Sateliti artificial
Sateliti artificial është një pajisje e cila, për ndryshim nga sateliti natyror (p.sh. Hëna), është dërguar qëllimisht në hapësirën orbitale. Satelitët përdoren për qëllime të ndryshme. Nëpërmjet satelitëve sot mund të parashikohet moti, mund të flasim në celular, futemi në internet, shikojmë zonat me minerale, shikojmë ku ka ujë nën tokë e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto janë realizuar pas lëshimit në orbitë të 4000 satelitëve artificialë, ku secili prej tyre ka një mision të caktuar.
Përmbledhje
Satelitët artificialë janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës. Në orbitë ata rrotullohen rreth tokës.
Sateliti i parë i dërguar në orbitë ishte Sputnik 1 në 4 tetor 1957. Pas tij u dërguan dhe shumë satelitë të tjerë. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu. Pasi e mbarojnë misionin e tyre ata fillojnë të zvogëlojnë lartësinë duke u futur në atmosferën e tokës dhe duke u shpërbërë, por ka dhe raste kur ata arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, këto hyrje në atmosferën e tokës shpesh herë janë të kontrolluara nga njeriu, i cili komandon momentin në të cilin sateliti do të “bjerë”. Më pak se 10 % e satelitëve që rrotullohen në orbitën e tokës janë funksionalë, të tjerët janë mbeturina që enden në orbitë. Masat e këtyre satelitëve variojnë nga disa ton deri ne disa kg.
Tipet e satelitëve
Satelitët artificialë janë klasifikuar në disa kategori sipas misionit të tyre. Kështu ka 6 tipe satelitësh të cilët përdoren për 1. studime shkencore, 2 Parashikimin e motit, 3. telekomunikacioni, 4. internetin, 5 navigimin si dhe 6. për qëllime ushtarake.