POEZI PER TY - 53 - TANI FOL TI
TANI FOL TI
S’e mendoja kurre se nje dite do te takoja
Shume vajza me pelqenin, por s’i dashuroja.
Ti nga te tjerat ishe shume ndryshe
Me ato floket e tua si dallendyshe.
Me ty me prezantuan krejt rastesisht
Nuk ta thoja dot, por te doja marrezisht.
Ne rruge te shikoj e me shikon
Por nuk e kuptoj pse “dreqin” s’ndalon.
Ne qofte se midis nesh ka pengesa
Fjala e urte thote: “E fundit vdes shpresa”.
E di qe per vajzat eshte me e veshtire
Por edhe djemte nuk jane dhe aq te lire.
Me thuaj “po” ose “jo” dhe fare mos u tund
Do te nisim nje histori apo do t’i japim fund?
Ne qofte se te ndalojne te rrish me mua
Une i perballoj, vetem ti thuaj “te dua”.
Zemren asnjeri nuk mund ta komandoj
Ato qe ndjen vetem mund t’i tregoj.
Ndjenjat e zemres sime t’i kam thene
Fjale per fjale i kujtova edhe mbreme.
Ate qe ndjej per ty, ti tashme e di
Behu gati te flasesh, e ke radhen ti.
12.07.2003