Cfare Eshte Energjia?

Energjia është aftësia e trupit për të kryer punë. Burime të energjisë janë ushqimet, dielli, uji dhe lëndët djegëse si qymyridrurinafta, etj. Fjala energji vjen nga Greqishtja energos, që do të thotë punë. Në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë, e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë, në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet. Energjia është aftësi e trupit për të kryer punë. Ajo nuk është trup apo substancë, energjia është madhësi fizike.

Ka shumë lloje të energjisë: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji dielloreenergjia e erësenergji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë “J”, për nder të Xhejms Xhaulit. Meqenë se xhauli ose [J] është njësi shumë e vogël, në jetën e perditëshme përdorim kiloxhaulin që shënohet [kJ].

Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme. Edhe njësia e punës [A] është xhauli [J].

Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.