Piramidat e Egjiptit

Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në Sahara, në veriperëndim të Memfisit. Më e hershmja mes tyre është Piramida e Djoserit (e ndërtuar rreth viteve 2630 p.e.s.–2611 p.e.s.) e cila u ndërtua gjatë Dinastisë së III. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti Imhotep dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë. Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në Giza, në rrethinat e Kajros. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë. Piramida e Keopsit në Giza është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

 

Pamja e piramidave të Gizës nga rrafshnalta në jug të kompleksit. Nga e majta në të djathtë, tre piramidat më të mëdha janë: Piramida e Menkaureut, Piramida e Khafreut dhe Piramida e Keopsit. Tre piramidat më të vogla përpara janë struktura dytësore të lidhura me piramidën e Menkaureut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.