PERRALLA - 128. ROZINA NE FURRE
“ROZINA NE FURRE”
Nje burri te varfer i vdiq gruaja e re dhe ai mbeti vetem me nje vajze te bukur me emrin Rozina. Por atij i duhej te punonte dhe nuk mund te kujdesej dot per te,prandaj u martua serish dhe me te cilen beri nje vajze tjeter qe e quajten Asunta.
Sa here qe shkonin per te luajtur dhe ktheheshin ne shtepi,Asunta i thoshte te emes:
- Te gjithe njerezit qe takojme ne rruge vetem Rozinen perkedhelin,mua as qe me shohin me sy fare. Neser coje me lope dhe jepi per te tjerre lesh,nese nuk vijne lopet te ngopura atehere rrihe. Keshtu bej cdo dite deri sa te behet e shemtuar nga rrahja.
E ema nuk ishte e keqe qe te sillej ashtu por te bijen e donte si syte e ballit dhe nuk mund te mos ia plotesonte deshiren. Kur e mori vesh Rozina u habit shume por njerka kishte ne dore nje shkop dhe ajo nuk mundi te fliste.
Ajo po i conte lopet dhe filloi te qante sepse nuk mund t’i bente dot te dyja punet: edhe te korrte bar per lopet edhe te tjerrte leshin. Kur lopet e pane vajzen aq te sjellshme dhe te mire,i thane se do e ndihmonin ato. Ajo do korrte barin,kurse lopet do tjerrnin leshin.
Kur u kthye ne mbremje me lopet e ngopura dhe leshin e tjerrur,Asunta sa nuk plasi nga inati.
Nje nate,Asunta i tha te emes qe t’i thoshte Rozines te shkonte te fshatari perballe dhe te merrte disa qershi sepse i haheshin. Kur ia thane Rozines,ajo u pergjigj:
- Doni te shkoj tani?! Por tani eshte nate dhe fshatari qellon me arme nga dritarja nese dikush hyn ne token e tij!
Por Asunta pikerisht kete donte,qe ta hiqte qafe.
Babai i saj ikte shpejte ne mengjes dhe vinte ne darke. Ai punonte gjithe diten per t’i mbajtur sepse ishte i varfer…
Keshtu Rozina u nis te shkonte naten. Kaloi gardhin,hyri ne kopeshtin e fshatarit dhe ne vend te qershive ajo kapi nje rrepe sepse ishte erresire. Kur e shkuli rrepen,poshte saj ishin pese thithlopa. Ajo i mori ne perparese dhe filloi t’i merrte me te mira. Por njera nga ato ra ne toke dhe theu nje kembe,kur e pa Rozina qe ajo ra ne toke,i tha:
- Oh,me fal thithlope,nuk e bera me qellim.
Kater thithlopezat qe i kishte ledhatuar ne preher,e pane kaq te sjellshme dhe i thane:
- Ti je nje vajze e bukur dhe e sjellshme edhe ne duam te shperblejme. U befsh vajza me e bukur e botes dhe shkelqefsh si dielli,edhe kur ka re!
Por thithlopeza qe ra ne toke ishte e merzitur me te dhe tha:
- Mua nuk me duket aq e kujdesshme dhe e vemendshme. Sapo te shohe nje rreze dielli u befte gjarper dhe mos u befte me grua deri ne momentin kur te futet ne furre te ndezur.
Rozina u kthye ne shtepi gjysem e gezuar e gjysem e trishtuar. Njerka,motra he babai kur e pane me te zbukuruar ngelen me gojen hapur. Pastaj i tregoi se cfare kishte ndodhur dhe tha:
- Per kete nuk kam faj! Me duani te pakten sa te mos me nxirrni ne diell!
Pas kesaj ndodhie Rozina nuk dilte me nga shtepia,por rrinte pas dritares ne hije.
Nje dite kaloi djali i mbretit dhe kur pa ne dritare nje vajze aq te bukur,ne nje kasolle te tille,shkoi me vrap dhe i tha se donte ta merrte per grua. Por vajza i tregoi per mallkimin qe ajo kishte. Princit nuk i behej vone per mallkimin dhe nuk pranonte qe nje vajze aq e bukur te banonte ne nje kasolle te tille. Njerka dhe Asunta nuk thane asnje fjale sepse mbreti dha urdher dhe tha se do sillte nje karroce te mbyllur qe te merrnin Rozinen.
Te nesermen erdhi karroca me nje kalores. Mbi karroce kishte nje vrime te vogel e cila ishte e mbyllur. Njerka i dha kaloresit dhjete monedha ari qe ta hapte pak vrimen kur atje te binte dielli dhe ai ra dakort.
Dhe ne mesdite,kur dielli ra pingul,ai e hapi kapakun e vrimes. Rrezet e diellit rane mbi koken e Rozites dhe ajo u shnderrua menjehere ne gjarper dhe doli jashte karroces.
Princi e hapi deren e karroces dhe kur nuk e pa Rozinen brenda,ekuptoi cfare kishte ndodhur. Ai ishte aq shume i inatosur me njerken e saj sa u be gati qe ta vriste,por njerezit e qetesuan dhe ia mbushen mendjen se ky ishte fati i saj; nese nuk do te ndodhte sot do te kishte ndodhur nje dite tjeter. Ai u qetesua dhe i merzitur shkoi u ul ne karriken e tij.
Kuzhinieret kishin bere gati te gjitha gatimet ne furra e ne hell per dasmen dhe miqte rrinin te gjithe neper tryeza. Kur moren vesh se nusja ishte zhdukur,ata menduan: “U mblodhem qe u mblodhem,ta cojme deri ne fund kete feste.” Dhe kuzhinieret moren urdher te ndiznin furren.
Nje kuzhinier po fuste ne furre nje grumbull me gjera per te pjekur,ne mesin e tufes ishte dhe nje gjarper i mbledhur por ai nuk mundi ta hiqte dot sepse tashme e kishte futur ne furre dhe zjarri ishte ndezur.
Ai vazhdonte te veshtronte ne gojen e furres per te pare se cfare do ndodhte me gjarprin.
Por nuk zgajti shume dhe nga flaket kerceu jashte nje vajze lakuriq,e fresket si nje trendafil,me
e ndritshme se furra dhe dielli.
Kuzhinieri mbeti me gojen hapur,pastaj kur mori pak veten filloi te therriste:
- Vraponi! Vraponi! M’u shfaq nje vajze ne furre!
Sapo i degjoi keto fjale,princi u ngrit menjehere ne kembe dhe vrapoi ne kuzhine,edhe pas tij te gjithe njerezit qe ishin te ftuar. Ai e njohu qe ajo ishte Rozina,e mori menjehere ne krahe dhe keshtu bene dasmen.
Qe ate dite Rozina jetoi e lumtur dhe nuk e ngacmonte me njeri nga zilia.
