PERRALLA - 127. DIVI ME PUPLA
“DIVI ME PUPLA”
Nje here u semur nje mbret. E vizituan mjeket me te mire dhe i thane:
- Degjo madheri,nese do te sherohesh dyhet te marresh nje nga pendet e Divit. Por eshte pune shume e veshtire sepse ai ha cdo njeri qe shikon.
Mbreti i tha te gjitheve por asnjeri nuk pranoi te shkonte. Pastaj i tha nje besniku te vet dhe ai tha se do shkonte per te marre ate pende. Ata i treguan rrugen dhe i thane:
- Ne maje te nje mali gjenden shtate shpella,ne njeren nga shpellat ndodhet Divi.
Trimi u nis dhe e zuri nata ne rruge. Ndaloi atje dhe bujtinari i tha:
- Merr edhe per mua nje pende. Dhe nese arrin te flasesh me Divin,pyete pak per vajzen time qe eshte zhdukur prej vitesh dhe nuk e di se ku eshte.
Trimi i dha fjalen bujtinarit dhe ne mengjes u nis per rruge. Arriti te nje lume dhe thirri varketarin. Gjate udhetimit me varke ata filluan te bisedonin dhe varketari i tha:
- Me merr edhe mua nje pende dhe nese arrin ta pyesesh,thuaji si i behet qe kam kaq vjet ketu dhe nuk arrij te dal dot nga varka.
Ne fund te udhetimit,trimi i dha fjalen qe do e kryente porosine dhe vazhdoi rrugen. Tek nje burim u ul te hante pak buke. Aty erdhen dy zoterinj te veshur mire dhe kur moren vesh se ku do shkonte i thane:
- Na merr nje pende edhe neve dhe pyete Divin per dicka. Ne kopeshtin tone kishte nje burim qe derdhte ar e argjend por tani ka shteruar.
Pastaj trimi vazhdoi rrugen dhe rruges e zuri nata. Aty ishte nje manastir dhe ai trokiti. I dolen murgjit dhe ai i kerkoi qe ta strehonin ate nate. Murgjit i thane:
- Atje eshte shume e veshtire por ne do te tregojme cfare te besh dhe ti per te na kthyer nderin duhet te marresh vesh se perse ne nuk shkojme mire si me pare.
Trimi i premtoi se do e merrte vesh dhe murgjit i thane se duhet te shkonte ne shpellen e shtate sepse atje ndodhet Divi,por duhet te shkonte ne mesdite dhe do gjente vetem nusen e tij qe eshte shume e mire dhe do e ndihmonte.
Te nesermen ne mengjes u ngrit dhe ne oren njembedhjete ishte ne maje. Ne mesdite ai trokiti ne dere dhe doli gruaja e Divit. Ajo ishte nje vajze shume e bukur,dhe kur e pa u frikesua shume sepse Divi do ta hante. Pasi trimi i tregoi arsyen perse kishte ardhur,ajo i tha se do ta ndihmonte duke e fshehur poshte krevatit sepse ishte merzitur duke qendruar aty,dhe filloi te gatuante. Sepse Divi e ndiente eren e njeriut kur ishte i uritur,por kur i shuhej uria,i shuhej dhe era e njeriut.
Divi hyri ne dere dhe e ndjeu menjehere eren e njeriut por gruaja e coi ne tavoline qe te hante. Ai perseri e ndiente eren por nuk zgjati shume dhe shkuan per te fjetur.
Kur Divin e zuri gjumi,gruaja i shkuli nje pende…pastaj i shkuli te dyten,te treten e te katerten edhe ia dha trimit qe ishte poshte krevatit. Por Divit i doli gjumi dhe i tha:
- Cfare ben keshtu? Ke vendosur te m’i heqesh te gjitha pendet?
- Jo,por po shikoja enderr, – i tha gruaja.
Dhe i tregoi qe kishte pare ne enderr dy burrat e burimit qe rridhte ar dhe argjend,varketarin,murgjit qe ziheshin dhe bujtinarin qe kishte humbur vajzen.
Divi i tha se ato nuk ishin endrra por te verteta. Vajza e pyeti si mund te zgjidheshin keto probleme dhe ai i tha:
- Murgjit nuk shkojne mire me njeri-tjetrin sepse ka dhjete vjet qe mes tyre ka hyre djalli. Duhet qe murgjit e vertete te fillojne te bejne pune te mira. Burimi eshte bllokuar dhe nuk mund te nxjerre me ar dhe argjend,duhet te germojne rrjedhen e burimit por duhet tabejne ngadale. Atje do te gjejne nje gjyle dhe rreth saj nje bishe te fjetur. Duhet te shkojne ngadale dhe ta shtypin koken e bishes me gjyle. Varketari e ka te lehte te shpetoje por nuk e di cfare te beje. Pasi te beje pagesen ai qe ka hipur,varketari duhet te zbrese para tij dhe tjetri do te ngelet ne vendin e tij ne varke…
- Po bujtinari qe nuk e gjen vajzen e tij? Ku eshte ajo vajze? – e pyet gruaja.
- Ajo vajze je ti,ti je vajza e bujtinarit! – i thote Divi.
Dhe te nesermen trimi u nis bashke me vajzen e bujtinarit. Duke ecur rruges e duke i kthyer pergjigje te gjithe atyre qe i kishin dhene porosi. Por varketarit ia tha sekretin vetem pasi zbriten nga varka. Kur arriten te bujtina,trimi thirri:
- Bujtinar,eja se te kam sjelle penden dhe vajzen tende.
Bujtinari u gezua aq shume sa qe donte t’ia jepte vajzen per nuse. Por ai i tha se do shkonte nje here te mbreti per te marre leje pastaj do kthehej perseri.
Ai shkoi i dorezoi penden,mreti u dorezua menjehere dhe i dha nje shperblim.
Trimi i tha se donte te martohej,mbreti ia dyfishoi shperblimin dhe i dha leje te largohej.
Por Divi e kishte vene re mungesen e gruas dhe vrapoi per ta kapur.
Arriti te lumi dhe u hodh ne varke. Atij nuk i shkoi ndermend qe varketari e dinte sekretin,dhe pasi pagoi leket,varketari zbriti i pari nga varka dhe Divi ngeli i bllokuar aty.
