PERRALLA - 67. PESHKATARI DHE BIJA E MBRETIT
“PESHKATARI DHE E BIJA E MBRETIT”
Na ishte nje here je djale shume i bukur. Djali shkonte perdite ne pazar dhe shiste peshk.
Nje dite shkoi nga pallati i mbretit dhe thirri:
-
- Hajde peshk! – E degjoi e bija e mbretit dhe nxorri koken nga dritarja. Kur e pa qe djali ishte aq i mire,thirri sherbetoren e saj dhe i tha:
-
- Shko bleja peshqit atij djalit dhe thuaji te vije perdite ketej se do ia marr une.
Edhe sherbetorja shkoi i dha parate djalit dhe i tha fjalet qe i kishte thene e zonja. Djali mori rrugen te kthehej ne shtepi dhe po mendohej me vete: “Nga me doli ky fat,te shes peshkun cdo dite pa u lodhur fare!”
Te nesermen heret,djali u ngrit e zuri shume peshq dhe shkoi ne pallatin e mbretit. Sapo arriti filloi te therriste,sherbetorja kur e degjoi doli me vrap dhe i dha parate. E bija e mbretit nuk e kishte hallin te peshqit sepse sa i merrte i hidhte,por kishte rene ne dashuri me djalin.
Nje dite vajza i tha sherbetores ta pyeste si e ka emrin dhe nga cili vend vjen. Sherbetorja e pyeti dhe ai iu pergjigj.
Te nesermen vajza i tha sherbetores ta mbante pak djalin me muhabet dhe i thirri te emes. I thote ta shikoje mire ate djalin dhe mbreteresha i tha:
-
- Bija ime,djale me te mire nuk gjen.
-
- Neser dil e fol me te se une dua ta marr per burre. – i thote vajza mbretereshes.
Te nesermen djali erdhi para pallatit dhe filloi te bertiste. Doli mbreteresha dhe e pyeti per emrin dhe nga cili vend vinte,pastaj i tha:
-
- Une jam mbreteresha dhe ime bije do te martohet te ty e te te marre per burre.
-
- Thuaji qe e falenderoj shume por une jam i varfer, – i thote djali. – Por ne qofte se me do me te vertete,une dua ta takoj nje here qe te flas me te.
Edhe mbreteresha e futi fshehurazi ne pallat,djali u takua me te bijen e mbretit dhe ajo i tha:
-
- Une dua te martohem me ty e te te marr per burre.
-
- Te falenderoj qe me do per burre, – ia kthen djali. – Por ja ku po ta them qe tani: Edhe pse je e bija e mbretit,mos te te shpetoje goja kurre e te me thuash peshkatar,perndryshe une do te mbys ty edhe veten.
-
- Une te dua keshtu sic je dhe do shikosh qe do shkojme mire, – i pergjigjet vajza.
Pastaj ajo e pyeti sa persona ka ne shtepi dhe ai i tha qe kishte vetem nenen. Vajza i tha qe te vinte nena e tij te nesermen dhe t’i kerkonte mbretit doren e vajzes per djalin e saj. Djalit nuk i erdhi mire sepse mbrti mund te zemerohej por ajo i tha se do e rregullonte ate pune.
Djali u ngrit dhe shkoi ne shtepi,aty i tha nenes qe duhet te shkonte te kerkonte doren e vajzes se mbretit per te. Nenes i hyri frika nga kjo gje por ai e qetesoi dhe i tha se cdo gje eshte ne rregull.
Te nesermen kur djali shkoi te shiste peshk,mori dhe nenen me vete. Kur e degjoi mbreteresha qe djali erdhi,mori te emen e tij dhe e mesoi cfare te thoshte kur te dilte para mbretit.
Pasi e mesoi,shkoi te mbreti dhe i tha:
-
- Ka ardhur nje plake dhe na kerkon vajzen per djalin e saj.
Mbreti dha urdher qe ta lejonin te hynte brenda dhe i tha te fliste. Plaka u shtir sikur po qante edhe i tha mbretit duke u dridhur zeri:
-
- Eh mor mbret,djali me ngriti me zor nga shtepia qe te vija ketu per vajzen tende.
-
- Mire,mire mos qaj. Thuaji djalit te vije neser tek une. – i tha mbreti.
Plaka shkoi ne shtepi dhe i tha djalit se neser e kerkonte mbreti. Pasi degjoi keto fjale,djalit i hyri frika dhe mendonte se mbreti do i priste koken.
Te nesermen djali ngrihet me shpejte dhe shkon te kape peshk,pastaj shkoi te pallati i mbretit. Mbreteresha e mori e futi brenda dhe i tha te mos kishte frike se mbreti nuk do i bente asgje te keqe. Pastaj e coi te mbreti dhe ai e pyeti:
-
- Mor djale,ti je ai qe kerkon vajzen time per grua?
Djlai i pergjigjet dhe mbreti e pyet perseri se ku e ka takuar vajzen,edhe djali i thote:
-
- Ne enderr o mbret,e kam takuar ne enderr.
Mbreti ia dha vajzen dhe i tha te vinte ta merrte pas dhjete ditesh. Filluan pergatitjet per dasmen dhe pas dhjete ditesh djali shkoi ne pallat te merrte vajzen e mbretit. Por ne ato kohera kishin zakon qe dhendrri i hiqte vellon nuses. Kur shkoi djali t’i hiqte vellon,e bija e mbretit u kujtua per fjalet qe i kishte thene djali, “mos me thuaj kirre peshkatar”,dhe donta ta vinte ne prove e i tha:
-
- Hiqe ngadale vellon se me vrave hunden. Une jam bije mbreti dhe jo peshkatar si ti.
Djali donte ta vriste por aty ishin ne dasem dhe nuk beri gje,qe nga ai cast djali u zhduk.
Kaluan tre vjet por askush nuk e dinte se ku kishte shkuar. Mbreti i tha vajzes qe te gjente nje burre tjeter se ai nuk kishte qene per te,edhe ajo i thote:
-
- Ah mor baba,sikur te takohesha dhe nje here me te pastaj do e shikoje se kush ishte ai. Por me jep tre pajtona njeri me i mire se tjetri se une do dal ta kerkoj.
Vajza kerkoi ne te gjithe mbreterine por nuk e gjeti. Pastaj u hodh nga mbreteria e krajlit,i cili e priti me shume nderime. Vajza i tha se ishte aty per te kerkuar burrin e saj dhe ai i dha leje te kerkonte ne cdo vend te donte.
Nje dite duka kaluar prane kopeshtit te krajlit,ajo pa disa punetore,iu afrua dhe mes tyre pa te shoqin. Te dy e njohen njeri-tjetrin. Qe nga dita qe kishte ikur nga dasma djali as degjonte e as
fliste me. E bija e mbretit i therret krajlit dhe i thote se ai ishte burri saj e krajli i tha:
-
- Ky njeri ka tre vjet qe punon ketu dhe as degjon e as flet.
Vajza i tha se ai degjon edhe flet si te tjeret,e vune nje bast bashke qe po te mos fliste ajo di jepte nje pajton me florinj. Krajli pranoi dhe vajza shkon i flet djalit e i thote:
-
- Ti goje e veshe ke,fol e thuaj qe burri im je. Fol se krajli do marre pajtonin.
Por djali nuk fliste dhe vetem ngrinte krahet. Atehere vuri bast edhe pajtonin e dyte dhe te tretin por djali prape nuk foli dhe ngrinte vetem krahet. Vajza u kthye nga krajli e i tha:
-
- Hajt te lidhim edhe nje bast te fundit. Nese ky nuk eshte burri im dhe eshte pa veshe e pa goje,ti do me presesh koken,ne te kundert do me japesh gjashte pajtona te arte.
Krajli pranoi edhe lidhen bastin. Vajza u kthye dhe i tha djalit:
-
- Ti goje e veshe ke,fol e thuaj qe burri im je. Deri tani ishte puna per florinj por kete here eshte ne loje koka ime. Nese me ke dashur vertete fol e mos me merr ne qafe.
Por djali prape nuk e hapi gojen. Kur krajli u be gati t’i priste koken,djali i kapi doren dhe foli.
Krajli u cudit shume sepse ai kishte tre vjet qe nuk kishte thene nje fjale,dhe keshtu i ktheu vajzes gjashte pajtona me florinj. Vajza e mori te shoqin dhe u kthye ne mbreterine e te atit.
Atehere mbreti beri nje dasem te madhe dhe i fali peshkatarit nje pallat.
