PERRALLA - 20. VAJZA QE IU PREMTUA DIELLIT
Na ishte nje here nje mbretereshe qe nuk kishte femije. Ajo dilte cdo dite dhe i falej e i lutej diellit qe t’i jepte nje djale ose nje vajze,dhe kur te behej dymbedhjete vejec ta merrte perseri.
Dhe pasi u lut e sterlut diellit,mbreteresha lindi nje vajze. Kur vajza u rrit filloi te shkonte ne shkolle. Nje dite kur po ecte rruges,e pa dielli dhe i tha:
-
- Thuaji nenes te me jape ate qe me ka premtuar.
Vajza shkoi teke e ema dhe i tha fjalet qe i kishte thene dielli,por mbreteresha i tha:
-
- Thuaji diellit qe eshte e vogel.
Edhe kjo kur e takoi diellin i tha se cfare i kishte thene e ema.
Nje dite,kur vajza sapo kishte mbushur dymbedhjete vjece,kur ajo po shkonte ne shkolle dielli doli e rrembeu dhe e mori ne shtepine e tij. Mbreteresha e priti sa e priti vajzen por ajo nuk u kthye ne shtepi,dhe ajo e kuptoi qe e kishte marre dielli sepse ashtu i kishte dhene fjalen.
Atehere e leu te gjithe shtepine me ngjyre te zeze dhe kyci porten e nuk e hapte me kurre,por rrinte brenda dite e nate dhe qante e ulerinte per vajzen qe kishte humbur.
Dielli mbante ne shtepi nje kuceder dhe kjo pasi e ndjeu qe kishte hyre dikush,tha:
-
- Kjo me duket si ere mbreti.
Edhe dielli i tha:
-
- Eshte vajza ime,prandaj mos e luaj.
Nje dite,dielli e dergoi vajzen ne kopesht te merrte nje laker. Ajo shkoi dhe kur e preu lakren tha: “Ja,si kjo lakra kercet zemra e nenes time”,dhe filloi te qante. Dielli e pa dhe e pyeti:
-
- Pse qan? Mos te ka marre malli per nenen?
Ajo i thote se e ka marre shume dhe ai ia kthen:
-
- Nese do te kthehesh ne shtepi,thirr shpendet te te cojne.
Ndersa vajza thirri shpendet,dielli thirri kucedren edhe e pyeti:
-
- Nese te merr uria cfare do te hash?
-
- Kete do te ha. – i thote kucedra.
-
- Nese te merr etja cfare do te pish?
-
- Gjakun e kesaj do te pi. – i pergjigjet kucedra.
Pasi dielli e pa qe kucedra nuk kishte ndermend ta conte ne shtepi,i tha vajzes te therriste ndonje kafshe te pyllit. Edhe vajza thirri drerin. Dielli e pyeti drerin:
-
- Nese te merr uria cfare do te hash?
-
- Do te ha bar te njome. – i thote dreri.
-
- Nese ke etje cfare do te pish?
-
- Uje te ftohte,po kur te coj vajzen ne shtepi dua qe e ema te me jape shume bar.
E mori dreri vajzen mbi brire dhe u nis. Pasi ecen pak,drerin e mori uria dhe i tha vajzes:
-
- Hip ne maje te atij lisi dhe nese te therret njeri per te zbritur ti mos zbrit por prit deri sa te vij une.
Edhe vajza beri si i tha dreri. Por aty prane kaloi nje kuceder,kur pa vajzen ne maje te lisit tha:
-
- Pse nuk zbret pak poshte qe te falsim dhe te luajme?
-
- Nuk zbres se kam frike se mos me ha. – i tha vajza.
Kucedra i tha te mos kishte frike por vajza ia ktheu:
-
- Shko deri ne shtepi dhe eja te me marresh.
Kucedra u genjye dhe shkoi. Atehere vajza i thirri drerit:
-
- Eja shpejte te me marresh se po vjen nje kuceder dhe do te me haje.
Dreri shkoi e mori dhe u nisen me nxitim,dhe cdo njeri qe takonin rruges i thoshin:
“Nese shikoni nje kuceder dhe te pyet se ku shkoi dreri me vajzen mos i tregoni gje,i tregoni rrugen e gabuar.”
Pasi udhetuan edhe pak arriten ne shtepine e vejzes dhe trokiten ne porte,por e ema nuk e hapte. Atehere vajza i thirri:
-
- Hape o nene se jam une,vajza jote!
Pasi degjoi zerin e vajzes,mbreteresha e hapi menjehere porten dhe u gezua shume. Vajzat e fshatit,pasi degjuan qe ishte kthyer vajza e mbretereshes shkuan dhe i thane:
-
- Lere vajzen te vije me ne dhe te shkojme te luajme si dikur.
Dhe mbreteresha e lejoi te shkonte. Ato shkuan ne nje kopesht per te luajtur dhe aty ndodhej nje porte e madhe prej hekuri. Te gjitha vajzat provuan ta hapnin por porta nuk levizte fare. Kur e shtyjti vajza e mbretereshes ajo u hap menjehere,e kur ajo u fut brenda porta u mbyll dhe ajo ngeli atje. Sado qe u munduan vajzat porta nuk hapej me,dhe ato u kthyen dhe i treguan mbretereshes te gjithe historine se cfare kishte ndodhur. E ema i degjoi te gjitha fjalet dhe filloi te qante papushim.
Pasi mbeti vetem ne ate vend te cuditshem,ajo hodhi syte rreth e rrotull per te pare se ku kishte perfunduar,dhe pa shume njerez,shpende e kafshe qe ishin bere si gure. Kur shkoi pak me larg pa nje mbret qe ishte bere si mermer dhe ne dore mbante nje leter te shkruar. Vajza iu afrua dhe lexoi letren,e cila thoshte: “Ajo qe eshte e zonja te rrije tre dite e tre nete pa
gjume,une do ta marr per grua kur te rizgjohem.”
Atehere vajza zuri vend prane mbretit dhe e kalonte kohen zgjuar,duke lexuar letra te ndryshme. Kur kaluan tre dite e tre nete,aty kaloi nje njeri qe shiste vajza jetime. Vajza doli dhe e pyeti se sa para donte per nje vajze te tille dhe ai i tha: – Sa te duash ti.
Edhe ajo nxorri dhe i hodhi nja lopate me florinj,pastaj zbriti nje litar qe vajza te kapej dhe te ngjitej lart. Pasi u ngjit,vajza i tha jetimes:
-
- Une do fle pak se kam kohe pa gjume,ndersa ti do te rrish zgjuar dhe kur te rizgjohet mbreti do me zgjosh edhe mua.
Dhe pasi i tregoi te gjitha ato qe thoshte letra,vajza u shtri per te fjetur. Por cfare beri vajza jetime?! Mori rrobat e saj dhe i veshi vete,ndersa asaj i hodhi leckat e saj. Kur erdhi koha,mbreti u zgjua dhe kur pa jetimen aty prane e pyeti:
-
- Po ti,cila je?
Jetimja i pergjigjet:
-
- Jam ajo vajza qe kam tre dite e tre nete pa gjume.
Edhe mbreti e mori vajzen per grua. Kur pa edhe vajzen tjeter e pyeti:
-
- Po kjo qe po fle,kush eshte?
-
- Eshte nje jetime qe e mora me vete se kisha frike te rrija vetem. – i tha jetimja.
Atehere u zgjua edhe vajza qe e degjoi mbretin qe i thoshte gruas:
-
- Po me kete jetimen cfare do bejme?
-
- Ta veme te ruaj patat.- i thote jetimja.
Edhe mbreti ashtu beri,e vuri vajzen te ruaje patat dhe i ngriti nje kasolle te vogel per te futur koken. Edhe vajza rrinte ne kasolle,qante papushim dhe numeronte te gjitha hallet e saj. Mbreti e degjonte qe ajo qante vazhdimisht dhe nje dite shkoi dhe e pyeti:
-
- Cfare ke moj vajze,pse qan cdo dite?
Edhe ajo i tregoi te gjithe historine nga fillimi deri ne fund. Pasi mbreti i degjoi te gjitha e kuptoi si ishte e verteta dhe e mori per grua,ndersa jetimen e denoi dhe e vrau.
