PERRALLA - 21. DJALI DHE DJAJTE
“DJALI DHE DJAJTE”
Nje baba dergoi te birin ne vendin e djajve qe te mesonte prej tyre te gjitha djallezite.
Pasi kaloi nje stine,djali i mesoi te gjitha djallezite qe ata dinin,madje ia kaloi edhe vete djajve.
Pasi e mori vesh qe djali i kishte mesuar te gjitha,i ati shkon e merr.
Dhe kur shkojne ne shtepi,i biri i thote te atit:
-
- Neser do te behem nje kale shume i mire dhe do me nxjerresh ne pazar te me shesesh,vetem mos harro qe kapistren ta mbash.
Pasi u ngriten te nesermen,djali u shnderrua ne kale dhe i ati e nxorri ne treg per ta shitur. Ai e shiti shume shtrenjte,por nuk harroi qe kapistren ta merrte me vete ne shtepi. Dhe pas pak kohesh,djali qe ishte shnderruar ne kale,iku nga i zoti dhe u kthye tek i ati ne shtepi.
Diten tjeter,djali u be gomar dhe i ati e nxorri perseri per ta shitur qe te fitonte shume para. Por aty erdhen djajte qe e kishin stervitur dhe mesuar djalin,dhe e pyeten te atin:
-
- Sa e shet kete gomarin?
Burri i tha sa e shiste dhe pasi rane dakort per cmimin,djajte nxorren parate per ta marre. Atehere ai u thote:
-
- Me vjen keq por kapistren nuk ua jap.
Ata kembengulen qe t’ia merrnin,dhe ndersa po ziheshin me fjale gomari u shpetoi nga duart dhe iku me vrap. Djajte e ndoqen nga mbrapa qe ta kapnin,dhe pasi gomari e pa qe nuk i kalonte dot u kthye ne lepur,ndersa djajte u kthyen ne qen dhe e ndiqnin kemba-kembes.
Pasi u afruan shume fare,gati per ta kapur,lepuri u be molle dhe shkoi ra ne preherin e mbretereshes.
Qente u kthyen ne dy murgj dhe i thane mbretereshes:
-
- Nese beson ne perendi,na e jep mollen qe te ra ne preher se nuk kemi lene vend pa e kerkuar. Dhe jemi zene me njeri-tjetrin per te.
Mbreteresha i shikon dhe i thote:
-
- T’iu vije turp.per nje kokerr molle ziheni me njeri-tjetrin?! Merreni dhe largohuni menjehere nga une,mos t’iu shikoj me.
Kaq tha mbreteresha dhe e hodhi mollen drejte murgjve. Por para se molla te binte ne doren e tyre u kthye ne mel dhe u shpernda ne te gjithe token.
Nuk zgjati shume dhe meli u shnderrua ne dhelper,pastaj iu hodh pulave dhe i mbyti.
Keshtu pra,kaq mire i kishte pervetesuar djallezite djali,sa kete here ia hodhi edhe atyre qe e kishin mesuar.
