PERRALLA - 125. NJERIU JESHIL I ALGAVE
“NJERIU JESHIL I ALGAVE”
Vajzen e mbretit e kishin grabitur dhe ai kishte nxjerre lajmetarin e tij ne te gjithe vendin dhe thoshte se kush i gjente te bijen do t’i jepte pasurine me te madhe. Por lajmetari bertiste kot sepse askush nuk e dinte ku mund te kishte perfunduar vajza: e kishin grabitur nje nate dhe nuk kishin lene vend pa e kerkuar ne toke.
Nje trim qe ishte detar i vjeter,i shkoi nermend se nese nuk ishte mbi toke,atehere mund te gjendej ne det. Dhe beri gati nje anije qe te shkonte per ta kerkuar. Por kur donte te merrte ekuipazhin nuk i vinte asnjeri,sepse askush nuk donte te nisej ne nje udhetim te rrezikshem te cilit nuk i dihej se ku mund ta kishte fundin.
Trimi rrinte ne majen e anijes dhe priste qe t’i afrohej dikush por asnje nuk guxonte te hipte i pari. Aty prane anijes ndodhej edhe Tribordo,i njohur si nje vagabond dhe nje pijanec i madh,te cilin nuk e merrte asnje ne anije.
-
-
-
- A do te vish ne anijen time? – i tha trimi.
-
-
-
-
-
- Sigurisht qe dua te vij, – ia ktheu ai.
-
-
Tribordo hipi i pari,keshtu te tjeret moren zemer edhe hipen pas tij te gjithe.
Ne anije Tribordo rrinte gjithmone me duart ne xhepa duke qare me lot pijetoret dhe te gjithe flisnin kunder tij ngaqe nuk dihej kur do te merrte fund,ushqimet po pakesoheshin dhe u duhej te mbanin nje njeri te pavlere si ai me te ngrene e me te pire. Dhe keshtu,trimi nuk mune te dilte kunder ekuipazhit dhe vendosi ta hiqte qafe.
-
-
-
- E sheh ate ishull te vogel? – i tha kapiteni duke i treguar nje shkemb te vetmuar ne mes te detit. – Zbrit me barke dhe shko ta zbulosh,kurse ne po sillemi ketej rrotull.
-
-
Tribordo zbriti ne barke dhe anija u largua me te gjitha velat duke e lene ne mes te detit. Tribordo u afru shkembit. Ne shkemb kishte nje shpelle e vogel dhe ai hyri.
Ne fund te shpelles gjendej e lidhur nje vajze shume e bukur,e cila ishte e bija e mbretit.
-
-
-
- Si arrite te me gjesh? – e pyeti vajza.
-
-
-
-
-
- Kam dale te peshkoj oktapode, – i tha Tribordo.
-
-
-
-
-
- Eshte nje oktapod i madh qe me ka rrembyer dhe me mban te burgosur, – i tha vajza. – Ik para se ai te kthehet. Por duhet te dish se ky oktapod tre ore ne dit shnderrohet ne
-
-
peshk te zi dhe atehere eshte e kollajte ta kapesh,por duhet ta vrasesh shpejte,sepse perndryshe shnderrohet ne shpend dhe iken fluturon.
Tribordo u fsheh bashke me varken ne shkemb. Nga deti doli oktapodi i madh dhe me cdo ktheter filloi t’i binte ishullit rreth e qark sepse e kuptoi qe aty kishte nje njeri. Por erdhi ora qe u shnderrua ne peshk. Tribordo hodhi rrjeten dhe filloi te peshkonte. Kapi shume peshq te ndryshem por vetem ate nuk arriti ta kapte dot. Kur ne fund ngriti rrjeten,ai gjeti peshkun e zi. Nxorri thiken dhe i gjuajti shpejte por peshku u shnderrua ne shpend dhe fluturoi. Por nuk arriti te shkonte shume larg sepse Tribordo i kishte prere nje krahe,dhe keshtu shkoi edhe e hoqi qafe nje here e pergjithmone. E bija e mbretit i dha nje unaze me diamant ne shenje mirenjohjeje te perjetshme.
-
-
-
- Eja te te coj tek babai yt,i tha Tribordo.
-
-
Me ate barken e vogel nuk mund te shkonin dot shume larg. Por ata nuk kishin rruge tjeter,hipen ne barke dhe filluan te ecnin,kur pak me larg pane nje anije te madhe. Ajo ishte e njejta anije qe e kishte braktisur Tribordon. Kur e pane qe ai po kthehej me te bijen e mbretit,kapiteni filloi ta merrte me te mira:
-
-
-
- Oh i shkreti Tribordo! Ne kujtuan se kishe marre fund por qenke mire. Eja te hame ndonje gje dhe te pime ndonje gote vere!
-
-
Tribordos i shndriten syte sepse kishte dite qe nuk pinte.
Para se te afroheshin ne port,kapiteni e shtynte Tribordon te pinte sa me shume,piu deri sa ra ne toke si i vdekur. Atehere kapiteni i tha vajzes qe mos t’i thoshte mbretit se e kishte gjetur ai por qe e kishte gjetur kapiteni vete. Dhe vazhdoi:
-
-
-
- Ate une e dergova qe te merrte,thuaji qe te shpetova une.
-
-
-
-
-
- E di une cfare them, – i tha vajza e mbretit.
-
-
Atehere kapiteni mendoi qe t’i zgjidhte nje here e mire punet me Tribordon dhe i tha ekuipazhit qe ta hidhnin ne det. Ne mengjes anija arriti ne port dhe mbreti ishte aty duke e pritur me njerezit me te pasur dhe me muzike.
U caktua dhe data e dasmes kur do te martohej vajza me kapitenin e anijes. Diten e dasmes,marinaret pane te dilte nga uji nje njeri i veshur nga koka deri te kembet me alga jeshile,me peshq e me gaforre qe i dilnin nga xhepat. Ai ishte Tribordo.
Del ne breg dhe duke terhequr algat jeshile shkon deri ne qytet. Ne ate cast po kalonte vargu i dasmoreve te cilet u gjenden perballe me njeriun e algave te jeshile. Dasmoret ndalen:
-
-
-
- Kush eshte ky? Kapeni! – thote mbreti i nevrikosur.
-
-
Rojet u afruan dhe ne ate kohe Tribordo ngre njeren dore dhe diamanti i unazes ndricoi.
-
-
-
- Ajo eshte unaza e vajzes time, – tha mbreti.
-
-
-
-
-
- Po,ky eshte shpetimtari dhe burri im, – tha vajza.
-
-
Tribordo tregoi te gjithe historine e tij dhe kapitenit i vune prangat dhe e futen te kalbej ne burg. Ashtu me algat jeshile sic ishte,Tribordo shkoi prane nuses,e cila ishte veshur me te bardha dhe u martuan bashke.
