nuk kishte me fuqi. Atehere djali vrau dhe pellumbin e trete edhe Gjysme-hekur-e-gjysme-njeriu mori fund. 

Pastaj djali mori princeshen,hipen te fajkoi dhe u kthyen ne pallat te mbreti. Kur ai pa te bijen shendoshe e mire bashke me te shoqin e saj,u lumturua shume dhe beri nje dasem shume te madhe qe nuk ishte pare ndonjehere.

Prev
Next

Comments for chapter "22. TRE VELLEZERIT DHE TRE MOTRAT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved