Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 174. KRIPA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 174. KRIPA
Prev
Next

                                                                 “KRIPA”

 

Na ishte nje here nje tregtar i cili kishte tre djem. Ai ishte shume i pasur,brishte me anijet e tij ne vende te huaja dhe tregtonte mallra te ndryshem. 

Nje dite ai ngarkoi dy anije me mallra te shtrenjte dhe i nisi pertej detit me dy djemte e medhenj,kurse te voglit nuk i besonte ne punet e tregtise. 

Atij nuk i erdhi mire nga ky vendim qe kishte marre i ati dhe iu lut qe t’i jepte edhe atij nje anije me mallra te shtrenjte. I ati nuk pranoi per shume kohe por djali i vogel kembebdguli aq shume sa erdhi nje cast qe i ati i tha:

    • Nuk ke per te sjelle as koken ne shtepi! 

Megjithate i ngarkoi nje anije me trare dhe derrasa edhe ia dha djalit te vogel. Ai i hipi anijes dhe per pak kohe i kapi vellezerit. Ata udhetuan sebashku disa dite por pastaj fryjti nje ere e madhe edhe e mori anijen e djalit te vogel e coi ne nje ishull te panjohur.

Ata shkuan ne breg,djali zbriti dhe po ecte ne ishull. Kur arriti ne majen e malit,kur hedh syte shikon qe aty s’ka as gure e as rere,por vetem rere te paster.

U kthye ne anije edhe i dha urdher marinareve qe t’i hidhnin te gjithe traret dhe derrasat edhe ta mbushnin anijen me kripe. 

Sapo mbaruan ngarkimin u larguan ne lundrim. Pasi lundruan disa disa dite,me ne fund anija arriti ne nje qytet te madh e te pasur,qendruan ne port dhe hodhen spirancen.

I biri i tregtarit hyri ne qytet dhe shkoi te mbreti i atij vendi dhe t’i kerkonte qe te tregtonte mall me cmim te lire,dhe me vete kishte marre nje qese qe t’ia tregonte.

Mbreti nuk i kishte degjuar as emrin kripes,dhe kur e pa,i tha djalit:

    • Po kjo qenka rere e bardhe! Kete mall tek ne e japin pa para fare,or vella!

Djali u merzit shume kur degjoi ato fjale dhe u largua nga dhoma e mbretit,por mendoi te shkonte nje here ne kuzhine dhe te shikonte se cfare lloj kripe i hidhnin gjelles.

Ai po rrinte atje dhe kuzhinieret hynin e dilnin por asnje gjelle nuk i hudhnin kripe. Ai gjeti rastin kur nuk kishte njeri aty brenda dhe shkoi i hidhi te gjitha gjellave aq kripe sa duhej.

Kur ia shtruan sofren mbretit ai i hante gjellet me radhe dhe ne fund tha:

    • U bene kaq vjet qe gatuani per mua por asnjehere nuk kam provuar gjellera kaq te shijshme. Cfare keni bere kete here?

Kuzhinieret i thane se nuk kishin bere asgje,kishin gatuar si gjithmone. Por pastaj i thane qe ne kuzhine ishte edhe ai tregtari bashke me ta.

Mbreti dha urdher t’i therrisnin dhe ai u paraqit. E pyeti mbreti per gjellerat dhe ai i tha:

    • Me fal o mbret sundimtar! Une vetem sa i rregullova pak gjellat me kripe qe te beheshin me te mira. Keshtu e kane zakon andej nga anet tona.

Mbreti i kerkoi sa e shiste kripen,djali e pa qe punet po shkonin mire dhe i tha:

    • Jo shume shtrenjte: per dy ngarkesa kripe dua nje mase argjend dhe nje mase flori.

Mbreti ia dha te gjitha ato qe kerkoi dhe ia bleu te gjithe kripen qe kishte. Mbreti kishte dhe nje vajze te bukur edhe ajo ishte kurioze te shikonte anijen e te huajit,i kerkoi leje mbretit dhe ai e lejoi qe te shkonte.

Ajo hipi ne anije dhe djali i vogel i tregtarit po i tregonte anijen te gjithe dhe pastaj e futi ne kabine. Kur princesha doli jashte pa qe anije kishte levizur dhe ishte shume larg vendit te saj. 

Ai nisi ta qetesonte me fjale te bukura dhe me te vertete vajza filloi te qeshte.

Lundroi sa lundroi dhe arriti me ne fund te takohej me dy vellezerit e tij. Kur ata e pane me nje vajze te bukur dhe anijen plot me argjend e me flori,u nxine nga zilia. Nga inati e kapen njeri nga duart e tjetri nga kembet edhye e hodhen ne det. Pastaj e hodhen me short edhe vellait te madh i ra princesha kurse te mesmit anija me pasurine.

Por aty ne det qelloi nje nga traret qe djali kisjte hedhur dhe u kap pas tij. Lundroi dhe arriti ne nje ishull tjeter te panjohur. 

Doli ne breg dhe po shetiste duke menduar se cfare te bente per t’u kthyer ne shtepi. Perballe tij doli nje div me mustaqe te medha dhe fillon te bisedoje me djalin. Pasi ai i tregon te gjithe historine qe kishte ndodhur,divi i tha:

    • A deshiron te te coj ne shtepi? Neser vellai yt i madh do martohet me princeshen.

Dhe keshtu hipi ne kurrizin e divit edhe me nje shpejtesi te madhe,divi kalonte mbi ujin e detit me vrap. Arriten ne vendin e djalit dhe divi i tha:

    • Mos iu mburr askujt qe udhetove mbi shpinen time,perndryshe do e pesosh.

Djali i tha se nuk do e bente nje gje te tille dhe u largua. Shkoi ne dasem dhe aty po festohej per martesen e vellait te tij te madh me princeshen qe ai vete kishte rrembyer.

Vajza sapo e pa u ngrit ne kembe dhe shkoi e perqafoi,edhe itha te gjitheve se ai ishte trimi qe e kishte rrembyer edhe jo ky qe po martohej.

Djali i vogel i tregoi te gjithe historine edhe babai i deboi te dy djemte e medhenj nga shtepia. 

Filluan te gjithe te gezonin e te pinin derisa u bene tape dhe te gjithe po mburreshin me forcen e tyre,me grate e bukura qe kishin e shume gjera te tjera. Djali i bere tape,tha:

    • Keto nuk jane asgje,une kam kaluar detin mbi shpinen e nje divi.

Divi u shfaq menjehere ne dere dhe i tha djalit se beri shume gabim qe tregoi,por djali i tha:

    • Nuk e kisha fajin une! Nuk fola une por pija!

Divi u cudit dhe i tha se cfare ishte kjo pija,atehere djali urdheroi t’i sillnin vere,birre e raki. Divi i piu te gjitha,u be deh dhe filloi te thyente cdo gje qe i dilte perpara.

Pastaj u rrezua pertoke dhe fjeti tre dite e tre nete pa pushim.

Kur u zgjua,te gjithe filluan t’i tregonin se cfare kishte bere. Divit i iku mendja dhe tha:

    • Tani e mora vesh se cfare na qenka pija or djale i tregtarit. Prandaj mos pi me dhe mos u lavdero me mua sa te jesh gjalle.

 

Prev
Next

Comments for chapter "174. KRIPA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 5, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved