Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 171. MBRETERIA E NGUROSUR

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 171. MBRETERIA E NGUROSUR
Prev
Manga Info

                                               “MBRETERIA E NGUROSUR”

 

Ne nje mbreteri te larget jetonte nje ushtar. Ai kishte sherbyer per nje kohe te gjate dhe ne menyre shembullore,e njihte mire detyren e tij dhe ishte gjithmone i gatshem dhe i rregullt. Atij i kishte mbetur edhe nje vit per te sherbyer por per fatin e tij te keq,komanda e larte dhe e ulet e mori me sy te keq: gjithmone e ndeshkonin dhe e rrihnin me shkop.

Jeta per ushtarin u be shume e veshtire dhe nje dite ai vendosi te ikte.

Hodhi canten ne shpine,vuri pushken ne sup dhe shkoi te pershendetej me shoket. Ata e pyeten se ku kishte ndermend te shkonte dhe pastaj i thane:

    • Po sikur te kerkoj komandanti i batalionit?

 

    • Mos me pyesni,o vellezer! – ia kthen ushtari. – Ma shtrengoni edhe me mire canten dhe me mbani mend per mire.

Dhe keshtu ushtari trim u nis dhe u largua nga mbreteria e tij.

Eci sa eci dhe ne fund arriti ne nje mbreteri tjeter. Atje pa nje roje dhe e pyeti:

    • A di ndonje vend ku mund te ndalem dhe te pushoj?

Roja i tha kapterit,kapteri i tha oficerit,oficeri i tha gjeneralit dhe gjenerali i tha vete mbretit. Mbreti dha urdher qe t’ia sillnin ushtarin para syve qe te fliste me te.

Ushtari u paraqit ashtu sic duhej,me uniforme dhe mori qendrimin e ngriu ne vend. 

    • Me thuaj hapur se nga vjen dhe ku po shkon! – e pyeti mbreti.

 

    • Madheria juaj,mos me denoni per ato qe do them! – ia ktheu ushtari.

Dhe pasi i tregoi gjithcka mbretit,i kerkoi ta merrte ne pune. 

    • Mire,- i tha mbreti, – do te ruash kopeshtin tim. Atje nuk shkojne punet mire tani,nuk e di se kush vjen dhe i thyen pemet e mia te dashura. Prandaj perpiqu ta ruash sepse une do te te paguaj mire per kete sherbim.

Ushtari e pranoi detyren dhe filloi te beje roje ne kopesht.

Sherben nje vit,sherben dy dhe gjithcka shkonte me se miri. Kur po mbaronte edhe viti i trete,ai doli te kontrollonte kopshtin,por kur hodhi syte mire: gjysma e pemeve ishin thyer.

“Cfare eshte kjo keshtu?! – tha me vete. Kur ta shohe mbreti do jape urdher te me presin koken!”

Mori pushken ne dore,u mbeshtet pas nje peme dhe u mendua gjate.

Befas u degjuan krisma dhe zhurma. Ushtari trim hodhi syte dhe pa qe ne kopesht kishte ardhur nje shpend i madh dhe i tmerrshem qe po thyente pemet. Ushtari e qelloi me arme,nuk mundi ta vriste por e plagosi ne krahun e djathte. Nga krahu rane tre pende,kurse shpendi ia 

mbathi me sa fuqi kishte. ndersa ushtari e ndoqi nga mbrapa. Shpendi i hidhte shpejte kembet,arriti te nje grope dhe i humbi ushtarit nga syte.

Ushtari pa i trembur,u fut pas tij ne grope dhe ra ne nje gremine shume,shume te thelle. U vra aq shume sa qendroi shtrire pa ndjenja nje dite e nje nate.

Pastaj erdhi ne vete dhe kur hodhi syte rreth e qark,pa se nen toke kishte drite.

“Nese ketu ka drite,do te thote se ka edhe njerez! ” – mendoi ushtari.

Ec e ec dhe perpara i doli nje qytet i madh. Te porta qytetit ishte nje postbllok dhe po rrinte nje roje. Ushtari filloi t’i fliste por ai nuk i kthente pergjigje dhe as nuk levizte. E preku ne dore dhe pa qe roja ishte krejtesisht i ngurosur!

Ushtari vazhdoi rrugen dhe brenda kishte plot njerez,disa ne kembe e disa ulur,por qe te gjithe ishin bere gur. Filloi te ecte ne rruget e qytetit por gjithandej ishte e njejta pamje: nuk kishte fryme njeriu te gjalle,gjithcka ishte kthyer ne gur!

Arriti me ne fund te pallati,hyn brenda dhe c’te shohe: dhomat kishin mobilje shume te shtrenjta,ngado kishte tryeza te shtruara me te gjitha llojet e gjellave e pijeve,por kudo mbreteronte nje heshtje e thelle.

Ushtari hengri e piu dhe pastaj u ul te clodhej pak. Nuk zgjati shume dhe iu be sikur u afrua dikush te ballkoni. Ai mori pushken dhe po rrinte te dera.

Ne pallat hyri nje vajze e bukur e ndjekur nga dadot e saj. Ajo e pershendeti me embelsi:

    • Tungjatjeta o ushtar! A nuk me thua cfare po ben ketu?

Ushtari filloi t’i tregonte te gjithe historine:

    • Punoja te nje mbret dhe ruaja kopeshtin e tij. Nje shpendi madh ishte mesuar qe vinte atje te prishte pemet. Une e plagosa ne krahe dhe e ndoqa,pastaj u gjenda ketu.

 

    • Ai shpend eshte motra ime, – ia kthen bija e mbretit. – ajo ben shume te keqija dhe ka sjelle fatkeqesi edhe ne mbreterine time,ma ka bere gure te gjithe popullin. Tani me degjo: merre kete liber dhe mbaje forte te mos ike nga dora,perndryshe nuk shpeton i gjalle. Ti vazhdo te lexosh cfaredo qe te ndodhe. Nese qendron tre nete atehere une do te martohem me ty.

Ushtari pranoi dhe sapo u erresua ai filloi te lexonte librin.

Befas u degjua nje zhurme e frikshme: ne pallat erdhi nje ushtri e tere,ishin edhe komandantet e ushtarit. Ata filluan ta shanin e kercenonin me vdekje,por ushatri nuk ia vuri veshin,nuk e leshoi librin nga dora dhe vazhdoi te lexonte. Keshtu kaloi nata e pare.

Nate dyte ishte akoma me e frikshme dhe e treta ishte e tmerrshme. Ushtaret rrinin jashte dhe thoshin qe kishin ardhur per ta vrare,por ne te vertete qellimi i tyre ishte qe t’i hiqnin librin nga dora,por ushtari e mbajti veten.

Keshtu zbardhi dita e trete dhe cdo gje e tmerrshme u zhduk!

Dhe menjehere mbreteria mori jete,neper rruge e neper shtepi filluan te leviznin njerezit. Ne pallat arriti princesha me gjithe gjeneralet e saj dhe filluan ta falenderonin ushtarin dhe e quajten sundimtarin e tyre.

Te nesermen ai u martua me vajzen e bukur te mbretit dhe jetuan te dy te lumtur.

 

Prev
Manga Info

Comments for chapter "171. MBRETERIA E NGUROSUR"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
January 19, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved