Jupiteri (planet)
Jupiteri ose Enjti është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në sistemin diellor. Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë, dhe 319 herë më i madh se sa Toka.
Jupiteri ka 63 hëna ose siç quhen ndryshe satelitë,që rrotullohen rreth tij. Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim me disa nga Hënat e mëdha.
Jupiteri është objekti i katërt që ndriçon në qiell (pas Diellit, Hënës dhe Venerës). Ai ka qenë i njohur që nga kohërat prehistorike si një yll. Në 1610, kur Galileo pa në teleskop ai zbuloi katër hënat më të mëdha të Jupiterit: Io, Europa, Callisto, Ganymede dhe (tani e njohur si hëna Galilean). Ky ishte zbulimi i parë i një qendre lëvizëse nga Toka. Ky zbulim ishte një pikë kryesor në favor të teorisë heliocentrik të Nikola Kopernikut dhe studimeve të tij (së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij : faza e Venus dhe malet në Hënë).
Numri i hënave | 63 |
Diametri | 142.984 (±8) km (ekuator) 133.708 (±20) km (polar) |
Siperfaqja | 1/15,41 |
Masa | 1,899×1027kg |
Rrotullimit rreth vetes (dita) | 9,84 orë |
Rrotullimi rreth diellit (viti) | 4332,71 ditë (11,86 viti) |
Largësia nga Dielli | 778,41×106 km |
Atmosfera | Dendësia; 90% H2, 10% He, 0,3% CH4 |
Temperatura (perafërsisht) | 152 K (-121°C) |
Ngjyra | Ngyrë kafe, e kuqe dhe e bardhë |
Bërthama | Nikelsilicide |