Kuriozitete per Kafshet e Detit
Oktapodi
- Oktapodi ka tre zemra dhe gjaku i tij ka ngjyrë blu.
- Oktapodi i rritur mund të struket në një vrimë duke marrë formën e një monedhe 10 centëshe.
- Oktapodët janë të verbër.
- Oktapodët mund të shkëputen nga tentaclet (këmbëzat) e tyre për t’iu shmangur kërcënimeve të mundshme dhe pastaj të rinxjerrin këmbëza të tjera.
Kali i detit
- Është kafsha e vetme në mbretërinë e kafshëve ku mashkulli lindë në vend të femrës. Vezët e femrës kali i detit i mbledhë në një qese të veçantë në bark, të ngjashme me atë të kangurit.
- Kuajt e detit janë kafshë monogamike, dhe jetojnë me të njëjtin partner përgjatë gjithë jetës së tyre. Çdo mëngjes kërcejnë, ndryshojnë ngjyra, bëjnë gjithçka me partnerin e vet, ndërsa gjatë ditës ndahen.
- Kur çiftëzohen prodhojnë tinguj muzikorë.
- Janë nga kafshët më të pangopura. Kanë shumë oreks. Konsumojnë mbi 3000 karkaleca të kripur në ditë.
Breshka e detit
- Breshkat e sekretojnë kripën e detit përmes syve të tyre, ndaj dhe duket sikur qajnë.
- Jetojnë në çdo kontinent, përveç Antarktidës.
Kandili i detit
- Kandili i detit ekziston këtu e 650 milionë vjetë më parë, gjë që do të thotë se është po aq i vjetër sa peshkaqenët dhe dinosaurët.
- Rreth 95% e kandilit të detit përbëhet nga uji.
- Disa kandilë deti kanë 65 tentacle.
- Kandilët e detit (shumëkëmbësh) vrasin më shumë njerëz se çdo lloj tjetër kafshe deti. Vrasin brenda tre minutash, ndërsa mund të lëvizin në dy metra largësi brenda një sekonde.
- Tentaclet (këmbët) e kalit të detit mund të rriten dhe të arrijnë disa metra gjatësi.
Gaforrja
- Gaforret i kanë dhëmbët në stomak.
- Një lloj gaforreje në Japoni është më e vjetra në botë.
- 8.1 milionë gaforre konsumohen çdo vit në restorante dhe shtëpira të ndryshme anembanë botës.