Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 34. I DREJTI DHE I SHTREMBTI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 34. I DREJTI DHE I SHTREMBTI
Prev
Next

                                                 “I DREJTI DHE I SHTREMBTI”

 

Ishin nje here dy djem duke ecur rruges,njeri ishte i drejti dhe tjetri ishte i shtrember. 

Filluan te ziheshin me fjale keta te dy dhe i drejti i thoshte: “E drejta eshte me e mire”,ndersa i shtrembti thoshte: “E shtrembta eshte me e mire”. Jo e drejta,jo e shtrembta po haheshin me njeri-tjetrin por fjalet nuk mbaronin ndonjehere. Atehere vune kusht qe te pyesnin nje njeri qe do t’i dilte para,dhe atij qe do t’i dilte fjala do i nxirrte syte shokut.

Pasi ben goxha rruge,i doli para djalli me fytyre njeriu. Dhe keta e pyeten:

    • O zoteri,cila eshte me e mire,e drejta apo e shtrembta?

 

    • E shtrembta. – i thote djalli.

E lane te pyesnin edhe nje tjeter. Ec e ec,i doli djalli prape kete here si plak. Dhe e pyeten:

    • Cila eshte me e mire,e drejta apo e shtrembta?

 

    • E shtrembta. – pergjigjet djalli.

E lane qe te pyesin edhe nje te trete. Ec e ec,prape iu shfaq djalli me nje tjeter pamje nga dy heret e para. E pyesin perseri:

    • Cila eshte me e mire,e drejta apo e shtrembta?

 

    • E shtrembta eshte me e mire. – i pergjigjet perseri djalli.

Atehere i shtrembti e mori te drejtin,e vuri prane nje lisi dhe ia nxorri syte. Pasi i shtrembti iku,i drejti u ngjit ne maje te pemes qe te kalonte naten. 

Ne mbremje erdhen djajte ku ishin e ku nuk ishin dhe u mblodhen poshte pemes. Kur u mblodhen te gjithe,u hodh i pari i djajve dhe filloi t’i pyese me radhe se cfare kane bere sot.

    • Une i ngjita qeren te bijes se mbretit. – i thote njeri.

pastaj hidhet dyti dhe thote:

    • Jane disa vellezer qe po ngrene nje ure,une kam bere qe mos t’i qendroje ne kembe; diten e ngrene dhe naten iu rrezohet. 

 

    • Une kam bere qe dy vete te verbojne njeri-tjetrin.- thote i trete.

Atehere i pari i djajve i pyet se cfare mund ta sheroje qeren,si mund te qendroje ura ne kembe dhe si mund te sherohet nje njeri i verbuar. Dhe djajte pergjigjen per ato qe kane bere.

    • Qeren e sheron vetem uji i kroit.

 

    • Ura qendron ne kembe nese marrin guret e kalase se rrenuar dhe t’i vene ne themel.

 

    • I verbuari duhet te ferkoje syte me hirin e zjarrit tone.

Pasi zbardhi dita djajte u larguan dhe shkuan secili ne punen e tij. Atehere i verbuari zbriti nga pema,ferkoi syte me hirin e zjarrit te tyre dhe filloi te shikonte si me pare. Pastaj shkoi te kroi,mbushi uje dhe u nis ne pallatin e mbretit. Kur arriti atje iu thote rojeve:

    • Kam ardhur te sheroj te bijen e mbretit.

Por rojet nuk e lejuan te hynte brenda dhe ne ate kohe ai filloi te bertiste:

    • Dua te flas me mbretin,dua te flas me mbretin…

Mbreti e degjon dhe pyet rojet se kush eshte,edhe ata i thone:

    • Eshte nje i marre qe thote se ka ardhur te sheroje vajzen tuaj.

Mbreti i jep leje rojeve qe ta lejojne te hyje brenda. Edhe ai sapo hyri brenda i thote mbretit:

    • Vetem une mund ta sheroj vajzen tende.

Mbreti u bind qe ai nuk ishte nje budalla por ishte i sigurte per ato fjale qe thoshte dhe shkuan te vajza e tij. Pasi ai ia leu koken me ujin e kroit semundja iu sherua menjehere. Atehere mbreti per ta falenderuar per nderin qe i beri i dhuroi shtate kuaj plote me florinj. I mori i drejti dhe shkoi te vendi ku ishin vellezerit duke ngritur uren e iu thote:

    • Qe ta beni uren te forte e te qendrueshme duhet te merrni guret e themelit te kalase se rrenuar dhe t’ia vini ures ne themel. 

Ata vepruan ashtu si i tha i drejti dhe ura nuk u rrezua me kurre. Edhe ata e shperblyen.

U kthye i drejti ne shtepi dhe u takua me te shtrembetin qe i kishte verbuar syte. Kur e pa i shtrembti qe ai shikonte perseri si me pare dhe me te gjithe ata florinj u habit dhe e pyeti:

    • Cfare bere qe t’u sheruan syte dhe ku i fitove gjithe ata florinj?!

 

    • M’i dha e drejta.- iu pergjigj ai.

Atehere i shtrembti iu lut e iu pergjerua qe ai t’ia verbonte syte dhe ta conte ne te njejten peme ku ai kishte kaluar naten. Edhe i drejti nuk ia prishi qejfin,ia verboi syte dhe e coi atje.

Kur u erresua u mblodhen te gjithe djajte sic e kishin zakon dhe i pari i tyre dilloi te bertase me te madhe dhe shume i nevrikosur:

    • Kush nga ju i ka treguar mbretit si te sheronte te bijen,ushtaret te ngrinin uren te forte dhe te verbuarit t’i rikthehej shikimi?

Por djajte ngrinin supet te habirut dhe betoheshin qe nuk dinin asgje. 

Atehere i pari i tyre u nxeh dhe filloi t’i rrahe te gjithe. Ate kohe njeri prej djajve pa te shtrembtin ne maje te lisit dhe ia tregoi shokeve:

    • Ja tek qenka ai qe ka treguar.

I shtrembti e degjoi dhe nga frika u rrezua edhe ra ne mes te djajve,te cilet e kapen te gjithe dhe i dhane nje dru te mire sa nuk po rrinte dot ne kembe.

Prev
Next

Comments for chapter "34. I DREJTI DHE I SHTREMBTI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved