PERRALLA - 106. PESHKU I ARTE
“PESHKU I ARTE”
Ne bregun e nje lumi jetonte nje peshkatar i varfer me gruan e tij. Pa zbardhur dita mire,ai hipi mbi varke dhe shkoi per te peshkuar. Gjate gjithe dites ai nuk kapi asnje peshk,sado qe ndryshonte vend. Kur filloi te erresohej dhe peshkatari do kthehej ne shtepi,vuri re se kishte kapur dicka. E ngriti grepin larte dhe pa qe kishte kapur nje peshk te pazakonte,me tre pende te arta ne kurriz. Peshkatari po mendonte se cfare do bente me parate qe do shiste peshkun,por sa i hoqi grepin nga goja,peshku foli dhe i tha:
-
-
-
- Me lesho dhe s’ke per t’u penduar. Une jam mbreti i ketij lumi. Ne shenje mirenjohjeje merr pendet e mia te arta. Te paren fute ne dhe,te hidhe ne liqen dhe te treten vere nen shtresa ku fle gruaja. Por ki kujdes qe mos te verbohesh nga florinjte.
-
-
Peshkatari u mendua sa u mendua dhe ashtu beri. I mori tre pendet e arta dhe e leshoi.
Kur hapi syte te nesermen ne mengjes,pa qe gruaja e tij kishte lindur nje vajze te vogel. Ai e mori vajzen ne krahe dhe u afrua te bregu ku kishte celur nje fidan luleje,kurse ne lum levizte nje peshk i vogel i arte. Vajza shikonte gjithe gezim dhe qeshte.
Vajza rritej cdo dite dhe behej gjithmone e me e bukur. Ajo ishte gjithmone e gezuar dhe fqinjet i mahniste me bukurine dhe zgjuarsine e saj. Ne vend te fidanit celi nje zambak i bukur i arte,kurse peshku i vogel u rrit dhe u be i madh.
Por nje gje ishte shume e cuditshme: nese vajza merzitej nga dicka,atehere gjethet e zambakut fillonin te vyshkeshin dhe peshku notonte dhe godiste ujin me bisht.
Kaluan shpejte gjashtembedhjete pranvera dhe vajza e peshkatarit u be vajze e madhe.
Vajza ishte shume e bukur dhe punetore. Djemte e fqinjeve filluan ta kerkonin per grua por prinderit nuk pranuan asnjerin prej tyre.
Por nje dite zbriti ne breg nje pasanik,i veshur me rroba mendafshi dhe peshkatari e kuptoi menjehere qe ai kishte ardhur per te kerkuar doren e te bijes. Pasi ai i kerkoi doren te bijes se
tij,pasaniku urdheroi sherbetoret te sillnin nje thes te madh. dhe kur e cau me shpate,prej tij rrishnin florinj. Edhe peshkatari u pergjigj:
-
-
-
- Vajza ime nuk do te largohet nga shtepia dhe t’i lere vetem prinderit e saj pleq.
-
-
Atehere pasaniku qeshi me te madhe dhe i cau nje thes tjeter me florinj.
Peshkatari i vjeter i harroi fjalet qe i kishte thene mbreti i lumit. Ai nuk mundi t’i largonte syte nga florinjte dhe ne fund vendosi qe t’ia jepte vajzen per grua.
Peshkatari bashke me gruan filluan te jetonin perseri ne vetmi. Punet ia benin sherbetoret sepse tashme ata ishin shume te pasur. Me dite te tera ai rrinte ne qoshe te shtepise duke numeruar dhe duke peshuar vazhdimisht florinjte.
Nje here kur ai u zgjua nga gjumi,hyri ne dhome sherbetori dhe i tha se zambakut i hidhnin uje vazhdimisht por gjethet e tij vyshkeshin.
Kur ai shkoi ne kopesht,peshkatari plak pa zambakun e arte te vyshkur dhe te rrezuar ne toke. Pastaj shkoi me vrap te liqeni per uje dhe atje e priste nje e keqe tjeter. Ne ujin e kthjellet si pasqyre vertitej peshku i arte. Atehere gruaja e peshkatarit tha e shqetesuar:
-
-
-
- U mjeruam! Do te kete ndodhur ndonje gje me vajzen,florinjte na sollen mjerim!
-
-
Peshku i arte doli nga uji dhe i tha peshkatarit:
-
-
-
- Bija juaj eshte peng tek mbreti i Detit te Verdhe. Ai ua verboi syte me shkelqimin e florinjve dhe ju e moret dragoin per njeri.
-
-
Pleqte qane nga hidherimi,peshkatari cante fytyren me thonj kurse gruas se tij i rane te fiket.
Atehere peshkut i erdhi shume keq,doli nga uji perseri dhe i tha:
-
-
-
- Pergatisni nje litar te gjate te mendafshte nga toka deri te mali i larte.
-
-
Peshkatari e plotesoi kerkesen e peshkut te arte dhe u kap tek bishti i tij. Nje ate te litarit ia dha plakes kurse me tjetren u lidh vete. Dhe keshtu,peshku i arte dhe peshkatari u zhyten te dy deri ne fund te oqeanit per te shkuar ne pallatin ku jetonte mbreti i detit.
Kur arriten ne pallat,peshkatari mbeshteit fytyren ne murin e kristalte dhe hodhi shikimin brenda. Atje ne sallen e madhe pa te bijen,e cila ishte veshur me rroba te mira dhe kishte shume xhevahire.
Peshkatari nuk mundi te duronte te shikonte te bijen skllave te nje perbindeshi te detit dhe uleriti me te madhe e shkoi per ta marre. Kur e pa mbreti i detit,kapi shigjeten e tij te mprehte qe e mbante gjithmone prane dhe ia leshoi drejte e ne zemer. Por peshku i arte doli para dhe e priti me lekuren e tij te forte pa pesuar asgje.
Pastaj peshku i arte mblodhi prane vetes te gjithe peshqit e detit dhe ata e rrethuan mbretin e detit e nuk e linin te merrte fryme. Me pas erdhen edhe sherbyesit e mbretit te detit.
Por peshkatari as qe nuk e shikonte fare cfare po ndodhte. Ai ishte i shqetesuar per te bijen,te cilen e kapi prej dore,u lidhen te dy me litar dhe e terhoqi litarin per t’i dhene shenje plakes.
Ajo filloi ta terhiqte litarin dhe pas pak kohesh ata u ngjiten ne siperfaqe.
Dhe keshtu ata filluan te vozosnin qe te shkonin ne breg se ne det filloi nje stuhi e madhe. Dhe kjo ishte gje normale sepse po luftonte mbreti i lumit dhe mbreti i detit.
Familja u kthye ne shtepine e saj dhe te gjithe i priten te gezuar. Por ne shtepine e peshkatarit cudirat nuk kishin te mbaruar. Thesi qe dikur ishte me florinj,tani ishte kthyer ne nje thes i mbushur me rere. Por kjo nuk merziti njeri sepse ata nuk donin parate por lumturine midis tyre dhe ishin te lumtur qe me ne fund u ribashkuan perseri.
Mbreti i detit eshte akoma gjalle dhe vazhdon t’i verboje njerezit e pangopur me florinjte e tij.
