Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 173. ENDRRA FATTHENESE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 173. ENDRRA FATTHENESE
Prev
Next

                                                  “ENDRRA FATTHENESE”

 

Na ishte nje here nje tregtar i cili kishte dy djem: Dimitrin dhe Ivanin. Ai i thote djemve ne mbremje qe cdo enderr te shikojne,duhet t’ia tregojne atij ne mengjes.

Te nesermen ne mengjes Dimitri i tregon se kishte pare Ivanin sikur fluturonte ne qiell mbi dymbedhjete shqiponja. Kur i ati pyet Ivanin se cfare endrre kishte pare,ai i tha se nuk donte t’ia thoshte. Sado qe kembenguli i ati,ai nuk ia tregoi endrren. Atehere ai u nvrikos edhe urdheroi sherbetoret e tij ta merrnin dhe ta lidhnin ne nje peme,prane rruges kryesore.

Aty kalon  biri i mbretit,i vjen keq per Ivanin dhe jep urdher qe ta lirojne,pastaj e vesh me rrobat e tij dhe e merr ne pallat. Atje e pyet se cfare kishte ndodhur dhe Ivani i tregon te gjithe historine. Princi e degjon dhe pastaj i thote:

    • Sa budalla paska qene babai yt qe te ka denuar per dicka kaq te vogel! Po cfare endrre pe qe nuk doje ta tregoje?

Ivani i tha se as atij nuk ia tregonte endrren. Princi kembenguli por ai nuk ia tregoi. Atehere ai u nevrikos edhe dha urdher ta mbyllnin ne qeline me te keqe.

Kaloi nje vit dhe princi shkoi per t’u martuar. Aty prane qelise kaloi motra e tij dhe Ivani i tha qe ta lironte sepse e dinte qe princi shkoi per t’u martuar dhe ishte ne nje rrezik te madh. ia mbushi mendjen princeshes dhe ajo e liroi perkohesisht nga burgu. Pastaj ai kerkoi njembedhjete burra qe te ngjanin njelloj si ai. I hipen kuajve dhe u nisen.

Arriten prane nje pylli te dendur dhe aty degjuan zhurma. Ivani i tha shokeve te prisnin dhe u fut vete ne pyll. Atje ishin tre pleq te moshuar,kur Ivani i pyeti cfare kishin,ata i thane:

    • Babai na la trashegim tre sende te rralla: nje shapke te padukshme,nje qilim fluturues dhe nje pale cizme vrapuese. Po ne kemi shtatedhjete vjet qe grindemi dhe nuk i kemi ndare akoma.

Atehere Ivani i tha se do e zgjidhte ai kete pune. Gjuajti me harkun e tij tre shigjeta ne drejtime te ndryshme: pleqte duhet te shkonin t’i merrnin dhe ai qe vinte i pari do merrte shapken e padukshme,i dyti qilimin fluturues dhe i treti cizmet vrapuese. 

Ivani gjuajti shigjetat dhe pleqte shkuan t’i merrnin. Nderkohe Ivani i merr te treja sendet,shkon te shoket dhe i thote qe te lene kuajt dhe hipen te gjithe ne qilimin fluturues. Pastaj shkuan te princi dhe i thane qe t’i merrte ne sherbim. Princi ne fillim dyshoi por pastaj i mori ne sherbimin e tij. 

Princi shkoi menjehere te Elena e Bukur dhe kur ajo e pyeti se per cfare kishte ardhur,ai i tha se donte te kerkonte doren e saj. Elena e Bukur e pa dhe ia ktheu:

    • Do te martohesh me mua nese ploteson disa kushte. Do te vish perseri neser dhe do mendosh se cfare do kem une ne dore,po te njejten gje do sjellesh edhe ti.

Princi u kthye kokeulur dhe kur Ivani e pa,e pyeti se cfare kishte ndodhur. Princi ia tregoi te gjtha nje per nje dhe Ivani i tha te flinte gjume se e zgjidhte ai ate pune. 

Dhe ne mbremje Ivani veshi shapken e padukshme dhe cizmet vrapuese,edhe shkoi ne pallatin e Elenes se Bukur. Ajo pororsiti sherbetoren qe te shkonte te kepucari dhe t’i bente nje kepuce. Ivani shkoi pas sherbetores dhe kepucari iu fut punes,pasi e mbaroi kepucen e la ne dritare,Ivani e mori kepucen dhe po priste. Kepucari po kerkonte por nuk e gjeti,dhe keshtu u detyrua te bente nje kepuce tjeter te ngjashme.

Kur princi shkoi te nesermen, Elena e Bukur nxorri kepucen dhe princi i tha:

    • Shume e bukur qenka,por po te jete bashke me kete do dukej akoma me bukur.

Dhe nxorri kepucen tjeter qe kishte marre Ivani te kepucari.

Te gjithe ngelen gojehapur bashke me Elenen. Ai kishte edhe dy prova te tjera per te kaluar,por Ivani si gjithmone vishte shapken e padukshme,cizmet vrapuese edhe shkonte me vrap te shikonte se cfare mendonte Elena.

Elena e pa qe nuk ia dilte dot ashtu edhe mori nje liber magjik qe ia tregonte te gjitha. Ajo e pa qe ishte njeri nga sherbetoret qe e ndihmonte dhe i tha princit:

    • Me sill sherbetorin tend besnik neser ne mengjes.
    • Une kam dymbedhjete sherbetore besnik, – ia kthen princi.
    • Me sill ate me emrin Ivan, – i thote Elena.
    • Te gjithe emrin Ivan e kane, – i pergjigjet princi.
    • Epo mire,te vijne te gjithe, – i tha Elena.

Te nesermen,princi jep urdher dhe ata rreshtohen te dymbedhjete perpara Elenes,por ajo nuk e njihte dot kush ishte sepse ata ishin te gjithe te ngjashem me njeri-tjetrin. Kishin te njejtet floke,te njejtin ze,te njejtet sy,te njejtin trup. Princesha i tha qe te rrinin per darke te gjithe.

Ne mbremje kur te gjithe po flinin,ajo shkoi me librin magjik dhe ia i tregoi se kush ishte fajtori. Ajo i preu pak floket me gershere dhe iu largua.

Ivanit i doli gjumi dhe pa qe floket e tij ishin prere pak. Keshtu zgjoi shoket edhe i tha qe t;i prisnin te gjithe floket si ai. Edhe kur u ngriten te nesermen,Elena mendonte se do e gjente fajtorin por pa qe te gjithe i kishin floket e prere. Keshtu nuk kishte cfare te bente,e hodhi librin magjik dhe u detyrua te martohej me princin.

Princi me Elenen i hipen kuajve qe te ktheheshin ne pallatin e tij,kurse dymbedhjete trimat i hipen qilimit fluturues dhe u kthyen atje ku kishin lene kuajt. Sapo arriten atje vjen plaku i pare me shigjete ne dore dhe Ivani i jep shapken e padukshme. Pastaj vijne edhe dy te tjeret dhe i jep qilimin fluturues dhe cizmet vrapuese. Pastaj kthehet ne pallatin e princit.

Atje kthehet edhe motra e princit i thote se cfare donte per shperblim,kurse ai i tha qe ta fuste perseri ne burg. Ajo e kundershtoi kete deshire por ai kembenguli. 

Pas nje muaji kthehet princi me Elenen e Bukur dhe kerkon sherbetorin e tij besnik Ivanin. Motra i thote qe eshte ne burg,por ai cuditet dhe i thote se kush e ka futur ne burg. Motra i kujton te gjithe historine: qe ai e kishte futur vete ne burg se nuk i kishte treguar endrren qe kishte pare. Princi shkon me vrap ne qeli dhe e hap vete,e perqafon dhe i kerkon falje per ate te keqe qe i kishte bere. Dhe Ivani i thote:

    • Te gjitha keto qe te ndodhen une i dija,prandaj nuk ta tregova endrren.

Princi e mori ne krahun e tij, e beri gjeneral edhe i dha shume pasuri nga mbreteria e tij. Ivani mori babain dhe vellain edhe jetuan te lumtur ne pallat.

Prev
Next

Comments for chapter "173. ENDRRA FATTHENESE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved