Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian (Albanian)
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian (Albanian)
Sign in Sign up
Prev
Manga Info

PERRALLA - 170. DJALI I MBRETIT DHE FUSHARAKU I BARDHE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 170. DJALI I MBRETIT DHE FUSHARAKU I BARDHE
Prev
Manga Info

                               “DJALI I MBRETIT DHE FUSHARAKU I BARDHE”

Ne nje vend na jetonte nje mbret,i cili kishte tre vajza dhe nje djale te vetem. Mbreti u plak dhe vdiq,kurse kuroren e mori djali i tij.
Kur mbreterit e tjere e moren vesh,mblodhen ushtri te panumerta dhe marshuan kunder tij. Ai nuk dinte cfare te bente,atehere i hipen kalit dhe shkon te motrat. I thote se te gjithe jane ngritur kunder tij dhe ai nuk di cfare te beje. Dhe motrat i thone:

    • Hajde trim,hajde! Po perse ke frike? Si ia ben Fusharaku i Bardhe qe lufton me shtrige-carturen kembearten tridhjete vjet pa zbritur nga kali dhe pa u clodhur? Kurse ti trembesh pa pare asgje me sy!

Djalin e vrane ato fjale dhe beri menjehere gati kalin. Mori shpaten,kamzhikun dhe te gjitha armet qe i duheshin edhe u nis ne lufte. Shume preu me shpate dhe shume shtypi me kale. Pasi mbaroi luften u kthye dhe fjeti tre dite e tre nete pa u zgjuar fare.  Kur u zgjua diten e katert,kundershtaret e tij kishin mbledhur perseri ushtrite e panumerta dhe kishin rrethuar qytetin. Ai shkoi perseri te motrat dhe ato perseri i thane te njejtat fjale. Atehere ai shkoi perseri ne lufte dhe i shtypi te gjithe kundershtaret. Pastaj u kthye dhe fjeti gjashte dite.
Kur u ngrit diten e shtate,thirri te gjithe ministrat dhe i tha se kishte vendosur te shkonte per te gjetur Fusharakun e Bardhe,prandaj do i linte cdo gje ne dore atyre dhe ta drejtonin vendin pa hile.
Ai u pershendet me motrat,i hipi kalit dhe u nis per rruge.
Eci sa eci dhe ne fund hyri ne nje pyll te dendur. Aty pa nje shtepi dhe brenda ishte nje plak. Plaku e pyeti per ku ishte nisur dhe ai i tha se donte te takonte Fusharakun e Bardhe. Atehere plaku doli ne oborr dhe i fryjti bilbilit,perpara tij u mblodhen te gjithe zogjte dhe plaku i tha:

    • Keni degjuar apo e keni pare Fusharakun e Bardhe?
    • Jo,as kemi degjuar,as e kemi pare. – u pergjigjen zogjte.

Atehere plaku i tha te shkonte nje here te vellai i madh se ai mbase dinte ndonje gje. Plaku i dha nje zog qe t’i tregonte rrugen dhe djali e ndiqte nga mbrapa. Me ne funs arriti te shtepia e plakut tjeter. Ai i kishte floket te bardha si bore dhe kur djali e pyeti per Fusharakun e Bardhe,ai doli ne oborr dhe i fryjti bilbilit. Perpara tij u mblodhen te gjitha egersirat e pyllit. Dhe kur plaku i pyeti ata i thane se as nuk kishin pare e as nuk kishin degjuar gje per te. Por aty mungonte ujkonja e verber. Plaku dha urdher ta merrnin dhe ta sillnin aty. Pastaj e pyeten nese kishte degjuar per Fusharakun e Bardhe dhe ujkonja tha:

    • E si nuk kam degjuar! Jetoj gjithmone prane tij! Ai vret ushtrite e shtriges kurse une ushqehem me trupat e tyre.

Ujkonja e coi ne prane nje mali dhe i tha se Fusharaku i Bardhe sapo kishte mbaruar luften dhe do flinte dymbedhjete dite qe te clodhej. Pastaj ujkonja u largua.
Mbreti shkoi prane tij dhe u ul,vendosi te priste deri sa ai te zgjohej. Pasi erdhi koha,Fusharaku i Bardhe u zgjua nga gjumi dhe kur pa prane tij ishte nje trim. Ai rrembeu shpaten dhe donte ta vriste,por pastaj mendoi: “Une isha ne gjume dhe ai mund te me vriste po te donte,nuk eshte e drejte ta vras ne gjume!” Dhe keshtu e zgjoi edhe i tha se kush ishte. Djali i tha se kishte ardhur vetem ta njihte dhe nuk donte te maste forcat me te. Por ai i tha se perderisa kishte hyre ne territorin e tij duhet te luftonin. 
Keshtu filluan te luftojne dhe ore te tera,por ne fund mbreti e mposhti Fusharakun e Bardhe. 
Ai iu lut qe mos ta vriste se do te behej vellai i tij. 
Dhe keshtu mbreti e beri vellain e tij edhe pasi u qetesuan e pyeti:

    • Pse lufton me shtrigen?
    • Ajo ka nje vajze te bukur qe e mban te burgosur, – i tha Fusharaku i Bardhe. – Dua t’ia marr dhe te martohem me te.
    • Epo atehere,hajde shkojme e marrim vajzen. Tani jemi vellezer, – i thote djali.

I hipen kuajve dhe moren rrugen. Perpara i doli ushtria e shtriges qe kishte ushtare te panumert,por ata i shtypen qe te gjithe.
Pastaj shtriga hapi nje kapak dhe hyri nen dhe. Trimat moren nje litar te gjate dhe mbreti zbriti poshte kurse Fusharaku i Bardhe mbante litarin.
Kur zbriti poshte,ai pa disa rrobaqepes. Kur i pyeti se cfare po benin,ata i thane:

    • Po bejme ushtare per shtrigen. Sa here e ngulim gjilperen del nje ushtar.
    • Ejani rreshtohuni ketu qe t’iu mesoj si ta beni punen me mire, – i tha mbreti.

Ata u rreshtuan te gjithe dhe ai ia preu koken me shpaten e tij te mprehte.
Pastaj vajzhdoi rrugen dhe perpara i doli nje pallat i bukur dhe me nje kulle te madhe,atje ndodhej vajza qe donte Fusharaku i Bardhe. Ajo e pyeti per cfare kishte ardhur,dhe kur djali i tregoi arsyen ajo i tha:

    • Ajo vajze qe kerkon Fusharaku i Bardhe jam une. Shtriga tani po ben nje gjume te thelle,do te flere per dymbedhjete dite e dymbedhjete nete.

Mbreti shkon ne dhomen e shtriges dhe ia pret koken menjehere. Pastaj i thote vajzes:

    • A ka ne bote ndonje vajze me te bukur se ti?
    • Eh,une nuk jam dhe aq e bukur, – u pergjigj vajza, – ne mbreterine pas nente malesh e nente fushash mbreti-drago mban te burgosur nje vajze mbreti. Ajo ka nje bukuri te papare ndonjehere.

Mbreti e mori vajzen dhe shkoi te litari. Fusharaku i Bardhe i ngriti lart dhe mbreti i tha:

    • Ja ku e ke nusen. Jetoni pa merak dhe te lumtur.

 

Prev
Manga Info

Comments for chapter "170. DJALI I MBRETIT DHE FUSHARAKU I BARDHE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
January 9, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved

Sign in

Lost your password?

← Back to Manga

Sign Up

Register For This Site.

Log in | Lost your password?

← Back to Manga

Lost your password?

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

← Back to Manga