Trekëndëshi i Bermudës

Trekëndëshi i Bermudës (i njour edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar) është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga BermudaPuerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje.

Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të “pashpjegueshme” pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar pjesërisht prova shpjeguese shumë të çuditshme, por shkencërisht krejtësisht të shpjegueshme. Këto ngjarje kanë qenë bazë për një numër të shumtë veprash letrarefilmash dhe faqesh internetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.