Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 54. VELLAI ME I VOGEL, VELLAI ME I DHIMBSUR

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 54. VELLAI ME I VOGEL, VELLAI ME I DHIMBSUR
Prev
Next

                                  “VELLAI ME I VOGEL,VELLAI ME I DHIMBSUR”

 

Na ishin nje here tre vellezer qe kishin nje moter te vetme. Motra u rrit dhe u be per t’u fejuar.

Nje dite tre vellezerit u mblodhen per te biseduar dhe po mendonin se ku do ishte me mire ta jepnin. I pari thote:

    • Nje martojme nje dite rruge larg,keshtu mund ta shohim me shpesh.

 

    • Edhe dy dite larg nuk prish pune se shkoj e marr vete, – thote i dyti.

Hidhet i treti,me i vogli dhe thote:

    • Ta japim tre dite rruge parg se gjejme dhe njeri me te mire. 

Rane dakort dhe e martuan tre dite larg. Pasi shkuan disa vjet,i mori malli per motren dhe thane te shkonin ta merrnin e ta mbanin disa dite. Shkoi vellai me i madh,dhe sapo e pa kunati te shkallet u gezua aq shume sa nuk tregohet me fjale. I doli para e takoi dhe i tha te shoqes:

    • Eja nje here moj grua se te ka ardhur vellai i madh. – Dhe e porositi te bente gati nje darke te mire dhe nje pite te mire. 

Erdhi koha e darkes dhe u ulen ne tavoline qe ishte shtruar me nje mije te mira. Por sa hengri dy kafshata,i zoti i shtepise u ngrit ne kembe duke ferkuar duart dhe tha:

    • Falna o zot,ngopur pa ngopur,miku thuaj qe eshte ngopur!

Keshtu tha i zoti i shtepise dhe ia zuri buken ne fyt vellait te madh se iu desh edhe atij te ngrihej,megjithese ishte shume i uritur. Edhe shkuan te flene.

Aty nga mesnata ngrihet i zoti i shtepise,therret te shoqen dhe i thote:

    • Ma sill piten o grua,se vdiqa nga uria. – e hengri dhe nuk la asnje cope.

Kur erdhi mengjesi,vellai i madh u ngrit dhe filloi te bisedoj me te zotin e shtepise e i thote:

    • A do ma lesh motren ta marr disa dite se na ka marre malli per te?

I zoti i shtepise i nxori njeqind e nje arsye dhe ne fund nuk ia la,dhe vellait te madh iu desh te shkonte i vetem ne shtepi. 

E mori vesh vellai i dyte qe i madhi nuk e kishte marre dhe tha se do shkonte ta merrte vete. Po edhe ai u kthye duarbosh si i madhi. 

Vellai i vogel qe ishte qeros i thote dy te medhenjve:

    • Do shkoj ta marr vete se ju nuk u treguat te zotet.

U nis vellai i vogel te shtepia e kunatit. Edhe ky i doli para i gezuar dhe e priti shume mire,pastaj i thote te shoqes:

    • Dil moj grua se te ka ardhur vellai me i vogel,vellai me i dhimbsur. – Dhe e porositi te pergatiste nje darke te mire dhe nje pite te mire.

Erdhi vakti i bukes dhe u shtruan ne tavoline. Motra iu solli gjithe te mirat,por i zoti i shtepise 

sa hengri tre-kater kafshata u ngrit nga tavolina dhe tha:

    • Falna o zot,ngopur pa ngopur,miku thuaj qe eshte ngopur!

Por qerosi ia ktheu e i thote:

    • Me sa duket ti paske ngrene vone,kurse une s’kam futur gje ne goje qe ne mengjes dhe vdiqa nga uria. 

Dhe vazhdoi te hante ngadale qe t’ia bente per zili. Pasi hengri dhe u ngop mire,pa se kishte ngelur dhe nje cope pite ne tepsi dhe i thote motres: – eja moter,ha edhe ti dicka! 

Por ajo u betua se nuk donte. Atehere qerosi ndolli qenin qe po rrinte duke pritur nje kafshate ne fund te deres. 

Pastaj u ngriten dhe shkuan per te fjetur. Qerosit i shtruan per te fjetur ne dhomen e ngrohte ku ishte zjarri. Ai u shtri dhe beri sikur e kishte zene nje gjume i rende,ndersa i zoti i shtepise heidhej e perdridhej se e kishte barkun bosh. Pastaj nuk duroi me dhe i tha gruas:

    • Cohu grua me bej ndonje gje se vdiqa per te ngrene!

Gruaja shkoi afer zjarrit,gatoi shpejte e shpejte nje kulac dhe e mbuloi me prush. Vellai e shikonte me bisht te syrit dhe vinte re gjithcka. Pastaj u ngrit dhe shkoi te motra e i tha:

    • Po ti moj moter,cfare po ben kaq vone?

 

    • Kisha ca pune dhe erdha te mbuloj zjarrin, – i pergjigjet ajo.

Qerosi u hoq sikur kishte pare nje enderr te keqe dhe i tha te motres:

    • C’te te them moj moter,sa mire qe jemi vetem per vetem…pashe nje enderr sikur u ndame te tre vellezerit,ndame tokat,bagetine. – qerosi mori mashen dhe filloi te bente vija siper kulacit dhe thoshte: – vellait te madh i ra toka nga ketu deri ketu, – the e ndau ne mes kulacin, – pastaj vellait te dyte nga ketu deri ketu, – i hoqi dhe nje vije tjeter.

Deri sa fund e beri kulacin gjithe hi dhe nuk kishte njeri qe mund ta hante,dhe motra bertiti:

    • Mos o vella se aty kam kulacin per tim shoq!

 

    • Po pse nuk me the me pare? – ia ktheu vellai dhe shkoi te flinte perseri.

Gruaja i tregoi te shoqit se cfare kishte ndodhur dhe ai i tha se po vdiste per te ngrene por te shkonte te bente dicka tjeter.

Ajo shkoi te zjarri dhe vuri kazanin per te zier qullin,por qerosi e pa dhe u ngrit,e i tha motres:

    • Moter,cfare po ben ketu?

 

    • Me kishin mbetur ca rroba per te lare dhe po i laj tani, – iu pergjigj ajo.

 

    • Aman laj edhe kapelen time, – i thote vellai dhe e heq kapelen dhe e hedh ne qull. 

Te zotin e shtepise nuk e zinte gjumi nga uria dhe qerosi e degjoi kur i tha gruas qe te shkonte te milte lopen. Kur ajo mbaroi dhe po kthehej,vellai i doli poshte shkalleve dhe trashi pak zerin:

    • Ma jep mua moj grua!

Ajo nuk e njohu sepse ishte shume erresire,por kur shkoi ne shtrat pa qe i shoqi ishte aty dhe e kuptoi kush ia kishte marre koven. 

Atehere i zoti i shtepise nuk gjeti rruge tjeter vetem te shkonte te hante lakra ne kopesht. Por qerosi mori nje dru dhe ne erresire i gjuante ku ta kapte dhe i therriste te motres:

    • Dil moter se na paska hyre nje gomar e po te ha lakrat!

Iku i zoti i shtepise u fut ne shtrat me barkun bosh.

Te nesermen qerosi takoi te zotin e shtepise dhe beri sikur nuk dinte gje,po ashtu edhe ai.

    • A ma jep motren ta marr per disa dite? – thote qerosi.

 

    • Nuk ta jap dot,- thote burri duke nxjerre njeqind e nje arsye. 

Atehere qerosi filloi te fliste me ashper,keshtu qe te zotit te shtepise i hyri frika dhe e la gruan te shkonte me vellane ne shtepi. 

Qerosi e mori motren dhe u kthye ne shtepi shendoshe e mire. Atje i tregoi vellezerve se cfare i kishte kurdisur kunatit dhe qeshen te gjithe sebashku. 

Prev
Next

Comments for chapter "54. VELLAI ME I VOGEL, VELLAI ME I DHIMBSUR"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved