UFO

UFO është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t’u quajtur më pas UFO.

Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore. Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkencë.

Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe falso. Në dhjetor të 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në internet nga burime anonime (të panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.