Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 108. KOPRACI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 108. KOPRACI - PERRALLA
Prev
Next

                                                            “KOPRACI”

Ne nje fshat jetonte nje fshatar i pasur. Ai ishte shume koprac dhe i pangopur.

Cdo jave kopraci dilte ne Pazar duke shtyre perpara nje karroce te madhe te mbushur me fruta. Ai kishte nje kopesht te madh dhe frutat e tij ishin bere te famshme ne te gjithe vendin.

Nje here kopraci coi ne Pazar nje karroce plot me dardha. Ato ishin te gjitha njelloj: pa snje njolle,te fresketa,asnje e qullte dhe asnje e papjekur.

Fshatari hodhi syte nga karrocat e fqinjeve dhe tha me vete: “Dardhat e mia jane me te mira nga te gjitha. Sot do ta shes mallin me cmim me te mire. Nuk do te bej tolerime fare.”

Sapo tha keto fjale,perpara pa nje plak te varfer. Ai duhet te vinte nga larg. Trupi i tij i thate ishte mbuluar me lecka; ai mezi merrte fryme dhe mbeshtetej ne nje lopate te rende. Plaku iu afrua kopeshtarit dhe i zgjati doren,por tregtari i pangopur kendonte me zerin e tij te neveritshem dhe beri sikur nuk e pa te varferin.

        • Zoteri bujar,ju nuk do te varferoheni ne qofte se do t’i jepni njeriut te varfer nje kokerr dardhe, – i tha plaku.

Por ai i lutej kot nje njeriu te tille. Kopshtari i pangopur gjithe jeten nuk i kishte dhene askujt falas. Madje as gruaja dhe femijet e tij nuk e dinin se cfare shije kishte dardha,molla etj.

A mundet nje njeri i tille t’i jape nje dradhe pa para nje te varferi?

Plaku iu lut shume per lemoshe,por zemra e kopracit nuk u zbut.

        • Shko kerkoi te tjereve, – bertiti me inat kopraci. – Se m’u ngjite prapa si nje rrodhe.

Por i varferi nuk largohej. Atehere i pasuri filloi ta shaje e ta ofendoje me ze te larte.

        • Degjo ti leckaman! Largohu andej dhe mos me tremb bleresit. Perndryshe do te leshoj qente e rruges qe te shqyejne!

 

        • Zoteri! Ne karrocen tende ka me qindra dardha. Une iu lutem te me jepni nje. Nuk keni pse te zemeroheni dhe te inatoseni per hicgje!

 

        • Per hicgje! – uleriti kopraci. – Po une per cdo dardhe marr para!

Aq fort uleriti kopraci sa u mblodh i gjithe populli i pazarit. Nje i papune nga turma,i tha kopracit:

        • Po jepi dardhen me te keqe dhe ai do largohet!

 

        • Une s’kam dardha te keqija, – u pergjigj kopraci. Kush do qe te haje dardha nga kopeshti im duhet te paguaje parate. Prej meje nuk ka per te marre asnjeri falas.

 

        • Mire,- i tha i papuni. – Ja,merri parate dhe jepi plakut dardhen me te mire.

Tregtari i dha te varferit dardhen me te mire. I varferi u perkul me mirenjohje njeriut qe i bleu frutin e deshiruar dhe duke iu drejtuar turmes,tha:

        • Zoterinj! Une kam qindra dardha te mrekullueshme. Iu ftoj te gjitheve te hani te gjithe.

Njerezit mbeten gojehapur nga ato fjale. Perse ai kerkoi duke u lutur nje dardhe te keqe kur vete paska qindra te tilla?!

        • Tani do ta kuptoni perse me duhej kjo dardhe, – tha i varferi.

Ai e hengri shpejte dardhen duke mbledhur me kujdes farat e saj. Pastaj hapi nje grope me lopate,hodhi brenda faren dhe e mbuloi me dhe.

Turma ktheu syte nga i varferi dhe po priste me padurim se cdo te ndodhte me pas. Vetem kopraci u inatos perseri,sepse te gjithe e kishin mendjen te i varferi dhe nuk po joshej me njeri nga dardhat qe prisnin ne karroce. 

Papritur ne turme degjoheshin zera: mbiu nje filiz i vogel. Filizi rritej gjithmone e me shume.

Pas nje minute ai u shnderrua ne nje peme te madhe dardhe; pas dy minutash pema lulezoi dhe pas tre minutash u mbush plote me dardha te medha dhe te lengshme.

Atehere endacaku filloi te kepuse dardha dhe ia shperndau turmes. Dardhat ishin aq te embla dhe te buta,sa kur njerezit mbaronin te paren,zgjasnin doren per te marre te dyten.

Shume shpejte nuk mbeti asnje kokerr dardhe dhe njerezit filluan te shperndaheshin. 

Kopraci dhe plaku mbeten vetem perballe njeri-tjetrit. 

Kopraci qe nga kopeshti i tij nuk kishte ngrene as edhe nje dardhe te kalbur,u sul me lakmi te dardhat e plakut dhe priste se cfare do te bente.

Plaku mori perseri lopaten e tij te rende dhe filloi te godiste pemen. Nga cdo goditje pema zvogelohej gjithmone e me shume,ai filloi ta godiste deri sa ajo u be fidan dhe ne fund u zhduk fare. Ne vendin ku me pare kishte fruta te mrekullueshme,tani kishte ngelur vetem nje grope e vogel. 

Kur tregtari erdhi ne vete nga habia,njeriu i cuditshem nuk ishte me aty.

Kopraci qendroi per nje kohe te gjate pa levizur nga vendi. Ai vazhdonte te llogariste sa do kishte fituar plaku po t’i kishte shitur gjithe ato fruta. 

Kopraci u afru te karroca e tij,hodhi syte nga karroca i trishtuar dhe kapi koken me duar; ne karroce nuk kishte mbetur me asnje kokerr dardhe.

Vetem atehere ai e kuptoi qe i huaji ishte magjistar,ia mori dardhat nga karroca dhe i vuri ne pemen e tij magjike. 

Kopeshtari u inatos shume me endacakun dhe filloi te uleriste me te madhe. Dhe pa u permbajtur u nis me vrap. Ai vraponte duke perplasur kembet ne toke nga terbimi,sikur ta kishte ajo fajin per humbjen qe ai kishte pesuar. Tregtari pershkoi shume rruge dhe rrugica qorre,por te varferin nuk mundi ta gjente ne asnje vend. Kur perendoi dielli ai u kthye ne Pazar. Nderkohe i kishte ndodhur nje e keqe tjeter.

Nderkohe qe ai iku me vrap per te ndjekur te varferin,hajdutet i kishin vjedhur karrocen.

Dhe keshtu,kopraci u kthye ne shtepi pa dardha,pa para dhe pa karroce.

Prev
Next

Comments for chapter "108. KOPRACI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved