Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 28. KEPUCA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 28. KEPUCA
Prev
Next

                                                             “KEPUCA”

 

Na ishte nje mbret qe kishte nje grua dhe nje vajze. Gruaja u semur dhe u be shume keq,dhe kur e kuptoi qe nuk e kishte te gjate therret te shoqin edhe i thote:

    • Porosit kepucarin te te beje nje pale kepuce as te medha shume,as te vogla fare,po te marre masen time. Pastaj te dergosh nje sherbetor te dale ne qytet,dhe asaj vajze qe t’i vijne kepucet pas kembes ta marresh per grua.

Pasi vdiq e shoqja ai dergoi sherbetoret por nuk gjeti ndonje grua apo vajze qe t’i bente kepuca. Pastaj sherbetori u kthye ne pallat dhe i tha mbretit:

    • Sado qe u mundova nuk gjeta ndonje vajze qe t’i rrinte kepuca pas kembes.

Nje dite i gjeti kepucet vajza e mbretit dhe i veshi per te pare se si i rrinin,edhe kepucet i rrinin pas kembes. Ne ate kohe babai i thirri per t’i cuar pak uje ,dhe ajo shkoi me kepucet e veshura. Kur ia pa mbreti kepucet te bijes i tha:

    • Une do te marr per grua sepse mamaja jote kete porosi me la para se te vdiste: “Asaj vajze qe i rrine mire keto kepuce do e marresh per grua”.

Edhe vajza iu pergjigj:

    • Dua te me besh dy shandane te medhenj,te gjere e te gjate sa une,qe te hapen dhe te mbyllen si dyer.

Edhe mbreti i porositi ne cast. Pas nja dy a tre ditesh ia sollen ne oborr. Dhe vajza u fsheh brenda tyre. Kur shkoi mbreti qe te vinte kurore nuk e gjeti vajzen ne asnje vend dhe nuk i shkoi ndermend qe ajo mund te ishte fshehur te shandanet. Pastaj nga merzia,mbreti thirri nje sherbetor dhe i tha t’i shiste shandanet se nuk donte t’i shikonte me me sy. 

Kur po ecte rruges ne nje qytet tjeter per te shitur shandanet,sherbetori pa nje djale mbreti qe po rrinte ne dritare dhe e veshtronte. Djali e pyeti dhe tha:

    • Sa para kerkon per ata shandane?

 

    • Sa te urdherosh zotrote. – i pergjigjet sherbetori.

Djali i dha nje qese me florinj dhe i mori shandanet ne dhomen ku rrinte vete. Djali na ishte i fejuar me nje vajze mbreti dhe e kishte zakon te ngrihej ne mes te nates te hante buke,prandaj dhe sherbetoret i conin shume lloje gjellerash ne dhome. Nje nate kur djali po flinte,vajza doli nga shandanet dhe pasi hengri buke,i mori djalit sapunin nga dora dhe lau duart,pastaj ia ktheu prap dhe u fsheh. Kur zgjohet djali shikon qe gjellerat jane te filluara dhe duart i ka me shkume sapuni. Te nesermen djali i tha sherbetoreve:

    • Ju i nisni gjellerat qe me sillni apo hyn ndonje mace dhe i ha?

Sherbetoret iu pergjigjen:

    • Jo imzot,as ne dhe as mace nuk hyn ne dhome,prandaj cuditemi nga fjalet qe na thua!

 

    • Hapni syte mire dhe shikoni se mos hyn ndonje mace. – i thote djali.

Por perseri ate nate kur u zgjua djali gjellerat ishin te nisura. Dhe naten e trete ai beri sikur po flinte gjume. Doli vajza nga shandanet,dhe pasi hengri u afrua te djali. Ai u mahnit nga bukuria e saj dhe menjehere i tha:

    • Pra ti na qenke ajo qe ha gjellerat e mia…edhe pse jam i fejuar do te marr per grua se qenke shume e bukur.

Edhe u martuan pa bere dasem. Por djalit i erdhi koha per te shkuar ne lufte dhe i tha vajzes:

    • Une do te shkoj ne lufte,por ti rri ketu ne dhome dhe mos u genje te dalesh. Kur te kthehem pas disa muajsh te jesh ketu. Tani do shkoj t’i them sherbetoreve qe te te sjellin cfare ushqime te duash,por mos harro te fshihesh ne shandan qe mos te shikojne.

Edhe djali u nis ne lufte. Nje dite vjehrra e djalit shkoi te shikonte dhomen e dhendrrit edhe gjeti vajzen atje. U habit nga kjo gje dhe porositi sherbetoret qe ta merrnin vajzen dhe ta hidhnin ne nje vend me shkurre ku ajo te pervelohej dhe te mos ngrihej dot ne kembe. 

Por ne vendin ku hodhen vajzen rastisi te ishte nje plake qe po mblidhte disa barishte. Pasi pa vajzen aty e pyet se “cfare po bente”,dhe vajza i thote:

    • Disa persona qe me kane inat me hodhen ketu qe te pervelohem,por te lutem me merr me vete ne shtepi qe te bej ndonje pune se ti je plake dhe nuk ke fuqi.

 

    • Nuk te marr dot se jam e varfer dhe s’kam ku te mbaj. – ia ktheu plaka.

 

    • Atje ku te rrish ti do rri edhe une. – i tha vajza.

Pasi kaluan disa muaj djali u kthye nga lufta. Priste djali qe ajo te dilte nga shandani por ajo nuk dukej. Atehere ai u semur keq nga ngaqe humbi gruan e tij. Nje dite i shkoi mendja dajlit per lakra dhe i tha qe t’i sillnin nga i gjithe qyteti. Erdhen njerezit me lakra dhe mes tyre ishte dhe plaka,por lakrat e plakes i kishte grire vajza dhe brenda ne laker kishte futur unazen qe shkembyen kur u martuan. Pasi i hengri djali lakrat gjeti unazen. Dhe i tha plakes:

    • Neser do te vij ne shtepine tende.

 

    • Si te urdherosh zotrote. – i pergjigjet plaka.

Shkon te nesermen djali ne shtepine e plakes,shikon sa ketej e sa andej semos hsikon vajzen por nuk e gjeti. Kur shikon nje govate te mbeshtetur pas murit i thote plakes:

    • Po ketu cfare ke?

 

    • Jane disa zogj,por te lutem kujdes se mos i shtyp. – i thote plaka.

Djali largon govaten dhe shikon qe aty ishte gruaja e tij,dhe i thote:

    • Po ti c’do ketu? Une te thashe te mos dalesh nga dhoma?!

Atehere vajza i tregoi te gjithe historine se cfare i kishte ndodhur,qe nga dita kur e hodhi vjehrra e tij ne shkurre e deri tani qe u ritakuan perseri. Pasi e degjoi deri ne fund,djali i tha plakes dy qese me florinj per ta shperblyer qe e mbajti vajzen pastaj u kthyen ne pallat.

Pas disa ditesh thirri vjehrren ne pallat dhe i tha:

    • Per te gjitha te keqijat qe i bere nuses time,une nuk dua te marr me vjazen tende per grua,prandaj po eprish fejesen me te.

Dhe pas kesaj ai ia tregoi te gjithe vendit vajzen si gruan e tij dhe mbretereshen e tyre.

Prev
Next

Comments for chapter "28. KEPUCA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved