Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 132. ANIJA ME TRE HAMBARE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 132. ANIJA ME TRE HAMBARE
Prev
Next

                                                   “ANIJA ME TRE HAMBARE”

 

Nje burre e nje grua jetonin ne nje fshat,ata kishin nje djale dhe donin ta pagezonin por asnje nuk pranonte te behej kumbari i djalit. Kur po ecnin prane kishes,ata pane nje burre te mbeshtjelle me pallto te zeze. I thane burrit dhe ai pranoi te behej kumbari i djalit. Pasi e pagezuan,burri i dha nje traste me florinj prinderve te tij dhe nje leter,qe duhet t’ia dorezonin djalit kur ai te rritej e te mesonte te lexonte. Burri me gruan u habiten shume,dhe kur erdhen ne vete qe ta pyesnin se kush ishte,ai ishte larguar.

Florinjte ishin qe djali te shkollohej dhe kur mesoi te lexonte,prinderit i dhane letren ne te cilen ishte shkruar:

I dashur djaloshi im,

Une po kthehem te rimarr fronin tim pas nje udhetimi te gjate dhe me duhet nje trashegimtar. Sapo te lexosh kete leter nisu te kerkosh kumbarin tend,mbretin e Anglise. 

Gjate udhetimit,ruhu te mos shoqerohesh me syshtremberin,topallin dhe qerosin.

Dhe keshtu,djaloshi i tha prinderve cfare kishte lexuar dhe u nis ne udhetim. Pasi kishte ecur disa dite,ai takoi nje njeri qe kishte rrugen per ne Agli,por kur pa qe kishte nje sy andej e nje ketej,e kuptoi qe ai ishte syshtrembti dhe nderroi rruge.

Me vone takoi nje tjeter udhetar qe i tha se e kishte rrugen per ne Angli,por sapo filluan te ecnin,udhetari po calonte dhe djali e kuptoi se ai ishte topalli. Dhe keshtu u detyrua te nderronte perseri rruge.

Pasi eci edhe disa ore,takoi nje njeri me floke te zinj,aq te zinj sa nuk kiste pare ndonjehere floke te tille. Ai e kishte rrugen per ne Angli dhe ata u nisen te dy. Rruges i zuri nata dhe ndaluan ne nje hotel. Djali nuk kishte besim te shoku dhe ia tha canten me florinj dhe letren bujtinarit qe t’ia ruante. Sapo e zuri gjumi djalin,shoku i tij me floke te zinj ngrihet dhe shkon ia mbush mendjen bujtinarit qe t’ia jepte canten dhe letren.

Kur djali zgjohet ne mengjes,bujtinari i tha se plackat i kishte marre sherbetori i tij. Djali u nis me vrap dhe diku ne nje shkemb pa te lidhur kalin e tij. Aty i doli shok me nje pistolete ne dore dhe i tha se kur te shkonin ne Angli,duhet te nderronin vendet dhe te hiqej ai si djali i mbretit.

Kur arriten ne pallat dhe mashtruesi i dorezoi letren mbretit,ai e perqafoi me shume mall dhe i tha se kishte vite qe e priste. Ate e mori prane vetes kurse djalin e caktoi roje ne stalle.

Pasi kaluan disa dite,mbreti i tha mashtruesit se kishte nje vajze qe e kishte burgosur nje magjistare dhe nese ai arrinte ta lironte do ia jepte ta merrte per grua. 

Ai kishte kohe qe mendohej si ta hiqte qafe djalin dhe i tha mbretit se sherbetori i tij ishte shume i afte dhe mund ta lironte vajzes e tij.

Mbreti e thirri rojen e stalles dhe i tregoi per vajzen. Djali pranoi dhe kur arriti ne bregun e detit nuk po dinte si ta kalonte. Aty i doli nje marinar plak dhe i tha se per te shpetuar vajzen duhej nje anije me tre hambare; nje hambar me kore djathi,nje me therrime buke dhe tjetri me mish kermash. 

Djali shkoi i tha mbretit se cfare i nevojitej dhe ai ia plotesoi kerkesat. Kur mbreti e pyeti sa ushtare donte me vete,djali i tha se donte vetem nje njeri,dhe zgjodhi plakun.Ata u nisen ne udhetim dhe arriten ne nje ishull te shkrete dhe ay jetonin minjte. Kur i thane se kishin ngarkese me kore djathi,minjte i thane qe t’ia jepnin atyre dhe kur te kishin nevoje per ta,mjaftonte t’i therrisnin dhe minjte do shkonin ne ndihmen e tyre.

Pasi udhetuan dhe pak arriten ne nje ishull me te shkrete se ai i pari,aty banonin milingonat. Ata i dhane therrimet e bukes dhe ilingonat i dhane fjalen se kur te kishin nevoje,ato do i ndihmonin.

Pastaj arriten ne nje ishull te erret ku nuk hynte asnje rreze dielli,aty banon sorrat. I dhane ngarkesat e mishit te kermave dhe pastaj u larguan.

Me vone arriten ne ishullin ku mbahej e burgosur vajza e mbretit. Atje shkuan ne nje pallat ku ishte zana. Kur e pyeten per vajzen e mbretit ajo i tha se ajo e mbante te burgosur por nese donte ta merrte duhet te kalonte tre prova te veshtira.

Ajo kishte nje mal pra dhomes se saj qe nuk i lejonte driten e diellit te hynte brenda dhe i tha qe ta hiqte malin prej andej. Ajo ishte dicka e pamundur per nje njeri,por djali thirri minjte dhe ata filluan te germonin deri sa mali u zhduk fare. 

Kur e pa zana u habit por i tha se nuk kishte fituar akoma. Zana kishte nje mal te madh me grure te perzier me miser dhe i tha qe t’i ndante nga njeri-tjetri. Por djali u kujtua per milingonat dhe te nesermen ne mengjes,cdo gje ishte gati.

Prova e fundit ishte qe te shkonte dhe te merrte ujin e perjetesise,i cili ishte ne nje maje mali shume te larte ku vetem kafshet e egra jetonin. Por djali thirri sorrat dhe ati shkuan e moren ujin. Zana u bind qe djali ishte trim dhe i forte edhe ia dha vajzen e mbretit.

Mbreti shikonte cdo dite nga deti me dylbi,dhe kur pa anijen qe po kthehej me vajzen e tij e priti me nje feste te madhe. 

Gjate festes,djalit i thirren dy burra me fytyre serioze dhe i thane te shkonte me ta. Kur te gjithe po festonin,vajzes se mbretit iu kujtuan ata burra qe moren djalin dhe i bene pershtypje. Kur ajo doli jashte,pa shpetimtarin e saj me trupin gjithe plage nga thikat qe i kishin ngulur.

Por marinari plak kishte marre me vete ujin e perjetesise dhe ia hodhi trupit te djalit,i cili u kthye menjehere ne jete. Princesha e pa qe djali u rikthye ne jete dhe ishte akoma me i bukur.

Kur mashtruesi e pa ate mrekulli e pyeti plakun se cfare uji i hodhi dhe plaku i tha se ishte uje i nxehte. Plaku i dha dhe atij por uje me helm. Mashtruesi perpelitej sa ketej e sa andej deri sa i ra parukja ne toke,dhe ne fund doli qe ai kishte qene qerosi…armiku me i madh i mbretit.

Keshtu mbreti e kuptoi qe roja i stalles ishte dajloshi i tij dhe i dha vajzen per grua qe ai te trashegonte pasurine e tij.

Prev
Next

Comments for chapter "132. ANIJA ME TRE HAMBARE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved