PERRALLA - 104. GENJESHTARI I NDESHKUAR
“GENJESHTARI I NDESHKUAR”
Kjo ka ndodhur shume kohe me pare dhe prej asaj kohe jane harruar shume gjera. Megjithate,banoret e qytetit e kujtojne dhe tani ate histori. Stergjysherit ia treguan gjysherve,gjysherit baballareve,baballaret femijeve e keshtu me radhe.
Nje here erdhi ne qytet nje kambist dhe hapi nje dyqan per shkembimin e parave. Tregtarit i shkonin punet mire,ai po pasurohej cdo dite e po shendoshej,dhe kjo s’eshte per t’u cuditur. Te gjithe largoheshin nga dyqani i tij te zhgenjyer: njerit e genjente ne peshe,tjetrin e vidhte.
“E mrekullueshme, – mendonte kambisti. Me nje popull te tille i fitoke parate shume lehte. Njerin e tremb,tjetrin e genjej,per te tjerat do me ndihmoje zoti.”
Aty prane kambistit jetonte nje burre i varfer por i zgjuar. Ai kishte degjuar shpesh si qeshte tregtari me popullin qe e besonte lehte. I varferi humbi gjumin dhe qetesine: ai e ndiente veten te fyer qe njerezit genjeheshin ashtu. Prandaj u mendua gjate si te hakmerrej ndaj mashtruesit dhe me ne fund e gjeti.
Nje here mashtruesi rrinte ne dyqanin e tij dhe po llogariste fitimet qe kishte bere. Papritur tingelloi zilja qe kishte dera ne hyrje dhe ne dyqan hyri nje burre. Ai futi doren ne xhepin e palltos,nxorri nje qese dhe i zgjidhi gryken. Kambisti pa ne duart e tij qe kishte nje shufer floriri dhe nuk iu durua edhe e pyeti menjehere:
-
-
-
- Sa do per ate shufer?!
-
-
Syte e tij shkelqenin. Ai nuk e hiqte shikimin lakmues nga shufra e florinjte.
-
-
-
- Une dua pak, – u pergjigj i panjohuri, – gjithsej njeqind monedha.
-
-
Kambisti rrembeu shufren e florinjte dhe e hodhi menjehere ne peshore.
-
-
-
- Shufra peshon 50 gram. Urdhero 50 monedha.
-
-
-
-
-
- Ju po gaboni zoteri, – i tha i varferi. – Shufra peshon 60 gram dhe une dua 100 monedha.
-
-
-
-
-
- Ah,ti i percmuar, – foli me ze kambisti. – Ti e ke vjedhur kete flori. Shufra peshon 50 gram,merri keto 50 monedha dhe largohu para se te therras rojet.
-
-
I panjohuri u perkul pak dhe tha:
-
-
-
- E pranoj. Por ky nuk eshte floriri im,mua m’u lut ta shes nje shok i semure. Me shkruaj nje cope leter ku te shenohet qe copa e floririt peshon 50 gram.
-
-
Kambisti e shkruajti copen e letres dhe ia dha te panjohurit. Sapo ai doli dhe dera u mbyll,kambisti kapi brinjet me dore se nuk mbante dot te qeshuren. E si mos te qeshte me budallain,varfanjakun frikacak? Ne te vertete shufra peshonte 60 gran dhe vlente me shume. Kurse ai e mori per pesedhjete monedha.
Me keto mendime ne koke,mashtruesi nxorri nga arka shufren dhe te kenaqej duke e pare. Vuri syzet qe te shikonte me mire,dhe ne cast duart e tij filluan te dridhen,faqet iu skuqen dhe syzet i fluturuan. Por tani kambisti shikonte edhe pa syze se kishte blere nje flori fals.
Sa shume qe u inatos kambisti! Dihet se genjeshtaret cmenden nese dikush i mashtron. Ai doli nga dyqani dhe e ndoqi te varferin. Por i varferi e shtyjti dhe pasi u kthye u fut ne shtepi. Kambisti me kot u be si i terbuar perpara dyerve te shtepise duke mallkuar e bertitur,duke share dhe kercenuar! I varferi as qe iu pergjigj fare.
Atehere kambisti shkoi me vrap te gjykatesi i mirenjohur dhe i tregoi per mashtrimin qe i kishin bere ne floririn.
Rojet e moren ne mengjes nga shtepia dhe e cuan ne gjykate burrin e varfer. Gjykatesi ishte i inatosur dhe ne dore mbante shufren false te floririt.
-
-
-
- Si guxove ti ta genjesh kete njeri te nderuar? – e pyeti me kercenim gjykatesi. – Mos ndoshta te eshte merzitur koka mbi shpatulla?
-
-
-
-
-
- Zoteri i mencur, – u pergjigj burri i varfer,- kjo shufer nuk eshte e imja. Ajo qe i shita kambistit ishte prej floriri,kurse ju keni ne dore nje cope bakri.
-
-
-
-
-
- Ah ti mashtrues, – i bertiti gjykatesi. – Do te japim njeqind te rrahura me shkop ne qofte se nuk tregon te verteten!
-
-
Gjykatesi beri me shenje qe te sillnin shkopinj bambuje.
-
-
-
- O zoteri i drejte, – i tha burri i varfer, – kjo provohet shume lehte. Eja ta peshojme shufren dhe ti do te bindesh vete se kambisti eshte genjeshtar,ndersa une jam nje njeri i ndershem.
-
-
Gjykatesi vuri shufren ne peshore dhe duke pare guret vuri re se ajo peshonte 60 gram. Pastaj burri i varfer i jep letren gjykatesit dhe i thote:
-
-
-
- Kurse shufra ime peshonte vetem 50 gram. Kjo eshte e shkruar me doren e tij nga vete kambisti ne kete cope leter. Kambisti nuk po iu tregon shufren qe mori nga une.
-
-
Dhe keshtu gjykatesi u detyrua ta lejonte burrin e varfer te kthehej ne shtepi sepse provat ishin te qarte se ajo shufer nuk ishte e tija. Ndersa kambisti,pa kaluar shume kohe u largua nga qyteti. Sepse kur njerezit e shikonin fillonin te qeshnin me te,ndersa djemte vraponin pas tij dhe duke e treguar me gisht,bertisnin:
-
-
-
- Genjeshtari i ndeshkuar! Genjeshtari i ndeshkuar!
-
-
