PERRALLA - 129. ARUSHI QE KERKONTE BABANE
“ARUSHI QE KERKONTE BABANE”
Pylli ishte zgjuar si perdite. Zogjte fluturonin dhe i jepnin pyllit embelsi me cicerimat e tyre. Kafshet luanin me njeri-tjetrin. Te gjithe ishin te gezuar.
Por papritur kete atmosfere te bukur e prishi nje ze qe qante. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi qe ishin duke kercyer nderprene vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqte pane nje arush te vogel te ulur mbi nje gur dhe qante.
– Pse po qan? – e pyeti lepurushi.
– Kam humbur babin. – tha arushi duke qare.
– Po si ta quajne babin ty? – i tha iriqi.
– Babi ma quajne. – tha arushi i vogel.
Kafshet e tjera qeshen nga pergjigjja e arushit te vogel por lotet e tij bene qe ata te heshtin.
– Si thoni shoke, ta ndihmojne arushin qe te gjej babane? – tha lepurushi
– Ta ndihmojme, ta ndihmojme – thane te gjithe miqte e pyllit.
– Do vij dhe une me ju qe t’iu ndihmoj te gjeni rrugen. – tha nje zog i bukur.
– Hipni ne makinen time – tha ketrushi, dhe te gjithe se bashku u nisen qe te takonin te gjithe arinjte qe ishin ne pyll. Njeri prej tyre do te ishte babai i arushit te vogel.
Dhe ja,ndaluan para nje Berberhaneje ku punonte si berber nje ari.
Shoket hyne brenda dhe pane ariun qe po qethte nje cjap.
– Me falni – tha lepurushi – mos eshte valle ky arushi djali juaj?
– Po une jam beqare more – ia ktheu ariu berber dhe po qeshte me te madhe bashke me cjapin. Miqte u nisen drejte rrobaqepsise se aty punonte nje ari tjeter si rrobaqebes.
Ariu rrobaqebes ishte duke qepur pantallonat e nje gomari.
– Po ku i ke grisur keshtu pantallonet o gomar? – tha ariu
– Duke ngrene gjemba usta – ia ktheu gomari. – nderkohe hyne miqte tane.
– Me falni – tha lepurushi – mos eshte valle ky arushi djali juaj?
– Femijet e mi nuk largohen kurre nga shtepia pa marre leje – tha ariu rrobaqebes pa kthyer koken qe te shihte.
Miqte u nisen drejte ariut peshengrites.
– Me falni – tha lepurushi – mos eshte valle ky arushi djali juaj?
– Mmmm – beri ariu dhe i tregoi miqve femijet e tij qe ishin radhitur ne stervitje.
– Femijet e mi nuk jane ngordhalaqer – shtoi ariu
Ata ishin shume te deshperuar dhe shkuan te ariu fotograf.
– Me falni – tha lepurushi – mos eshte valle ky arushi djali juaj?
– Jo – tha ariu.
– Ju lutem na ndihmoni te gjejme babane e ketij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait – iu lut ketrushi ariut fotograf.
Po, patjeter, – tha fotografi – une do ju tregoje fotografite e gjithe arinjve te pyllit tone.
Dhe keshtu beri,po i tregonte arushit te vogel gjithe fotografite e arinjve, ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepes, ariun peshengrites dhe kur i tregoi fotografine e ariut artist, arushi i vogel u hodh nga gezimi dhe therriste.
-Babi ime,ky eshte babi ime!
Te gjithe u kenaqen qe e gjeten se cili ishte babai i arushit te vogel.
Pasi ariu fotgraf i beri nje foto te gjitheve, ata u nisen drejte cirkut.
Sa arriten te dera, arushi i vogel therriste.
– O ba, babi!
Ariu artist degjoi zerin e te birit dhe doli shpejte perjashta sepse kishte dite pa e pare vogelushin e tij. Arushi iu hodh ne qafe,e puthi dhe i tha:
– Babi une humba ne pyll!
- Sa here te kam thene te mos dalesh vetem, – I tha i ati.
Ariu artist i falenderoi kafshet e pyllit qe e kishin ndihmuar djalin e tij dhe i ftoi te gjithe per te pare shfaqjen qe ishte gati per te filluar.
te gjithe ishin te gezuar dhe duartrokisnin papushim. Arushi i vogel nuk kishte me lot ne sy por fytyra i shkelqente nga buzeqeshja.
