PERRALLA - 131. VOCERRAKU NE THES
“VOCERRAKU NE THES”
Pierino Pierone ishte nje vocerrak i gjate sa shkonte dhe ne shkolle. Rruges per ne shkolle ndodhej nje kopesht me nje dardhe qe Pierino hipte shpesh. Ne darke kaloi shtriga Bishtriga dhe i tha Pierinos:
Pierino Pierone,me jep nje dardhe
Me doren tende te bardhe
Se kur i shoh me con goja leng
Po nuk me the,do plas do bej deng!
Pierino mendoi: “Kesaj i con goja leng se do te me haje mua,jo dardhat” dhe nuk donte te zbriste nga pema. Keputi nje kokerr dhe ia hodhi Bishtriges. Por dardha ra ne toke ku kishte bere bajgen nje lope. Shtriga perseriti edhe nje here vjershen. Pierino nuk zbriti por keputi nej dardhe tjeter dhe ia hodhi,ajo ra atje ku kishte bere bajgen nje kale.
Shtriga e perseriti edhe nje here lutjen e saj edhe Pierino mendoi ta kenaqte.
Zbriti dhe i zgjati nje dardhe,por shtriga ne vend te dardhes,kapi Pierinon dhe e futi ne thes.
Pasi beri nje coipe rruge,Bishtriga ndaloi per te kryer disa nevoja; uli thesin dhe u fsheh pas nje shkurreje. Por Pierino ishte nje djale shume i shkathet dhe me dhembet e tij si miush,e kafshoi thesin dhe doli perjashta. Ne vendin e tij futi nje gure dhe ia mbathi. Bishtriga e mori thesin mbi sup dhe vuri re qe Pierino ishte me i rende. Kur arriti ne shtepi,shtriga i thirri te bijes:
Margarita,bija ime,moj xhan
Hape deren se supi s’me mban
Dhe nxeh ca uje ne kazan
Per te zier Pierinon noksan.
Margarita hapi deren dhe pastaj vuri ne zjarr nje kazan plote me uje. Sapo uji zjeu,Bishtriga hapi thesin dhe kur guri ra brenda ne kazan,uji u kerceu jashte dhe i dogji kembet. Shtriga duke kercyer nga djegia e kembeve i tha Margarites:
Bija ime,ndize zjarrin prape
Se kthehem ketu pas pak.
Veshi rroba te tjera,vuri nje paruke bjonde dhe u largua me thesin.
Pierino ne vend qe te shkonte ne shkolle ishte kthyer perseri te dardha. Kaloi Bishtriga e maskuar,me shprese qe ai nuk do e njihte dhe i recitoi vjershen. Por Pierino e njohu prapeseprape dhe s’kishte ndermend te zbriste edhe i tha:
Nuk i jap dardha shtriges,te pelacase
Perndryshe me merr e ne thes me rras.
Dhe shtriga e siguroi duke i thene:
Nuk jam ajo qe beson,s’te genjej
Hera e pare qe kaloj ketej
Pierino Pierone me jep nje dardhe
Me doren tende te bardhe.
Dhe aq e tha e stertha kete vjershe,saqe Pierino i shkrete u genjye dhe zbriti per t’i dhene nje dardhe. Por shtriga e mbylli shpejte e shpejte ne thes.
Kur arriten tek ajo shkurrja e pare,shtriga ndaloi perseri per te kryer nevojat e saja,por kete here thesi ishte i mbyllur aq forte saqe Pierino nuk mund t’ia mbathte. Atehere vocerraku filloi te bente si zog. Kaloi nje gjahtar bashke me qenin,i cili gjeti thesin dhe e hapi. Pierino kerceu jashte dhe iu lut gjahtarit te fuste qenin ne vendin e tij ne thes. Kur Bishtriga u kthye dhe mori thesin,qeni qe ishte brenda perpelitej dhe qante,kurse shtriga i thoshte:
Pierino Pierone,bej c’te pelqen
Po deshe tundu e qaj si qen.
Sapo arriti te dera e shtepise,i perseriti fjalet vajzes,e cila i hapi deren dhe vuri ujin ne zjarr.
Por kur u be gati te kthente thesin permbys ne ujin e pervelua,qeni i terbuar rreshkiti jashte ,i kafshoi puplen e kembes shtriges,u hodh ne oborr dhe filloi te ndiqte pulat.
Nena ime sa cudi
Qen ha per darke ti?!
I tha Margarita. Shtriga gjithe nerva ia ktheu vajzes:
Bija ime,ndize zjarrin prape
Se kthehem ketu pas pak.
Nderroi fustanin,vuri nje paruke te kuqe dhe u kthye te dardha; dhe aq u lut e iu pergjerua Pierinos,saqe ai u genye dhe zbriti perseri poshte. Kete here shtriga nuk ndaloi ne asnje vend por shkoi drjete e ne shtepi,ku e bija priste te dera.
- Merre e mbylle ne kafaz,dhe heret ne mengjes pasi une te dal,beje tasqebap me patate, – i tha shtriga te bijes.
Te nesermen ne mengjes,Margarita mori nje cope mish dhe nje thike edhe hapi kafazin.
Pierino Pierone,me bej nje nder
Vere koken te druri,more derr.
I tha Margarita. Kurse Pierino ia ktheu vajzes:
- Po si? Vere nje here ti!
Margarita vuri koken te druri dhe Pierino mori hanxharin e ia preu koken,pastaj e vuri ne tigan qe te skuqej. Me vone vjen Bishtriga dhe bertet me te madhe:
Margarita ime,moj aman
Kush te ka vene aty ne tigan?
- Une, – bertiti Pierino qe nga maja e oxhakut.
- Si arrite atje larte? – e pyeti Bishtriga.
- Vura nje tenxhere mbi tjetren dhe u ngjitha, – i tha vocerraku.
Atehere shtriga Bishtriga filloi te sajonte nje shkalle me tenxhere per te hipur dhe ta kapte,por pasi u ngjit ne nje lartesi,tenxheret u rrezuan dhe ajo ra ne zjerr e u dogj.
