Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 109. PERRALLA PER BARIUN MOSMIRENJOHES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 109. PERRALLA PER BARIUN MOSMIRENJOHES - PERRALLA
Prev
Next

                              “PERRALLA PER BARIUN MOSMIRENJOHES”

Ne nje fshat jetonte nje plak qe kishte dy djem. Ai e kuptoi qe po i vinte fundi dhe thirri te dy djemte dhe i tha:

                • Djalit te vogel Çan,po po i le lopen e bardhe,kurse te madhit po i le gjithe pasurine tjeter.

Kaq tha plaku dhe i mbylli syte pergjithmone. 

Djemte filluan te jetojne me njeri-tjetrin dhe kurre nuk ishin zene. I madhi punonte ne are kurse i vogli kulloste lopen e bardhe. 

Pa kaluar shume kohe vellai i madh u martua,por gruaja e tij ishte shume e keqe. 

Cdo mengjes,Çani conte lopen per te kullotur deri naten vone,pastaj e lante dhe e ruante mire.

Nje dite kur po e kulloste lopen e bardhe,ai degjoi nje ze:

                • Gruaja e vellait tend do te vrase,do te jape gjelle te helmuar por ti mos ha.

Ai mendoi se kishte pare enderr por ashtu ndodhi ne te vertete. Ishte e njejta gjelle qe ai tha lopa. Çani nuk dinte cfare te bente dhe lopa i tha qe te largohej nga ajo shtepi dhe ta merrte edhe ate me vete. Dhe keshtu beri,sado qe vellai u lut te qendronte,ai kishte vendosur.

Dhe keshtu u largua ne nje vend larg nga shtepia e vellait. Punoi dite dhe nete te tera deri sa ndertoi nje shtepi te re dhe nje kasolle me drita per lopen e bardhe. 

Bariu jetoi i qete dhe mire ne shtepine e re. Nuk ia prishte asnjeri qetesine. 

Sigurisht qe jetuan te lumtur por perralla s’ka mbaruar…

Nje dite lopa e bardhe i tha Çanit te merrte nje pale rroba gruaje te blu dhe t’i fshihte ne stalle.

Kaluan tre dite dhe lopa i tha bariut te ulej mbi te dhe te mbyllte syte. Sapo mbylli syte degjoi nje zhurme te tmerrshme por kishte frike te hapte syte. Kur zhurma mbaroi ai hapi syte dhe i habitur pa se ishte zhdukur shtepia dhe kasollja. Para tij u shfaq bregu i lumit me shkurre te 

dendura dhe atje po laheshin shume vajza te bukura dhe te gezuara.

Lopa e bardhe i tha Çanit te ,errte fustanin e bardhe qe ndodhej te guri i madh dhe ai ashtu beri. Pastaj u ul perseri mbi lopen e bardhe dhe mbylli syte. Degjoi perseri ate zhurme dhe pasi i hapi syte,cdo gje ishte kthyer si me pare,pa shtepine dhe kasollen.

Nje nate me hene te plote,ne dhomen e Çanit kishte hyre nje vajze shume e bukur dhe e trishtuar,e cila i tha t’i jepte fustanin. Atij i erdhi keq dhe shkoi ne kasolle ta merrte. Lopa e bardhe i tha duke e qortuar:

                • C’budalla qe je! Ty te erdhi fati kurse ti do qe ta largosh! Ajo eshte gruaja jote e ardhshme,nese i ti i jep fustanin ajo do te zhduket pergjithmone. Jepi fustanin blu.

Dhe ashtu beri,i dha fustanin blu dhe vajza e pranoi fatin e saj. Nuk kaloi shume kohe dhe ata te dy u martuan dhe bene dy femije. Kaluan disa vite dhe ata e donin shume njeri-tjetrin,po ashtu edhe femijet e tyre. 

Nje dite,lopa e bardhe i tha bariut:

                • Degjo Çan. Une jetova shume vjet dhe se shpejti do te ngordh. Kur te ndodhe kjo,ma hiq lekuren dhe ma fshih. Nese do te duhet te ndjekesh ndonje,ulu mbi lekuren time dhe asnje nuk mund te te shpetoje. Vetem kujdes mos harro,ma hiq lekuren me thike te mprehte,mos u nxito dhe mos i bej ndonje vrime.

Ai u hidherua nga ky lajm dhe i premtoi se do bente ashtu si e kishte porositur ajo.

Nuk kaloi shume kohe dhe lopa e bardhe ngordhi. Çani dhe gruaja e tij qane per shume per te; pastaj bariu filloi te rripte lekuren e saj. Por ai e harroi porosine e lopes,pertoi ta mprihte thiken dhe nga nxitimi i beri lekures pese vrima te vogla.

Kur e pa gruaja perplasi duart gjithe hidherim dhe i tha:

                • Ti je mosmirenjohes! Lopa e bardhe te shpetoi jeten dy here kurse ti nuk ia plotesove deshiren e fundit. Tani do na vije nje fatkeqesi.

Ai nuk iu pergjigj por i dha nje buzeqeshje.  

Pas tre ditesh gruaja i tha se kishin shume vite qe jetonin bashke dhe ai nuk kishte akoma besim te ajo. Ai i tha se nuk e kuptonte cfare e kishte fjalen dhe gruaja i tha:

                • Kane kaluar shume vite dhe ti nuk ma ke dhene akoma fustanin tim te bardhe.

Ai i tha se e kishte harruar fare por mund te shkonte ta merrte dhe i tregoi vendin ku ishte. Ajo doli me vrap nga shtepia dhe shkoi te kasollja ku ishte fshehur fustani i bardhe.

Dielli perendoi por ajo nuk ishte kthyer akoma ne shtepi. Atehere Çani shkoi me vrap ne kasolle por atje nuk kishte njeri. Dhe ai mori lekuren e lopes,vuri femijet larte dhe bertiti:

                • Shko pas gruas time,sa me shpejte!

Ata fluturuan aq shpejte sa kur shikonin poshte,shtepite dhe toka zvogelohej gjithmone e me shume deri sa nuk dukej me asgje. Ata e arriten gruan dhe ne mesin e tyre ishte nje lum. 

Gruaja e kaloi lumin dhe po priste qe ta kalonin dhe ata qe te jetonin pergjithmone bashke. Por lekura e lopes se bardhe i humbi fuqite dhe nuk arriten dot ta kalonin. Kur Çani e pa 

lekuren qe kishte vrima,e kuptoi qe fajin e asaj qe po ndodhte e kishte vete sepse nuk e beri ashtu sic duhej porosine e fundit qe i kishte lene lopa e bardhe,dhe nga plaget qe ajo kishte marre nuk mund ta kalonte dot lumin. 

Shume shekuj kaluan nga ajo kohe,ata qanin vazhdimisht per ndarjen e tyre. Njerezit kujtonin se binte shi por ato ishin lotet e tyre te shndritshem. 

Prandaj duhet te mesojme qe njeriu mosmirenjohes nuk i ben keq vetem vetes,por i sjell fatkeqesi edhe njerezve qe e rrethojne.

Prev
Next

Comments for chapter "109. PERRALLA PER BARIUN MOSMIRENJOHES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved