PERRALLA - 201. DETI ME SHEQER
DETI ME SHEQER
Na ishte nejhere nje vajze e vogel me emrin Lura. Ajo ishte pese vjec dhe dhe shkonte ne kopesht. Nje dite edukatorja po ju fliste femijeve per detin.
– Deti eshte shume i madh, femije- tha ajo. Ai ka shume uje dhe uji i detit eshte i kripur.
– Edukatore a na nxe deti te gjithe ne kalamajave?- e pyeti Lura edukatoren.
– Po Lura.- ka vend per te gjithe ne ketu. Madje ka vend edhe per njerez te tjere- i shpjegoi edukatorja femijeve duke i pare me dashuri.
– O edukatore, a mbarohet uji i detit?- u hodh e foli Bledi qe e kishte ngritur doren per te bere pyetje menjehere pas Lures.
– Jo, jo, nuk mbarohet- u pergjigj edukatorja qe kenaqej me pyetjet feminore te tyre.
– Do te shkojme ta shohim edhe ne ndonjehere detin?- pyeten disa femije te tjere njeri pas tjetrit.
– Po vogelushe- u the edukatorja. Do te bejme shume shpejt nje udhetim ne Durres. Atje do ta shihni me syte tuaj detin e bukur.
Me pas edukatorja u tregoi femijeve edhe per lumenjte e liqenet qe ndodhen ne Shqiperi. Lures tone i mbeti ne mendje dicka qe tha edukatorja ate dite ne kopesht; “Liqeni i Ohrit ka uje te embel e te kthjellet”.
Ate nate pa edhe nje enderr te cuditshme. Ne enderr ju duk sikur “liqeni i Ohrit, pra ai me uje te embel, ishte i mbushur plot me embelsira. Pastaj ajo shkoi dhe mori shume kaushe me akullore me shije te ndryshme qe i hengri tere shije. Nderkohe ne enderr gjyshja i solli ca copa kadaifi, ndersa mami zhyste goten e Lures ne liqen dhe ia mbushte me leng frutash. Lura notoi ngado neper liqen dhe u cudit nga gjithe ato embelsira e gjera te embla pa fund”.
Kur u zgjua ne mengjes, Lura i tha mamit te vet.
– Mami me duhet pak sheqer.
– Sheqer!? E perse te duhet?- e pyeti mamaja e habitur.
– Ma, me duhet qe ta marr me vete ne kopesht- iu pergjjigj Lura.
– Ne kopesht?- u habit edhe me shume e ema.
– Po ma, per ne kopesht e dua- kembenguli Lura qe nuk po e kuptonte se perse mami po i bente gjithe keto pyetje.
– Dua qe ta kem gati, kur te shkojme ne Durres me edukatoren- shpjegoi Lura me syckat qe i ndrinin nga gezimi.
– Lura, moj zemer- i tha mamaja e saj. Po une akoma nuk po te kuptoj se per cfare po flet. Perse te duhet sheqeri?
– Po qe t’ja hedh detit te Durresit o ma, se e ka ujin te kripur- i shpjegoi Lura.
– Ahahahaha- qeshi mamaja e Lures me gjithe zemer. Tashme po kuptonte dicka.
– Po c’te keqe ka uji i detit?- i tha mamja Lures.
– Po ku ka embelsira te kripura o ma- tha Lura. – po t’i hedh sheqer ujit, ai do te behet i embel dhe, ti e di qe une i kam shume qejf embelsirat- tha Lura duke lepire buzet. Me pas ajo i tregoi mamase se vet edhe enderren qe kishte pare ate nate.
Mamaja e Lures vuri buzen ne gaz dhe e ndihmoi Luren qe te behej gati per ne kopesht. Rruges ajo ndaloi ne nje embeltore dhe bleu shume embelsira.
Kur mberriten tek dera e kopshtit, mamaja ia dha edukatores embelsirat qe pati blere per femijet dhe i tregoi per “detin me sheqer” te Lures.