Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 96. BARIU I DERRAVE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 96. BARIU I DERRAVE - PERRALLA
Prev
Next

                                                      “BARIU I DERRAVE”

Dikur jetonte nje princ,nuk ishte i pasur por mbreterine e kishte. Mbreteria ishte e vogel por i mjaftonte sa per te marre nje grua,dhe ai donte te martohej. 

Qe te propozoje vajzen e nje mbreti duhej guxim,por princi vendosi dhe shkoi i kerkoi mbretit doren e vajzes se tij te vetme. Por ajo nuk pranoi.

Mbi varrin e babait ai kishte nje trendafil qe celte nje here ne pese vjet dhe kur celte bente vetem nje trendafil. Kishte dhe nje bilbil qe kendonte aq bukur sa te hipnotizonte.

Ai i futi ne dy kuti te argjendta dhe ia dergoi princeshes,e cila ishte me sherbetoret dhe me mbretin ne oborr. Kur pa kutite ajo perplasi duart nga gezimi. Ajo priste te gjente nje kotele te bukur por kur e hapi doli trendafili me nje arome te mire dhe i fresket. Priceshes i pelqeu shume por kur e pa mire,tha:

        • Po ky nuk qenka artificial! Qenka i vertete!

Dhe keshtu nuk i pelqeu,por breti i tha te hapte edhe kutine tjeter. Nga ajo kuti doli bilbili qe filloi te kendonte dhe te gjithe rrinin e degjonin si te hipnotizuar. Pasi mbaroi kengen bilbili,princesha tha qe ai nuk ishte i vertete,por ata qe e kishin cuar u munduan t’i mbushnin mendjen qe ishte i vertete. Atehere princesha i tha qe ta leshonin te fluturonte. Ata e leshuan dhe bilbili iku u largua nga pallati,edhe princesha nuk pelqeu asnje nga dhuratat.

Por princi nuk ishte nga ata qe largohej aq kollaj. Ai e nxiu fytyren,u vesh me rroba te vjetra,vuri nje kapele ne koke dhe shkoi trokiti ne deren e mbretit per pune dhe mbreti i tha:

        • Kushedi sa vijne ketu per te kerkuar pune. Por te them te verteten me duhet nje njeri qe te kujdeset per derrat. Kemi shume derra.

Dhe keshtu princi u be bariu i derrave. Per te jetuar i dhane nje dhome te keqe prane kasolles se derrave. Gjithe diten e kaloi duke punuar,dhe kur erdhi mbremja ai beri nje kusi te bukur,te cilen e vuri ne zjarr dhe sa fillonte te ziente uji fillonte nje kenge qe thohte:

Ah moj Agustina e dashur,gjithe endrrat shkuan dhe iken!

Por kjo kusi kishte dhe nje veti tjeter. Po te vije doren te avulli i saj,mund te ndjeje shijen e cdo gatimi qe benin te gjitha shtepite ne mbreteri. Nuk kaloi shume dhe princesha doli shetitje me sherbetoret e saj. Kur degjoi kengen ngeli e mahnitur,sepse ajo ishte dhe e vetmja kenge qe princesha dinte te luante. I tha sherbetores te shkonte te pyeste bariun sa para donte per ate kusi dhe kur ajo shkoi,djali i tha:

        • Dua dhjete te puthura nga princesha.

Sherbetorja i tha se kjo ishte e pamundur por djali i tha se nese ajo nuk i jepte te puthurat,nuk ia jepte kusine. Sherbetorja shkoi te princesha dhe i vinte zor qe t’i thoshte se cfare kerkonte djali,por princesha i tha t’ia thoshte ne vesh dhe ajo i tregoi. 

        • Sa i paedukate qenka, – tha princesha dhe u nis te ikte. Por sa beri nje hap,filloi perseri kenga qe ishte aq shume e pelqyer nga princesha.

 

        • Shkoni e pyesni nese i pranon dhjete te puthurat nga zonjushat e oborrit, – i tha princesha vajzave.

Por djali i tha qe i donte puthjet nga princesha,perndryshe nuk e jepte kusine. 

        • Sa njeri i merzitshem! – tha princesha. – Epo mire atehere,ju zonjusha do me rrini perpara qe te mos me shikoje njeri.

Dhe zonjushat e oborrit bene sic i tha ajo,i dolen perpara dhe hapen palet e fustanit dhe pas kesaj,bariu i derrave mori dhjete te puthurat qe kerkonte,dhe princesha mori kusine.

Ato u kenaqen shume,ate nate kusia qendroi gjithe naten ne zjarr! Tani s’kishte kuzhine te qytetit ku ato mos ta dinin se cfare gatuhej,qe nga kuzhina e kryetarit te bashkise e deri te kushina e kepuceberesit. Nga qejfi i madh,zonjushat perplasnin duart dhe hidhnin valle. 

        • Ne e dime se kush po ben supe dhe kush po ben byrek! – thoshin zonjushat.

 

        • Mire,mire por kujdes! Asnje fjale me njeri se jam bije e mbretit une!

 

        • Mos ki merak! – i thane te gjitha zonjushat.

Bariu i derrave nuk rrinte nje dite pa shpikur dicka te re. Keshtu ai na beri nje raketake,e cila luante te gjithe valset dhe polkat qe kishte degjuar njeriu.

        • Kjo qenka e mrekullueshme, – tha princesha qe po kalonte andej. – S’kan degjuar ndonjehere gje me te bukur. Shkoni e pyesni nje here cfare kerkon per ate vegel. Por vetem te puthura jo!

 

        • Ai kerkon qe princesha t’i jape njeqind te puthura, – tha zonjusha qe e kishte pyetur.

 

        • Ky njeri duhet te jete i cmenduar, – tha princesha dhe u be gati te largohej. Por pa bere

nje hap,ajo degjoi melodine e bukur qe vegla bente dhe tha: – Arti duhet inkurajuar,se ne fund te fundit jam bija e mbretit. Shkoni thuajini se do i jap dhjete te puthura,njelloj si dje dhe te tjerat do ia jepni ju. 

Vajzat nuk pranuan ne fillim por ajo i tha se perderisa e puth une qe jam princeshe pse mos ta puthni dhe ju! Por bariu i derrave nuk ndryshonte mendje dhe ne fund princesha u dorezua dhe u be gati t’i jepte njeqind puthje. 

        • C’dreqin po bejne te gjitha aty ne stalle? – tha mbreti qe ate cast kishte dale ne ballkon. 

Ferkoi nje here syte pastaj vuri syzet qe te shikonte me mire. U vesh dhe zbriti poshte pa bere zhurme. Dhe zonjushat ishin aq shume te zena me numerimin e puthjeve sa nuk e vune re fare mbretin qe po afrohej me maje te gishtave. 

        • C’behet ketu?! – tha mbreti kur i pa ata duke u puthur. 

Mbreti u nxeh aq shume sa i perzuri te dy nga mbreteria,bariun dhe princeshen.

Princesha rrinte duke qare vazhdimisht dhe u be pishman qe nuk pranoi te merrte per burre ate princin e pashem qe e kishte propozuar.

Bariu i derrave u fut pas nje peme,u pastrua,u vesh me rrobat e tij si princ dhe shkoi te vajza.

        • Tani une vetem te percmoj, – i tha princi. – Ti s’e pranove doren e nje princi te ndershem,trendafili dhe bilbili s’te pelqyen. Por vetem per te marre nje kuti muzikore pranove te puthje nje bari derrash. Ate deshe,ate gjete.

Dhe pasi tha ketu fjale u fut ne mbreterine e tij dhe mbylli porten. Kurse ajo mund te rrinte perjashta sa te donte dhe te kendonte kengen:

Ah moj Agustina e dashur,gjithe endrrat shkuan dhe iken!

Prev
Next

Comments for chapter "96. BARIU I DERRAVE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved