Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 19. TRE KESHILLAT E PLAKUT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 19. TRE KESHILLAT E PLAKUT
Prev
Next

Nje plake e varfer kishte nje djale te vetem dhe e shtynte jeten duke kursyer shume. Pas disa kohesh djali i thote te emes:

    • Do shkoj te punoj ne vend te huaj te fitoj para dhe do kthehem pas tre vjetesh.

 

    • Jo bir,nuk te le te ikesh se te kam te vetem. – i thote plaka.

 

    • Une do iki nene,por nuk vonohem me shume se tre vjet. – i thote djali.

Edhe pastaj,pasi e pa qe nuk ia ndryshonte dot mendjen,e ema e la te ikte.

U nis djali dhe shkoi ne vend te huaj per te fituar para,punoi tre vjet dhe fitoi tre grosh. Dhe sic i kishte dhene fjalen te emes,kur u plotesuan tre vjet ai donte te kthehej ne vendin e tij. Rruges kur po kthehej,ne nje nate ishte me pese a gjashte shoke dhe mes tyre ishte edhe nje plak i mencur. Duke ecur,djali pyet shoket per plakun se cfare njeriu ishte dhe ata i thane:

“Ai shet fjale me para”. Djali u cudit dhe po mendohej se cfare fjalesh mund te ishin ato qe ai shiste me para. Edhe pse nuk kishte shume para,djali nxorri nje grosh dhe i bleu plakut nje fjale sa per te shuar cudine.

Dhe plaku me qetesine e tij i tha:

    • Ne lume te turbullt mos shko!

Djali hapi syte dhe tha me vete: “Nuk qenka ndonje fjale e madhe. Do prish ndonje grosh tjeter,mbase me thote qe te mos shkoj ne shtepi tani e te kthehem andej nga erdha.”

I dha plakut edhe nje grosh per te blere nje fjale tjeter. Dhe plaku i tha:

    • Gruan mos e ler ne doren e botes!

Kjo fjale sikur i pelqeu djalit,sado qe nuk i dukej shume e rendesishme. u mundua te shpenzoj edhe te tretin,te vetmin grosh qe i kishte mbetur,dhe pastaj nese do ishte i detyruar do kthehej perseri per te punuar e te fitonte para. Keshtu,i tha plakut edhe groshin e fundit dhe plaku i tha:

    • Bagetine mos e ler ne dore te huaj!

 

Dhe pasi mbeti pa nje grosh,djali po mendohej se ku te shkonte. Nderkohe qe ishte futur thelle ne mendime,tha me vete: “Erdha qe erdha ketu afer vendit tim,po shkoj te shikoj nje here nenen si eshte,te rri disa dite dhe te nisem perseri.”

Duke ecur arriti para nje lumi te thelle,uji i tij ishte i turbulluar dhe djali qendroi sepse iu kujtuan fjalet e plakut: “Ne lume te turbullt mos shko.” Nderkohe qe ai po mendonte si ta kalonte lumin,vjen nje burre hipur mbi nje kale dhe nga pas kishte te lidhur tre kuaj te tjere,i cili e perqeshi sepse kishte frike te kalonte ne ate lume te vogel. Atehere burri i tha djalit te mbente tre kuajt e tjere dhe te shikonte kur ai te kalonte. Dhe keshtu i foli kalit dhe sa hodhi disa hapa,uji e terhoqi pas vetes dhe u mbyt. Djalit i mbeten ne dore te tre kuajt e tij,te cilet ishin ngarkuar me florinj por ai nuk dinte gje. Pasi u mendua pak,djali mori rrugen ne te djathte dhe pasi eci pak gjeti uren per te kaluar lumin. Atehere i erdhi ndermend fjala e plakut dhe mendoi se keshillat e tij do i hynin shume ne pune. Kur arriti ne shtepi ishte bere nate dhe sado qe i trokiti ne dere,e ema nuk donte t’ia hapte por i thoshte:

    • Ti nuk je im bir,sepse ai me dha fjalen qe do kthehej pas tre vjetesh por tre vjet kaluan dhe ai nuk u be i gjalle.

Pas shume kembenguljesh,djali ia mbushi mendjen plakes t’i hapte deren. Kur hyri brenda dhe shkarkoi kuajt,vuri re se ngarkesa ishte me florinj. E ema u tremb dhe nuk donte qe t’i mbante sepse nuk kishte ku t’i fuste gjithe ata florinj,por djali e qetesoi dhe i tha:

    • I fshehim poshte ne bodrum,aty nuk i gjen njeri?

Edhe ashtu e bene,ndersa kuajt i nxorren jashte fshatit dhe i lane ne nje vend te larget,sepse kishin frike mos ia gjente njeri dhe i akuzonin per hajdute. Por sado qe u be shume i pasur,djali rrinte kokeulur dhe harxhimet ishin te pakta. Dalengadale rregulloi sgtepine,bleu nje pele,u martua dhe beri nje djale.

Nje dite behej nje dasme ne fshat dhe ate e ftuan qe te shkonte,por ai nuk pranoi. E e ma dhe i kunati iu vune t’ia mbushnin mendjen qe te lejonte te shoqen dhe foshnjen te shkonin beshke me ta per te kercyer. Por ai nuk ia vuri veshin sepse kishte ndermend fjalet e plakut: “Gruan mos e ler ne doren e botes” ,por me ne fund u bind nga fjalet e tyre dhe e la te shoqen me foshnjen te shkonte me te emen dhe kunatin. Nderkohe qe ata kishin ikur,burri shkoi te kontrollonte nese kete here do dilte fjala e plakut,u vesh dhe shkoi fshehurazi ne dasme.

Kur pa nusen qe po hidhte valle,mori nje te huaj,nje plak te verfer me kepuce te grisura,dhe i tha t’i sillnin ate nusen qe po kercente ne dhome. Nese e sillnin ai do i paguante shume mire te gjithe,ate,vellane e saj dhe te emen. Dhe kur ata moren vesh se behej fjale per shume para,ia derguan nusen ne dhome bashke me femijen. Gruaja nuk e njohu qe ishte burri i saj,dhe pas pak kohesh e zuri gjumi. Atehere i shoqi u ngrit,mori femijen fshehurazi dhe u kthye ne shtepi dhe e fshehu ne bodrum. Po ate dite,kumbarja i kishte marre pelen qe ishte mbarse dhe i kishte thene se nuk do e ngarkonte shume. Por burri i kishte vene nga pas nje djale te panjohur qe ta ruante per te pare nese do e mbante fjalen,por pela deshtoi dhe kumbara e hodhi mezin ne rruge. Por djali i huaj e mori dhe ia dha burrit,ai e fshehu ne bodrum.

Te nesermen,kur gruaja e tij u ngrit nga gjumi pa se djali kishte humbur pa lene gjurme,u mendua si t’ia bente dhe e vetmja rrugezgjidhje ishte qe te digjte dhomen dhe pasi i vuri flaken hapi fjalen gjithandej se djali ishte djegur atje brenda dhe pas kesaj shkoi ne shtepi.

Kur u mblodhen nje here te gjithe ne shtepi,e ema,e shoqja dhe kumbara,burri po shtirej sikur nuk dinte asgje dhe i thote te shoqes te zbrese poshte ne bodrum per te marre vere. Kur hyri gruaja ne bodrum dhe pa femijen aty poshte,e kuptoi qe burri e kishte marre vesh se ajo e kishte tradhetuar. Mbeti e hutuar dhe nuk i benin kembet te ngjitej larte. Kur tha qe gruaja po vonohej,ai i tha te emes te shkonte te sillte veren,po dhe ajo kur pa djalthin ne bodrum ngriu nga turpi dhe nuk i benin kembet te ngjitej larte. Atehere ai dergoi kumbaren per te marre veren e ta sillte. Kur zbret poshte kumbara,gjeti mezin e ngordhur dhe iu kujtua faji qe kishte bere. Atehere ai zbriti me nje dru ne dore dhe i rrahu te treja mire e mire,dhe me pas i largoi nga shtepia. Keshtu djali i besoi keshillat e plakut dhe ne fund doli i fituar.

Prev
Next

Comments for chapter "19. TRE KESHILLAT E PLAKUT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved