PERRALLA - 202. DHELPRA DHE BILBILI
DHELPRA DHE BILBILI
Në degën e një lisi, po këndonte një bilbil, ndërsa aty pranë po kalonte dhelpra e cila ishte nisur në gjueti. Kishte kohë që bilbili ishte kthyer në strofull, sepse vjeshta kishte ikur dhe kishte ardhur dimri me borë. Ndërsa dhelpra që e pëlqente dimrin, ishte nisur për jueti drejtë fshatit.
Për ku je nisur o dhelpër?, e pyeti bilbili nga lartë në degë.
Për gjueti, – tha ajo plotë inat, nga gjelozia për këngën e bukur të bilbilit.
Ndërsa bilbili, që ia njihte gjelozin e dhelprës, si për inat, i tha; nëse shkon në fshat, pët dhe për këngët e mia, nëse ju pëlqejnë fshatarëve.
Por dhelpra iku me rrëmbim teposhtë dhe as që e përfilli, fjalën e bilbilit.
Pasi nuk kishte gjetur asgjë në fshatë, ajo po kthehej sërish të njejtës rrugë. E zhgënjyer, dhe kokë ulur po kalonte pranë lisit ku po këndonte bilbili.
U ktheve, o dhelpër? e pyeti bilbili, duke e përqeshur.
Nuk gjete asgjë?
Jo, – tha ajo me gjysëm zëri.
Po c’thonë fshatarët, për këngët e mia?
Ata nuk i duan fare këngët e tua, – tha dhelpra plotë inat.
Ndërsa bilbili që ia njihte inatin e sajë, ia filloi një këngë të bukur, për inatin e dhelprës. Do ta këndoi kur të vjen behari, atje mbi fshatë, dhe kur ta dëgjojnë fshatarët, do të u gëzohet zemra nga këngët e mia. Ata, ty nuk të duan. Je grabiqare, ua vjedhë pulat në kotec, u bënë dëme nëpër shtëpi. E sheh si të kanë përzënë nga fshati, mirë që e ke shpëtuar kokën, moj vjedhacake, – ia numroi bilbili një për një.
Dhelpra plotë zemrim, i tha bilbilit; po zbrite poshtë, do të të shqyej, dhe pështyu drejt tij. Pështyma i ra sërish mbi fytyrën e vetë. Ndërsa bilbili, për inatin e sajë, vazhdoi ta këndonte këngën e pranverës.
Nga inati, dhelpra iku plotë tërbim, pyllit përpjetë.