Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 110. ISHULLI I ARTE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 110. ISHULLI I ARTE - PERRALLA
Prev
Next

                                                   “ISHULLI I ARTE”

Ne nje fshat jetonte nje fshatar i varfer. Kur erdhi muaji i mbjelljeve,fshatari i varfer shkoi te fqinji i tij i pasur dhe i kerkoi borxh pak miser. Por dihet qe me e lehte eshte te kapesh nje dhelper se se sa t’i kerkosh nje pasaniku lemoshe.

Pasaniku e degjoi kerkesen e tij dhe i tha:

        • Eja neser dhe do te jap nje grusht miser,kurse ne vjeshte,per kete do me kthesh dy poce.

I varferi u perkul ne shenje respekti dhe shkoi ne shtepine e tij. Nderkohe pasaniku urdheroi te shoqen te ziente nje grusht miser te mykur dhe t’i hidhte larte nje grusht te pazier.

Te nesermen i varferi e mori misrin e prishur dhe e mbolli. Nuk mbiu pothuajse asgje. Vetem nje kokerr e paziere leshoi nje filiz te gjelber. 

I varferi kujdesej per fidanin e vetem qe nga mengjesi deri ne mbremje. Ai e ujiste,e prashiste,e mbronte nga bresheri dhe nga era dhe fidani u be shume i mire.

Erdhi koha e te korrave. I varferi shkoi ne are dhe pa qe fidanin e kishin thyer dhe nje lloj shpendi i madh vukiste kokrrat e kallirit. I varferi filloi me te qare dhe tha:

        • S’te vjen pak turp. Si mund te me shkulesh kallirin e vetem!

Shpendi i foli dhe i tha:

        • Mos u hidhero! Hip tek une dhe mbahu forte se do ta shperblej borxhin!

Ai u kap forte dhe shpendi u ngrit ne fluturim drejte perendimit. Ata fluturuan aq larte sa nuk mund te dukej as oqeani. Ne mes te oqeanit u shfaq nje ishull rere. Shpendi filloi te zbrese dhe kembet e te varferit kapen ne toke. Kur ai hodhi shikimin rreth e rrotull,pa se i gjithe ishulli ishte i mbuluar me rere te florinjte. Shpendi i tha se mund te merrte sa te donte. I varferi e falenderoi dhe filloi te mbushte xhepat. Pasi mori disa i tha shpendit qe ta kthente perseri ne vendin e tij. Shpendi u habit se mori pak por i varferi i tha:

        • Une tani kam aq florinj sa mund t’i jap edhe fshatareve te tjere.

Dhe keshtu hipi mbi shpinen e shpendit dhe u kthye perseri ne fshatin e tij. 

Pasaniku u kthye ne shtepi me nje fryme dhe i tha gruas te ziente nje grusht miser te mykur dhe t’i hidhte nje grusht te pazier.  Grurin e pazier e mori dhe e mbolli,edhe nga toka mbiu nje fidan i vogel i gjelber. Fidani u rrit shpejte dhe me ne fund leshoi kalli.

Pasaniku lidhi dy thase me litar dhe u nis per ne fushe. Dhe pastaj cdo gje ndodhi ashtu si i tregoi i varferi. Ai pa ne fushe qe fidani ishte thyer,kurse kokrrat e kallirit po i cukiste nje shpend i madh. 

Pasaniku u afrua fshehurazi,e kapi nga qafa dhe i bertiti:

        • Me co ne ishullin e arte,perndryshe do t’i kepus krahet.

Shpendi e pa qe nuk mund te levizte dot dhe i tha:

        • Le te behet ashtu sic do ti! Ulu ne shpinen time dhe mos ki frike fare!

Pasaniku hipi mbi shpendin,e kapi qafen e tij me duar dhe u ngriten ne fluturim. Shpendi fluturoi gjate,deri sa me ne fund arriti ne bregun e ishullit te arte. Pasaniku kur pa gjithe ata kapule me rere te floriri,nga gezimi harroi gjithcka. 

Rrembeu thesin dhe filloi ta mbushe me florinj. Pasi e mbushi te parin deri ne gryke mori edhe tjeterin. Por shpendi i tha:

        • Mos u bej shume lakmitar! Rruga per ne shtepi eshte e gjate. Eshte veshtire te fluturosh me gjithe ate peshe. 

Por pasaniku nuk e degjoi fare. E mbushi edhe thesin e dyte deri ne gryke e pastaj filloi me te mbushur xhepat. Shpendi i tha perseri por ai perseri nuk e degjoi. Ati prane pa dy poce te medhenj floriri dhe nga lakmia e humbi fare arsyen. I mori dhe ata te dy por nuk kishte ku t’i mbante sepse thaset edhe xhepat i kishte mbushur plote. Keshtu,mori litarin dhe i lidhi te dy ne qafe sepse nuk donte t’i linte aty. Shpendi i foli per te treten here:

        • Mos u bej shume lakmitar! Kush kerkon te marre copen e madhe pa e merituar,ai humbet edhe te voglen.

Pasaniku u ul mbi shpendin dhe e shtrengoi forte me kembe qe te mos binte,sepse duart i kishte te zena: ne njeren dore mbante nje thes dhe ne doren tjeter thesi i dyte. 

Shpendi rrahu krahet dhe u ngjit ne ajer. Pasaniku shikonte poshte valet e shkumezuara te oqeanit dhe nga frika shtregonte shpendin sa me forte. Atehere shpendi i tha:

        • E kam te veshtire te fluturoj! Hidhe poshte nje thes!

 

        • S’ka gje, – bertiti pasaniku. – Fluturo sa me shpejte.

Shpendi i rrahu krahet edhe disa here dhe pastaj iu lut perseri,por pasaniku ia ktheu:

        • Ti je i cmenduar o krijese budallaqe! Fluturo me shpejte se nuk ka ngelur shume rruge.

Shpendi po fluturonte gjithmone e me ulet. Pesha e rende e florinjve nuk e lejonte qe te ngjitej me larte dhe keshtu rane te dy ne det. Pasaniku u mundua te shpetonte por ishte e kote.

Ai i leshoi te dy thaset nga duart,por pocat e florinjte qe kishte varur ne qafe e terhoqen me vete deri ne fund te oqeanit. 

Keshtu vdiq edhe pasaniku qe ishte lakmitar. Shpendi doli ne breg,u shkund mire e mire dhe pastaj shkoi u fsheh ne malin me te afert.

Prev
Next

Comments for chapter "110. ISHULLI I ARTE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved