Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 105. QYPI MAGJIK

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 105. QYPI MAGJIK - PERRALLA
Prev
Next

                                                        “QYPI MAGJIK”

Ne muajin e pare te pranveres nje fshatar shkoi ne are per te punuar. Punoi sa punoi,kur papritur plugu i ndeshi ne dicka te forte dhe u thye.

                • Oh i mjeri une! – bertiti fshatari. – Po ketu s’ka patur kurre as gure,as rrenje,as trungje. Pse u thye plugu?!

Ai filloi te germonte po ne ate vend dhe nxorri nje qyp te madh argjile. Fshatari donte ta thyente qypin nga inati,por me pas mendoi: do na nevojitet ne shtepi per te mbledhur uji shiu. 

E coi qypin qe gjeti ne shtepi,mori thiken dhe filloi ta pastroje nga balta. Kur ishte ne perfundim,nga lodhja i ra thika brenda ne qyp. E mori thiken dhe e nxori jashte por c’te shikonte?! Vuri re nje gje te cuditshme,ne fundin e qypit ndodhej perseri nje thike si ajo. Nxori thiken e dyte nga qypi por atje ishte nje e trete. 

Fshatari e kuptoi qe qypi nuk ishte i zakonshem,por ishte magjik dhe hodhi nje monedhe bakri. 

Sapo e nxorri monedhen nga qypi,vuri re qe atje brenda ishte nje monedhe tjeter; e mori monedhene e re dhe perseri ne fundin e qypit shkelqente nje tjeter.

Fshatari nxori gjithe diten e gjithe naten monedha nga qypi. Keshtu qe ne mengjes u lodh aq shume sa e zuri gjumi ulur.

U be i pasur por ai kishte dy femije,dhe dihet qe femijet nuk dine te mbajne asgje te fshehte. Prandaj nuk eshte per t’u habitur qe ne mesdite i gjithe fshati mori vesh per qypin magjik qe ai kishte.

Ne pasdite erdhi te shtepia e fshatarit fqinji i tij dhe i tha:

                • Toka jote kufizohet me token time,pra edhe qypin e kemi gjetur bashke. Ti e gjete kur germove ne token tende qe ishte ngjitur me token time.

Fshatari nuk e pranoi kete gje dhe u grind me te por nuk mundej ta vertetonte dot sepse nuk kishte asnje deshmitare kur ai e gjeti qypin. Dhe keshtu u detyrua te shkonte te gjykatesi. 

Ai i tregoi gjykatesit si ishte pune dhe se si gjeti qypin magjik ne token e tij. 

                • Me te vertete eshte magjik qypi? – e pyeti ashper gjykatesi.

Ne kete kohe kur ai beri pyetjen,te gjithe sa ishin ne sallen e gjyqit bertiten njezeri:

                • Magjik eshte,magjik!

Gjykatesi u mendua sa u mendua dhe pastaj urdheroi:

                • Pa ma sill ketu qypin qe ke gjetur! Dua ta kontrolloj vete se mos me genjeni!

Shkuan e moren qypin dhe ia sollen gjykatesit ne moment. Ai hodhi nje monedhe ne qyp,e mori dhe ne fund te tij ishte nje monedhe tjeter.

                • Po, – tha gjykatesi, – qypi qenka vertete i jashtezakonshem. E kam veshtire t’iu gjykoj me drejtesi por une do perpiqem.

Gjykatesi u fut ne mendime te thella. U mendua nje ore,dy,tre pastaj psheretiu me veshtiresi dhe pyeti fshatarin qe kishte gjetur qypin:

                • Me thuaj o njeri i mire,nese une them se qypin tend duhet ta marre fqinji yt,si do e quaje vendimin tim?

 

                • Te padrejte zoti gjykates, – u pergjigj fshatari.

Atehere gjykatesi u kthye nga fqinji dhe e pyeti:

                • Tani me thuaj ti o njeri i mire,ne qofte se une them se qypin duhet ta marre fshatari qe e gjeti,si do e quaje vendimin tim?

 

                • Te padrejte zoti gjykates, – u pergjigj fqinji.

 

                • Ja,e shikoni, – tha gjykatesi, – sa e veshtire eshte te gjykosh me ndergjegje te paster? Eshte fati juaj i lumtur qe rate me nje gjykates te mencur dhe te drejte si une. Prandaj vendosa qe qypin ta mbaj une dhe askush nga ju mos te mbetet i fyer nga nje vendim i padrejte. Tani shkoni ne shtepi dhe mos u grindni me ketej e tutje.

Ashtu eshte me te vertete por fshataret nuk guxuan ta kundershtonin gjykatesin. Ata u kthyen ne shtepi duke share gjykatesin e pangopur. Sapo u larguan fshataret,gjykatesi mbeti vetem dhe mbylli menjehere deren,qe mos ta pengonte njeri kur te nxirrte parate nga qypi.

Por ai nuk kishte vene re qe ne dhome kishin hyre disa blete. Ato gumezhinin neper dhome dhe ne fund u futen ne qypin magjik per t’u clodhur. Sapo gjykatesi futi koken ne qyp,e nxorri menjehere me shpejtesi. Bletet mbuluan te gjithe fytyren e tij dhe e pickuan pa meshire me thumbat e tyre te mprehte te syte,hunden,faqet dhe veshet e gjykatesit te padrejte. Ai bertiste me ze te larte dhe i shperndante bletet me duar,por asgje nuk e ndihmoi. Nga fundi i qypit dilnin e dilnin pa pushim blete te reja. Te gjitha suleshin mbi gjykatesin duke i hyre ne jake,te floket dhe me dinakeri e pickonin ne thember.

Tani gjykatesi nuk mund te njihte as babain e tij. Fytyra e tij u enjt,u mbulua me flluska dhe ngjante si nje rrepe,kurse veshet si guaska te medha.

Syte e gjykatesit nuk shikonin asgje. Duke bertitur me ze te larte,gjykatesi i enjtur ne te gjithe trupin vraponte neper dhome. Ai kerkonte deren per te dale perjashta por ne vend te deres,ai u perplas me force me qypin e argjilte dhe e theu copa-copa. Sapo u thye qypi te gjitha bletet dolen jashte nga dritarja.

Gjykatesi erdhi ne vete te nesermen. Prande shtratit i rrinin te gjithe doktoret me te famshem. Ata e mjekuan gjykatesin pothuajse te gjithe vitin dhe ai u detyrua t’u jape doktoreve te gjitha parate per mjekimin qe i bene. Megjithate ata nuk munden dot ta sherojne plotesisht. Njera nga bletet ia kishte ngulur aq thelle thumbin ne sy,sa ai ngeli gjithe jeten me nje sy. 

Dhe keshtu pra,u ndeshkua edhe gjykatesi i padrejte.

Prev
Next

Comments for chapter "105. QYPI MAGJIK"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved