Çfarë është koha
Koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut.
Fjalori Anglisht i Oksfordit e përkufizon kohën si “procesi i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë”. Një tjetër përkufizim standard fjalori është “sekuencë e vazhdueshme lineare (e drejtë) jo hapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm”.
| Madhësi matëse | |
|---|---|
| Sistemi | SI |
| Madhësia | Koha |
| simboli | |
| Njësia | sekondi |
| simboli | s |
| Njësitë kohore | |
|---|---|
| Njësia | Vlera |
| atosekonda | 1/1018 sekonda |
| femtosekonda | 1/1015 sekonda |
| pikoseconda | 1/1012 sekonda |
| nanosekonda | 1/109 sekonda |
| mikrosekonda | 1/106 sekonda |
| milisekonda | 0.001 sekonda |
| sekonda | SI madhësia bazë |
| minuta | 60 sekonda |
| ora | 60 minuta ose 3600 sekonda |
| dita | 24 orë ose 1440 minuta ose 86400 sekonda |
| java | 7 ditë |
| fortnight | 14 ditë |
| muaji hënor | 27.2 deri në 29.5 ditë |
| muaji | 28 deri në 31 ditë |
| Çereku i vitit | 3 muaj |
| viti | 12 muaj |
| Viti normal | 365 ditë e 52 javë + 1 ditë |
| Viti i brishtë | 366 ditë 52 javë + 2 ditë |
| Viti tropik | 365.24219 ditë |
| Viti gregorian | 365.2425 ditë |
| Olimpiada | 4 vite |
| Lustrumi | 5 vite |
| Dekada | 10 vite |
| Jubileu (i Biblës) | 50 vite |
| Shekulli | 100 vite |
| Mileniumi | 1000 vite |
