Historia dhe Origjina e Majave
Një nga kulturat me tërheqëse dhe me pak te kuptuara është ajo e majave, e cila u shfaq ne mes te mjegullimeve ne vitin 2000 para epokës tone dhe u tret përsëri ne mënyre misterioze rreth vitit 800 te erës tone, duke lenë vetëm mbetjet e tyre post klasike. Mbjetjet e tyre janë te ngatërruara ne xhunglat e Amerikës Qendrore ku ne vitin 1773 ishte zbuluar qyteti me i famshëm i Palenkes, dhe qysh atëherë enigma e tyre ka ngacmuar historianet dhe shkrimtaret si Teresa Moorey që përveçse është shkrimtare është edhe një astronomë e astrologe. Palenka akoma nuk është hetuar plotësisht dhe muret e piramidave dhe tempujve te saj mbajnë shume shkrime dhe shume mistere qe ne sa kemi filluar ti deshifrojmë. Majat nuk përdornin rrotën dhe aftësia e tyre për te ngritur blloqe prej 30 tonesh është një nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte një jete e thjeshte e me një shoqëri te bazuar ne një sistem hierarkik ne te cilin fshataret punonin token dhe sunduesit merreshin me rituale te lodhshme. Megjithatë kjo kulture, ne asnjë mënyre nuk është injorante,sepse gjurmët tregojnë se majat kishin njohuri te sofistikuara te astronomisë, me një kalendar shume kompleks. Kuptimet e këtij sistemi kalendarik kane shume nënkuptime te thella për ne ndoshta për vete mbijetesën tone. Megjithëse Majat jetonin pa asgjë qe ne do te mund ti shikonim si një komoditet modern baze, fare mire aftësitë e tyre fizike mund te quheshin shume te zhvilluar. Si shume popuj indigjene ata përdornin ne mënyre aktive ëndrrat si mjete te parashikimit dhe për te kuptuarit me thelle. Majat mund te kenë përdorur disa nga ndërtimet e tyre për tempuj gjumi ne te cilat zbulimi synonte drejt njohurisë dhe shërimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit te kafshëve, i ngjashëm me kulturën e Amerikano Verioreve duke sjelle ndërmend një element shamanik ne shoqërinë e tyre. Majat mendohet se janë njerëzit me te zgjuar nga ana e astronomisë. Viti 2012 për Majat konsiderohet si një fillim i ri.