Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 126. PRINCI DHE XHINDJA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 126. PRINCI DHE XHINDJA
Prev
Next

                                                 “PRINCI DHE XHINDJA”

 

Ishte nje here nje princ i ri qe ishte shume i dhene pas gjuetise. 

Nje dite qe po gjuante atij i doli para nje dhelper,se ciles i vezullonte qimja si flori. Duke e ndjekur pas per ta qelluar,princi kaloi kodra e male por nuk mundi ta kapte. Ajo e coi aq larg sa nuk mund te imagjinohet. Kjo kur mberriti shume larg ajo u zhduk fare dhe e la djalin ne pyll ku e zuri nata. Per te mbrojtur veten nga ftohti dhe nga egersirat,djali u struk ne trungun e nje peme te trashe. 

Ne mes te nates,u mblodhen te gjitha xhindet dhe filluan t’i tregonin njera-tjetres te gjitha prapesite qe kishin bere. Dy te parat treguan se si kishin ngaterruar disa njerez me njeri-tjetrin. Kur erdhi radha e xhindes flokearte,ajo tha:

  • Une u bera si dhelper dhe nje djale princi me ndoqi nga pas deri ketu. Ai eshte larguar aq shume nga vendi i tij sa qe te kthehet ne shtepi,do t’i duhet te udhetoje per nje kohe shume te gjate.

Kur i degjoi keto fjale,princit sa nuk i ra te fiket. Xhindja e moshuar e pyeti vajzen nese princi ishte i bukur dhe ajo i tha se djale me te bukur nuk gjen. Xhindja e moshuar tha:

  • Ah,sikur princi te ishte ketu afer dhe te te merrte per nuse.
  • Ka mundesi qe nje njeri te martohet me nje xhinde? – e pyet vajza flokearte.

Xhindja e moshuar thote se ka vetem nje menyre qe kjo te ndodhe,dhe vazhdon tregon:

  • Ai duhet te perpiqet ta rrembeje xhinden dhe ta marre me vete. Ne ate cast xhindja do te shnderrohet ne kuceder,por njeriu nuk duhet te kete frike dhe nuk duhet te heqe dore nga perpjekjet e tij. Atehere xhindja do te kthehet ne nje gjarper te madh,por njeriu nuk duhet te terhiqet. Me ne fund,xhindja do te kthehet ne pellumb. Njeriu duhet te tregohet aq i shkathet sa t’i shkule dy pupla. Kur te kthehet ne shtepi ai duhet te djege pak puplat. Atehere xhindja do te shkoje fluturimthi ne shtepine e njeriut,do te marre forme njerezore dhe do te behet bashkeshortja e tij. Ai qe do ta beje nje gje te tille,do te jete njeriu me i lumtur ne bote!

Sapo mbaroi se foluri xhindja e moshuar,princi mbshteti duart ne pemen e trashe dhe u hodh mes tre xhindeve. Kur e kapi nga gershetat xhinden flokearte,ajo u kthye ne kuceder. Por djali nuk u tremb dhe ajo u shnderrua ne gjarper. Persesi princi nuk u tremb,dhe kur ajo u kthye ne pellumb,ai i shkuli dy pupla para se ajo te fluturonte mes pyllit te dendur me peme.

Kur doli dielli,princi mori dy puplat dhe u nis per t’u kthyer ne shtepi.

Kur doli ne nje fushe te madhe,princi pa tre burra qe po luftonin me shpata. Ai mori vesh se ata ishin vellezer. Babai i tyre qe kishte vdekur para disa ditesh,u kishte lene nje qilim qe fluturonte ne qiell,nje kapele qe po ta vije ne koke beheshe i padukshem,dhe nje shkop qe levizte nga vendi kodrat dhe malet. Meqenese secili nga ata i donte t’i merrte te treja,ata perlesheshin me shpata per te vrare njeri-tjetrin. Princi u mundua t’i bindte qe te hiqnin dore nga sherri dhe t’i ndanin ne menyre vellazerore por ata nuk ia degjuan fjalen.

Tre vellezerit vazhduan ta qellonin njeri-tjetrin me terbim. Ne kohen qe princi arriti ne cepin e fushes,u degjua nje ulerime e llahtarshme. Ai u godit ne zemer per vdekje dhe u mbulua me gjak. Disa minuta me vone,po te njejtin fat pesuan edhe dy vellezerit e tjere. Mbi kufomat e mbuluara me gjak vinin rrotull tufat e korbave.

Per te mos i lene trupat qe t’i hanin korbat,princi u kthye,hapi nje grope te thelle dhe i futi te tre vellezerit atje. Pasi e mbaroi ate pune,mori me vete qilim magjik,kapelen magjike dhe shkopin magjik,duke menduar se mund t’i hynin ne pune…

Kur mberriti te pallati ku kishte lindur dhe ishte rritur,prinderit e tij u gezuan aq shume per kthimin e tij sa organizuan nje feste te madhe.

Pasi mbaroi festa,ai dogji pak dy puplat e pellumbit…por xhindja nuk erdhi ne pallat. Ai u be merak dhe i hipi qilimit magjik,duke i thene:

  • Jepi qilim,shkojme te xhindja flokearte!

Qilimi u nis dhe vendi ishte kater mije vjet larg nga pallati,por qilimi e beri vetem per kater ore.

Pasi arriten atje,princi vuri kapelen magjike dhe u be i padukshem qe mos te binte ne sy.

Pasi kontrolloi mire ne pallat,ai gjeti te dashuren e tij e cila iste e merzitur. Princi i shkoi prane dhe hoqi kapelen para syve te vajzes. Ajo nuk po i besonte syve sepse asnje njeri nuk mund te arrinte dot aq shume larg. 

Pasi princi e siguroi qe ishte me te vertete ai,vajza i tregoi se nuk e la babai te shkonte ne pallatin e princit,sepse nuk donte qe ajo te martohej me nje njeri.

Princi e mori flokearten ne qilim dhe u nisen te dy per t’u kthyer be pallat.

Ne kohen kur qilimi po fluturonte ne qiell,i ati i xhindes i vuri re dhe u nis pas tyre qe t’i kthente mbrapsh. Ne ate kohe princit iu kujtua shkopi magjik. Ai levizi nga vendi kodrat e malet,te cilat i vuri njera-mbi tjetren duke bere nje burg te madh dhe te forte per xhindin.

Cifti i ri arriti ne pallatin mbreteror ku u be nje feste e padegjuar,ne te cilen moren pjese me mijera vete per te ururar princin me flokearten. Te cilen jetuan pergjithmone te lumtur.

 

Prev
Next

Comments for chapter "126. PRINCI DHE XHINDJA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved