Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 151. IVANI,BIRI I LOPES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 151. IVANI,BIRI I LOPES
Prev
Next

                                                        “IVANI,BIRI I LOPES”

 

Na ishte nje here nje mbret dhe nje mbretereshe qe nuk benin dot femije. Nje dite shkoi nje plake dhe i tha mbretit se nese donte te bente femije,duhet te kapte peshkun pendearte,ta zjente shtate here dhe t’ia jepte mbretereshes ta hante.

Mreti i dha urdher te gjithe peshkatareve dhe pasi ata e kapen,ia cuan mbretit. Ai i shperbleu dhe pastaj e dergoi peshkun ne kuzhine. Kuzhinieret e pastruan dhe halat e peshkut i hodhen jashte,ku kaloi nje lope dhe i lepiu. Pasi peshku ishte gati,nje vajze zeshkane e mori ne pjate dhe shkoi ta conte te mbreteresha. Por rruges nuk duroi,shkeputi nje pjese dhe e hengri.

Dhe qe te treja,lopa,vajza zeshkane dhe mbreteresha mbeten shtatzena dhe linden ne te njejten dite e ne te njejten ore. Mbreteresha lindi Ivan Carevicin,vajza zeshkane lindi Ivanin me birin e virgjereshes,ndersa lopa lindi nje djale qe ia vuri emrin,Ivani,biri i lopes.

Te tre djemte ishin njelloj,kishin te njejten fytyre e te njejtin ze. Vellezerit u rriten dhe u bene dhjete vjec,edhe dilnin te luanin me femijet e tjere. Por ata ishin shume te forte dhe cdo femije qe preknin,e lendonin.

Keshtu ata vendosen qe te largoheshin ne vende te huaja dhe te provonin forcen e tyre. I thane mbretit t’i bente tre topuza te rende dhe ai ia plotesoi kerkesen.

Edhe pastaj u nisen te tre per udhetim te gjate. 

Pasi ecen shume dhe kuajt u lodhen,ndaluan prane nje lumi ku ishte nje ure me shkurre. Aty gjeten nje shtepi te braktisur dhe u futen brenda. Pasi biseduan,vendosen qe njeri nga ata do rrinte zgjuar per te pare nese do kalonte njeri mbi ure. E hodhen me short dhe i ra Ivan Carevicit te ruante ate nate. 

Dy vellezerit u bene gati per te fjetur gjume kurse Ivani shkoi te ura te ruante. Por pasi erdhi 

disa here rrotull,e zuri gjumi. Birin e lopes nuk po e zinte gjumi dhe u ngrit te shikonte cfare po ndodhte. Kur pa se vellane e kishte zene gjumi,e mori ne krahe dhe e vendosi ne nje ceo te sigurte. Nuk zgjati shume dhe uji i lumit filloi te dridhej,e qe aty doli nje dragua me gjashte koka. Te gjitha gjallesat qe ishin aty prane u drodhen,vetem i biri i lopes nuk kishte frike. 

Ata filluan te luftonin me njeri tjetrin dhe me nje goditje,biri i lopes i preu tre koka. Dhe pastaj ia preu dhe tre te tjerat. Trupin e beri copa dhe e hodhi ne lume kurse kokat i vuri poshte ures. 

Te nesermen vjen vellai dhe ky e pyet nese kishte pare ndonje gje,Ivan Carevici i tha se nuk kishte pare asgje te kalonte aty prane.

Naten tjeter beri roje biri i virgjereshes. Edhe ai si vellai i pare,pasi erdhi disa here rrotull ures,u shtri dhe e zuri gjumi. Por birin e lopes nuk po e zinte gjumi dhe u ngrit perseri.

Uji i lumit filloi te dridhej dhe doli nje dragua me nente koka. 

Biri i lopes nuk u tremb por filloi te kacafytej me te menjehere. I dha nje goditje dhe i preu tre koka,pastaj tre te tjera dhe pastaj tre te fundit qe i kishin ngelur. Ashtu beri edhe me kete,trupin e beri copa dhe e hodhi ne lume kurse kokat i fshehu poshte ures.

Kur shkoi vellai ne mengjes i tha se nuk kishte pare gje. Por ai i mori te dy dhe i coi poshte ures,ku i tregoi kokat e dragonjve qe kishte vrare. Dha pastaj i tha:

  • Sonte do te bej une roje por beni kujdes dhe shikoni si luftohet. Nuk duhet t’iu zere gjumi sepse mund te kem nevoje per ndihmen tuaj.

Erdhi nata dhe biri i lopes shkoi per te ruajtur. Dy vellezerit i zuri gjumi.

Ne mesnate uji filloi te dridhej perseri dhe kete here doli nje dragua me dymbedhjete koka,i cili ishte vellai i madh i dy te pareve.

Biri i lopes i dha nje goditje dhe i preu tre koka,por dragoi i mori,i ferkoi me gishtin e tij te zjarrte dhe ato u ngjiten si te mos kishte ndodhur asgje. Ivani hoqi nje dorashke dhe e hodhi ne shtepi,ajo theu xhamin e dritares por vellezerit vazhdonin te flinin. Pastaj e goditi perseri dragoin dhe i preu gjashte koka,por dragoi i mori dhe i ngjiti perseri me gishtin e tij te zjarrte. Atehere ai hoqi dorashken tjeter dhe e hodhi ne shtepi por ta prap nuk u zgjuan.

Dragoi e goditi birin e lopes dhe e nguli ne dhe deri ne brez. Ai hodhi topuzin i cili kapi disa trungje dhe vellezerit u zgjuan. 

Por para se te shkonin vellezerit,biri i lopes e kishte kuptuar fuqine e dragoin dhe ia kishte prere gishtin magjik me te cilin bashkonte kokat. Pastaj ia preu kokat nje e nga nje dhe veproi si me dy te paret. 

Pasra se te largoheshin,dolen nga lumi edhe grate e dragonjve,por vellezerit ishin shume te fuqishem edhe i hoqen qafe dhe ato.

Pastaj doli e ema e tre dragonjve dhe i ndoqi deri ne nje fshat te larget. Atje vellezerit nxehen ne zjarr nga nje hekur te gjate. Nje ia ngulen te krahet,nje ne zemer dhe tjetrin ne koke. Keshtu mori fund famija e dragonjve. 

Tre vellezerit e pane qe ishin me te fortit ne bote dhe asnje nuk mund t’i mposhtte dhe u kthyen ne shtepi edhe jetuan te lumtur sebashku me te tjeret.

Prev
Next

Comments for chapter "151. IVANI,BIRI I LOPES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved