Rruga e Qumeshtit (galaktika jone)

Rruga e Qumështit ose Kashta e Kumtrit është galaktika që përmban sistemin tonë diellor. Ky emër rrjedh nga pamja e galaktikës prej Tokës në formën e një vije të hollë që shkëlqen dhe që ka një aspekt “qumështor”. Termi “Rruga e Qumështit” është një përkthim nga latinishtja via lactea. Nga Toka, Rruga e Qumështit duket si tufë drite sepse struktura e saj në formë disku shihet nga mbrenda. Galileo Galilei ishte i pari që pa yjet të veçuar e jo si një tufë drite me teleskopin e tij në vitin 1610. Deri në kohët e hershme të vitit 1920, shumica e astronomëve mendonin se Rruga e Qumështit i përmbante të gjitha yjet e universit. Pas debatit të madh të vitin 1920 në mes Harlow Shapley dhe Heber Curtis, vëzhgimet nga Edwin Hubble treguan se Rruga e Qumështit është vetëm një nga galaksitë e shumta të gjithësisë. Rruga e Qumështit ka formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100,000 vite dritë deri 120,000 vite dritë dhe përmban rreth 400-600 miliard yje. Mund të ketë të paktën 100 miliardë planete në Rrugën e Qumështit.

 

Galaktika Rruga e Qumështit
ESO-VLT-Laser-phot-33a-07.jpg

Një pamje e galaktikës në mbrëmje
Të dhënat e vëzhgimit
Lloji SBc
Diametri 100,000-120,000 vite dritë (30-37 kpc)
Trashësia 1,000 vite dritë
Numri i yjeve 300±100 bilion
Ylli më i vjetër 13.2 bilion vjeçar
Masa 1.0-1.512 M (2-342 kg
Largesa e Diellit nga qendra e galaktikës 27,200 ± 1,100 vite dritë

Leave a Reply

Your email address will not be published.