Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 107. PLAKU DHE MASHTRUESI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 107. PLAKU DHE MASHTRUESI - PERRALLA
Prev
Next

                                                   “PLAKU DHE MASHTRUESI”

Shume vjet me pare jetonte ne nje vend nje mashtrues. Ai shetiste gjithe vitin neper fshatra dhe hidhte fall me letra. Fshataret i jepnin ndonje gje per te ngrene dhe per te pire dhe atij kaq i mjaftonte se nuk i pelqente te punonte. 

Nje dite ai u shnderrua ne nje te verber,qe njerezve t’i vinte keq dhe ti jepnin per te ngrene falas. Askush nuk kishte per ta marre vesh qe ai ishte mashtrues po te mos kishte ndodhur nje ngjarje ku te gjithe e zbuluan.

Nje here mashtruesi ndodhej ne mes te fushes dhe filloi nje stuhi. Atehere ai filloi te bertiste:

        • Ndihmoni te verberin! Me strehoni nga moti i keq!

Aty prane ndodhej nje kasolle dhe ishte roja qe ruante fushen me miser. Ai e mori dhe i tha:

        • Hajde futu ketu dhe prit sa te pushoj shiu.

Ai hyri dhe u afrua sa me afer zjarrit dhe u tha shpejte. Shiu vazhdonte pa pushim.

        • Sa fatkeq jam, – tha mashtruesi. – Ne oborr eshte nate,te gjithe kanalet dhe gropat jane mbushur me uje. Mua te verberit me duhet te nisem per rruge te gjate.

Por roja ishte njeri i mire dhe ate nate e mbajti te flinte aty ne kasolle. Ai i shtroi per te fjetur ne nje qoshe dhe e mbuloi me jorganin e tij te ri.

Kur rojen e zuri gjumi,mashtruesi qepi ne cepin e jorganit nje monedhe bakri dhe numeroi telat e cadres qe kishte roja. Ne mengjes,mosmirenjohesi rrembeu jorganin me cadren dhe e braktisi kasollen. 

Kur zgjohet roja shikon se nuk ishte as i verberi,dhe as jorgani me cadren. Roja filloi ta ndiqte me vrap,vrapoi rreth pese kilometer dhe e arriti mashtruesin ne nje fshat te madh. 

Megjithese ishte shume i inatosur,roja nuk donte ta turperonte ne syte e te gjitheve. Prandaj u afrua dhe i tha me ze te ulet:

        • A ke ndergjegje apo s’ke?! Une te strehova nga stuhia dhe te dhashe jorganin tim me te mire,ndersa ti per keto te mira ma shperbleve duke me vjedhur? Me jep jorganin dhe cadren perndryshe do ta kesh keq.

Mashtruesi ne vend qe te pendohej dhe te largohej i qete,filloi te bertase:

        • Me mbroni o njerez se jam i verber! Ky hajdut do te me vjedhe plackat!

Pastaj edhe roja nuk iu permbajt dot edhe filloi te bertiste:

        • Ti je hajdut! Ti ma vodhe jorganin dhe cadren!

Fshataret degjuan zhurme dhe shkuan me vrap per te pare se cfare po ndodhte. Ata pane te verberin e gjore dhe pyeten pse po bertisnin dhe roja iu pergjigj:

        • Une e strehova kete te verbere ne kasollen time per ta mbrojtur nga shiu,kurse ai me vodhi jorganin dhe cadren!

 

        • Genjeshtar,- bertiti mashtruesi. – Une s’kam qene ndonjehere ne kasollen e tij! As nuk e njoh fare,nuk e kam pare ndonjehere kete njeri!

Fshataret i degjonin fjalet e tyre por nuk arrinin dot te dallonin se kush nga te dy kishte te drejte. Papritur mashtruesi bertiti:

        • Tani do ta shohin te gjithe se ti je shpifes dhe mashtrues! Ne qoste se kjo eshte cadra jote,atehere me thuaj pak sa tela ka?

 

        • Nuk e di sa tela ka dhe nuk me duhet. Pse duhet ta di?

 

        • E shikon? – u gezua mashtruesi. – Ti nuk e di sepse kete cader nuk e ke mbajtur kurre ne dore prandaj. Kurse une e di,ajo ka plote njezete tela. Shikojeni njerez te nderuar dhe me thoni kush ka te drejte.

Fshataret i numeruan dhe kishte me te vertete njezete tela. Pastaj mashtruesi tha:

        • Po jorgani yt cfare shenje ka?

 

        • Nuk ka ndonje shenje! – u pergjigj roja. – Jorgani im eshte si gjithe te tjeret!

 

        • Epo ky jorgan ka nje shenje qe tregon se eshte i imi.

Mashtruesi i tregoi fshatareve monedhen e qepur ne cepin e jorganit. Fshataret u zemeruan aq shume me rojen sa u bene gati ta rrihnin sepse roja nuk po dinte cfare te thoshte me. 

Tamam si thote shprehja: “Edhe goje ka edhe s’thote asnje fjale”.

Papritur,nga turma u shkeput nje fshatar mjekerbardhe e i nderuar dhe i tha qe te afroheshin te dy. Mashtruesi dhe roja u afruan.

        • Ma trego pak mua jorganin tend, – i tha plaku i vrazhde te verberit.

I verberi ngriti syte nga qielli dhe filloi te vije rrotull me duar te zgjatura perpara.

        • I mjeri ai nuk shikoka fare, – tha nje grua.

 

        • Vetem nje kafshe mund ta ofendoje kete te pambrojtur, – bertiti nje tjeter.

Me ne fund mashtruesi i dha jorganin plakut. Njeriu i mencur e veshtroi jorganin nga te katerta anet. Jorgani ishte shume i bukur sepse ne te ishin qendisur dragonj,lule dhe zogj.

        • Me nje jorgan te tille te vjen ndot te mbulohesh, – tha plaku i nderuar. – Ai ngjan si nje lecke e felliqur. Po ta kisha une mezi do e shikoja me sy.

Pasi tha keto fjale,plaku e hodhi jorganin ne toke. Dhe ne ate moment,mashtruesi harroi se ishte i verber,kapi jorganin dhe bertiti me te madhe:

        • Si more budalla nuk do e shikoje me sy! Nuk e shikon sa i bukur qe eshte? Ka te qensisur dy dragonj,tre lule dhe kater zogj!

Plaku aq donte te degjonte sepse per kete e provokoi,dhe i tha:

        • Ti shikoke me mire nga te gjithe ne bashke! Le t’i japim ketij mashtruesi njezete goditje me shkop ne kurriz,qe mos t’i genjeje me njerezit e ndershem!

Fshataret e kapen menjehere dhe i dhane nje dru aq te mire,sa mashtruesi mos te dukej me per gjithe jeten ne fshatin e tyre.

Prev
Next

Comments for chapter "107. PLAKU DHE MASHTRUESI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved