TOKA
Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 600.000 miliard ton dhe është afër 40.000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Beng-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll i stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën.
Viti | Numri i banorëve |
---|---|
1804 | 1 miliard |
1927 | 2 miliard |
1960 | 3 miliard |
1974 | 4 miliard |
1987 | 5 miliard |
1999 | 6 miliard |
31 tetor 2011 | 7 miliard |