PERRALLA - 103. ZUNI-DITA E GJATE
“ZUNI – DITA E GJATE”
Nje pasanik i madh qe kishte shume toke mburrej ne te gjithe vendin e tij me pasurine qe kishte,ai quhej Zun. Pasuria e tij rritej cdo dite por pasaniku nuk kenaqej asnjehere me ato qe fitonte. Zakonisht gjate nates atij i dilte gjumi. Pasaniku duke u rrotulluar ne dyshekun me pupla,mendonte si ta shtonte me shume pasurine e tij.
Nje here kur po zbardhte dita,Zunin e zuri gjumi dhe pa ne enderr sikur gjeti nje menyre per ta zgjatur diten njezetekateroreshe edhe gjashte ore te tjera. Dhe sipas kesaj menyre,punetoret e Zunit duhej te punonin edhe gjashte ore te tjera me shume.
Zuni u zgjua dhe filloi t’i falej zotit qe ta zgjaste diten me shume se njezetekater ore.
Fshataret e degjuan lutjen e pasanikut te tyre dhe u merziten aq shume sa nuk pershkruhej dot me fjale,edhe ajo u duhej punetoreve! Ata edhe keshtu punonin ne tokat e Zunit jo me pak se njezete ore ne dite. Zuni nuk i linte te ngrinin as koken. Ne qofte se ndonjeri nga punetoret ngrinte pak koken per t’u clodhur,ai i bertiste:
-
-
-
- Puno,dembel! Do clodhesh kur te vije koha!
-
-
Kjo ishte arsyeja qe fshataret u tremben kur moren vesh se cfare kishte kerkuar Zuni. Ata u frikesuan se zoti do ta degjonte lutjen e tij dhe do ia plotesonte deshiren sepse dihet qe zoti ka gjithmone miqesi te mire me te pasurit.
Dhe keshtu,nje here ne nje mbremje,erdhi ne tokat e Zunit nje murg. Kur e njoftuan Zunin per ardhjen e tij,ai i doli perpara me vrap dhe e priti shume i gezuar. Urdheroi qe ta ushqenin mikun deri sa te ngopej mire dhe t’i pergatisnin nje dhome te madhe per te fjetur.
Zuni kujdesej per mikun sepse i kishin thene qe me aftesite qe kane murgjit bejne cudira te medha qe njerezit nuk i marrin dot me mend. Kur u zgjua murgu ne mengjes,Zuni shkoi i tha:
-
-
-
- Kam shume dite dhe nete qe i lutem zotit per cudira por deri tani nuk ka ndodhur asgje. A mundesh ti o njeri i shenjte te me ndihmosh?
-
-
Ai i tregoi murgut per deshiren e tij dhe murgu pasi i degjoi fjalet e tij deri ne fund,u pergjigj:
-
-
-
- Zoti i degjoi lutjet e tua. Por tani cdo gje varet nga ti. Brenda dite-nates ka aq ore sa qe ti mund te punosh ne are pa pushim.
-
-
Zuni u gezua aq shume sa nuk po permbahej dot,dhe po mendonte: “Ne qofte se punetoret e mi do te punojne per mua cdo dite-nate,une vetem nje here do punoj tridhjete ore. Keshtu dite-nata do te jete me tridhjete ore dhe une do te behem me i pasuri ne te gjithe boten.”
Dhe ne mengjes pa dale akoma dielli,Zuni u ngrit dhe doli ne are per te punuar.
Pas tij shkoi edhe murgu per te pare si do shkonte puna. Pasaniku qendroi te vendi ku rriteshin lajthite dhe filloi te germonte. Oren e pare ai punoi plote gjalleri dhe me buzeqeshje ne fytyre. Oren e dyte Zuni ndjeu se po lodhej dhe u ul te clodhej te pakten nje minute. Por sapo e pa murgu qe ai u ul,i bertiti me te madhe:
-
-
-
- Puno,dembel! Do clodhesh kur te vije koha!
-
-
Pasaniku vazhdoi punen dhe merrte fryme me zor.
Kur lindi dielli,pasanikut i rridhte djersa pa ndaluar. Ai as qe e vuri re qe te gjithe punetoret kishin lene punen dhe prisnin me kureshtje se si do perfundonte fantazia e tij. Dhe kjo ishte e kuptueshme sepse jo te gjitheve i kishte rastisur qe te shikonin nje pasanik te punonte ne ate menyre,si te gjithe punetoret e tjere.
Zuni fshiu djerset me menge nga balli,donte te pyeste murgun sa ore kishin kaluar qe ai punonte por nga lodhja nuk thoshte dot asnje fjale. Ndersa murgu vazhdonte t’i bertiste:
-
-
-
- Puno,dembel! Shiko hijen ku eshte,nuk ke punuar as tre ore.
-
-
Pasaniku nguli dhe nja dy-tre here lopaten dhe filluan t’i merreshin kembet. Nuk i kishin ngelur me fuqi as per te qendruar ne kembe. Nga gjithe ajo lodhje ai ra permbys ne toke,po edhe tani pangopesia e brente perbrenda. Ai s’kishte me fuqi ta mbante lopaten,por ngaqe ishte i pangopur,filloi te germonte me duar.
Zuni i beri duart gjak nga germimi por nuk po duronte me dhe e pyeti murgun me ze te ulet:
-
-
-
- Sa ore kam punuar?
-
-
-
-
-
- Do edhe kater ore qe te vije mesdita, – u pergjigj murgu.
-
-
Sapo degjoi ato fjale,qe kishte kaluar vetem pak kohe,pasanikut i rane te fiket.
Zunin e kapen njeri nga duart e tjetri nga kembet dhe e cuan ne shtepine e tij,dhe ate dite nuk punoi asnjeri nga punetoret ne are. Ndersa murgu u zhduk pa lene asnje gjurme dhe pa thene asnje fjale,asnjeri nuk e mori vesh se kush ishte ai.
Shume punetore thoshin se nuk ekzistonte asnje murg. U hapen fjalet sikur nje nga fshataret ishte veshur me rrobat e murgut per t’i dhene nje mesim te mire pasanikut dhe ta bente te kuptonte qe nuk eshte aq e lehte te punosh me ore te tera.
Pas asaj ndodhie,kur pasaniku kalonte ne rruge,te gjithe e shikonin duke qeshur dhe thoshin: “po kalon Zuni – Ditezgjatuesi”.
