PERRALLA - 124. BUJARI DHE KOPRACI
“BUJARI DHE KOPRACI”
Ne nje fshat te larget jetonin dy kesherinj qe ndryshonin nga njeri-tjetri si nata me diten. Njeri ishte aq i mire sa ndante me te tjeret dhe copen e fundit te bukes,dhe ata qe e njihnin e quanin Bujar. Kurse tjetri ishte aq i keq sa nuk ndihmonte as nje njeri qe ishte gati duke vdekur,prandaj ata qe e njihnin e quanin Koprac.
Por vendi ku jetonin ata ishte shume i varfer dhe si shume te tjere ata u nisen ne emigrim per te punuar. Njerezit e kishin paralajmeruar Bujarin qe mos te udhetonte me nje njeri si Kopraci por ai mendonte se asnje nuk duhet paragjykuar.
Dhe keshtu te dy kusherinjte u nisen bashke. Pasi ecen disa ore,ata ndaluan dhe Bujari tha:
-
- Une them qe mos t’i hapim te dyja trastat e bukes,te hame nje here buken qe kam une pastaj hidhemi nga trasta jote.
Kopraci ishte dakort dhe hengren nga buka e Bujarit. Kur buka e tij mbaroi i erdhi radha trastes se Kopracit. Por ai i jepte Bujarit aq pak buke sa nuk arrinte dot te shuante urine qe kishte. deri sa erdhi nje cast qe ai fshehu buken dhe i tha qe mbaroi,pastaj shtoi:
-
- Une them te ndahemi dhe te kerkojme pune ku te gjejme.
Dhe Bujari qe nuk po e duronte dot me kusheririn e tij hileqar,ishte dakort me te.
Bujari ecte ngadale sepse nuk kishte fuqi ngaqe ishte pa ngrene,dhe para i doli nje shpelle. Ai u fut brenda dhe u fsheh pas nje shkembi. Ne darke erdhi arusha,ujku dhe dhelpra,te cilet kishin kapur nga nje gjah dhe ndaluan aty per te ngrene.
Pasi mbaruan me te ngrene,arusha tha:
-
- Te tregojme nga nje histori pastaj fleme gjume,se nuk flihet me barkun plote.
Atehere filloi dhelpra dhe tha:
-
- Pesedhjete hapa larg kesaj shpelle eshte nje peme qe e ka goditur rrufeja,dhe ne fundin e saj eshte nje traste plote me florinj.
-
- Une do t’iu tregoj nje histori me te cuditshme, – tha ujku. – Pak me larg kesaj shpelle jeton nje bari i cili ka nje dash te zi,dhe ai qe ha mushkerite e atij dashi mund t’i kthehet shikimi perseri nese eshte i verber.
-
- Historite tuaja ishin te rralla por une di nje me te bukur, – tha arusha. – Ne malin e Biges gjendet nje shpelle ku jane fshehur dyzete mushka me florinj. Por deri me sot nuk eshte afruar asnjeri sepse ruhen nga nje kuceder me nente koka.
Kaq degjoi Bujari dhe pastaj e zuri gjumi. Kur u zgjua ne mengjes aty nuk kishte me njeri. Pasi u sigurua qe nuk ishte ne rrezik,doli nga shpella dhe shkoi drejte pemes qe e kishte goditur rrufeja. Atje germoi dhe gjeti trasten me florinj qe tha dhelpra.
Pastaj shkoi prane nje mbreterie dhe mori nje dhome me qira. Aty degjoi lajmetarin e mbretit qe thoshte me ze te larte:
-
- Mbreti ka humbur shikimin! Ai qe do e sheroje ai ka premtuar se do i jape per grua vajzen e tij te vetme!
Pasi e degjoi kete lajm,Bujari bleu nje kal dhe shkoi te bariu edhe i bleu dashin e zi.
Pastaj u kthye dhe porositi nje kasap ta therte. Ai mori vetem veshkat e dashit per te gatuar,dhe pasi i beri gati shkoi ne pallatin e mbretit.
Atje rojet nuk e lejuan te kalonte por ai doli para dritares se mbretit dhe filloi te therriste se ishte nje mjek qe kishte ardhur per te sheruar syte e mbretit. Pasi mbreti e degjoi dha urdher qe ta lejonin te hynte brenda.
Djali hyri dhe i tha qe te hante ate qe ai i kishte gatuar ,edhe per njezete e kater ore do te shikonte perseri madje dhe me mire se me pare. Ia lidhi syte me fasho,dhe kur ia zgjidhi pas njezete e kater oresh,mbreti filloi te shikonte.
Mbretit iu be qejfi aq shume sa nuk shpjegohej dot me fjale,dhe i tha qe do i jepte vajzen per grua,por Bujari i tha:
-
- Une e pranoj vajzen tende per grua por dua te me plotesosh dhe nje deshire tjeter.
Ai i kerkoi mbretit nje mije kalores te armatosur dhe dyzete mushka,mbreti ia plotesoi kerkesen dhendrrit te tij.
Pastaj u nis me kaloresit dhe shkuan ne malin e Biges per te marre florinjte qe ruheshin nga kucedra me nente koka. Kur i pa kucedra,iu versul per t’i ngrene te gjithe por nje mije ushtaret gjukten te gjithe me shigjeta dhe e plagosen aq keq sa nuk leviste dot me. Pastaj shkuan dhe i prene koken. Pasi kaluan kucedren hyne ne shpelle dhe i ngarkuan te gjitha mushkat me florinj. Kur u kthye ne pallat,Bujari i dha gjysmen e pasurise mbretit. Pastaj mbreti kembenguli qe Bujari te martohej me vajzen e tij dhe u be nje dasem e madhe.
Por Bujarin e mori malli per vendin e tij,mbreti i dha me vete te gjithe thaset me florinj edhe nje mije ushtare te armatosur deri ne gryke.
Kur Bujari po kalonte ne vendin qe ishte ndare me kusheririn e tij,pa nje njeri qe i dukej i njohur dhe ndaloi. Ai njeri ishte kusheriri i tij Kopraci,i cili ishte katandisur si mos me keq.
Bujari ishte nje njeri i mire dhe i zgjati doren ta ndihmonte. Kopraci i tha se kishte bere shume lloje punesh por nuk kishte mundur te fitonte shume para. Bujari i dha disa florinj,dhe Kopraci e pyeti se si kishte arritur te bente gjithe ate pasuri. Bujari ia tregoi te gjithe historine dhe Kopraci ia mbathi me te katra per te shkuar ne shpellen qe i kishte thene kusheriri i tij.
Kur arriti atje nuk kishte njeri. Ai u fsheh pas shkembit dhe ne darke erdhen arusha,ujku dhe dhelpra. Arusha po bertiste sepse dikush i kishte degjuar kur kishin folur ate nate dhe i kishin
zbuluar te gjitha sekretet. Atehere ata para se te flisnin perseri kontrolluan shpellen se mos i degjonte njeri,dhe pasi kontrolluna mire,gjeten Kopracin te fshehur pas shkembit. Kopraci bertiste me te madhe se nuk ishte ai qe i kishte zbuluar te fshehtat por kusheriri,por kafshet nuk i degjuan lutjet e tij dhe e bene cope e cike.
