Jupiteri (planet)

Jupiteri ose Enjti është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në sistemin diellor. Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë, dhe 319 herë më i madh se sa Toka.

Jupiteri ka 63 hëna ose siç quhen ndryshe satelitë,që rrotullohen rreth tij. Shumica prej tyre janë shumë të vegjël në krahasim me disa nga Hënat e mëdha.

Jupiteri është objekti i katërt që ndriçon në qiell (pas Diellit, Hënës dhe Venerës). Ai ka qenë i njohur që nga kohërat prehistorike si një yll. Në 1610, kur Galileo pa në teleskop ai zbuloi katër hënat më të mëdha të Jupiterit: Io, Europa, Callisto, Ganymede dhe (tani e njohur si hëna Galilean). Ky ishte zbulimi i parë i një qendre lëvizëse nga Toka. Ky zbulim ishte një pikë kryesor në favor të teorisë heliocentrik të Nikola Kopernikut dhe studimeve të tij (së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij : faza e Venus dhe malet në Hënë).

Numri i hënave 63
Diametri 142.984 (±8) km (ekuator)
133.708 (±20) km (polar)
Siperfaqja 1/15,41
Masa 1,899×1027kg
Rrotullimit rreth vetes (dita) 9,84 orë
Rrotullimi rreth diellit (viti) 4332,71 ditë (11,86 viti)
Largësia nga Dielli 778,41×106 km
Atmosfera Dendësia; 90% H2,
10% He,
0,3% CH4
Temperatura (perafërsisht) 152 K (-121°C)
Ngjyra Ngyrë kafe,
e kuqe dhe
e bardhë
Bërthama Nikelsilicide

Leave a Reply

Your email address will not be published.