Merkuri (planet)
Mërkuri është planeti me i afert me Diellin dhe nje nga planetet me te nxehte dhe me te ftohte njekohesisht dhe gjithashtu planeti më i vogël në Sistemin Diellor, Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969 ditë duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.
| Përshkrimi | Vlera |
|---|---|
| Distanca më e afërt nga Dielli | 46 000 000 km |
| Distanca më e largët nga Dielli | 70 000 000 km |
| Shpejtësia orbitale | 48 km/sek |
| Periudha orbitale | 87.969 ditë |
| Periudha e rrotullimit | 58 646 ditë |
| Anim – Pjerrtësi | 0° |
| Diametri ekuatorial | 4 878 km |
| Madhësia (Toka=1) | 0.0558 |
| Graviteti (Toka=1) | 0.38 |
| Shpejtësia e largimit | 4.3 km/sek |
| Temperatura e sipërfaqes | nga -170 °C në 430 °C |
